1.1 C
Pristina
spot_img

Rregullorja e re Europiane e reklamave politike vë nën presion rrjetet sociale

Date:

Share:

Shkeljet e rregullores së re Europiane mund të dënohen me gjoba që shkojnë deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore të kompanive.Photo 

Firmat e mëdha të teknologjisë do të përballen me rregulla të reja në Bashkimit Europian të cilat kërkojnë etiketimin e qartë të reklamave politike në platformat respektive, kush pagoi për to, sa u paguan dhe cilat për cilat zgjedhje bëhet fjalë.

Rregullat e reja të reklamave politikë, të cilat u aprovuan ditën e Hënë nga ligjvënësit e Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare, do të detyrojnë grupet e medias sociale si Google dhe Meta të jenë më transparente dhe të mbahen përgjegjëse.

Shkeljet e rregullores së re Europiane mund të dënohen me gjoba që shkojnë deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore të kompanive.

Gjithashtu ato ndalojnë që entitete të një vendi tjetër të sponsorizojnë fushata reklamimi në Bashkimin Europian në tre muajt e fundit përpara zgjedhjeve ose një referendumi. Rregullorja ndalon profilizimin e përdoruesve si prejardhjes etnike, fesë dhe orientimit seksual.

Vendet anëtare dhe ligjvënësit Europian arritën marrëveshjen e cila u propozua për herë të parë nga Komisioni Europian vitin e kaluar. Të gjitha reklamat politike do të jenë të disponueshme online në një “depo” reklamash.

Vitin e ardhshëm pritet të Parlamenti Europian të mbajë zgjedhje në Qershor ndërsa shumë janë shprehur të shqetësuar për dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj. Rregullat e reja të bllokut do të aplikohen 18 muaj pasi të hyjnë në fuqi, që pritet të jetë viti 2025. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img