Karakteristikat e ekipeve të suksesshme
Karakteristikat që e bëjnë një ekip të madh kodohen dhe riprodhohen lehtësisht. Ja si i përshkruajnë Hirotaka Takeuchi dhe Ikujiro Nonaka ekipet që kanë vëzhguar në disa prej kompanive më të mira në botë:
- ato janë transcendente. Ata kanë një ndjenjë qëllimi përtej të zakonshmes. Ata janë të përkushtuar, refuzojnë mediokritetin dhe synojnë madhështinë, vendim që ndryshon idenë që kanë për veten e tyre;
- janë autonome: vetëorganizohen dhe vetëmenaxhohen, marrin vendime dhe i vënë në praktikë;
- ato janë ndërfunksionale: të gjithë në ekip kanë kompetencat e nevojshme për të kryer punën dhe ata mbështesin njëri-tjetrin.
Ekipi i ragbit të Zelandës së Re, All Blacks, është një ekip transcendental. Para se të luajnë ata gjithmonë kërcejnë Haka, vallëzimi i luftës Maori. Le të shohim më nga afër se çfarë shfaq ekipi gjatë këtij kërcimi:
- fokus serioz tek objektivi, i mbështetur dhe i përforcuar nga këndimi;
- bashkëpunimi total: grupi lëviz si një;
- uri për fitore dhe eksitim për sfidën që kanë përpara.
Madhësia e ekipit është shumë e rëndësishme, ku numri optimal është më shumë se 5 dhe më pak se 9. Sipas “Ligjit të Brooks” nëse shtoni një person me vonesë në një ekip, do të rrisni vonesën e projektit.
Për të kuptuar pse, duhet të shikojmë mënyrën se si funksionon truri i njeriut: kujtesa afatshkurtër ka një kufi strukturor. Dy problemet që lindin nëse ne vendosim shumë njerëz në një projekt janë: duhet kohë për të sjellë të gjithë në të njëjtin nivel efikasiteti dhe rritet numri i kanaleve të informacionit që truri ynë duhet të menaxhojë.
Formula është:
Kanalet e komunikimit = numri i njerëzve x (numri i njerëzve -1)/2
Kjo do të thotë që një ekip prej 5 personash do të ketë 10 kanale, një grup prej 8 personash do të ketë 28 dhe për një grup prej 10 vetash numri i kanaleve shkon deri në 45. Ndërsa kanalet rriten, bëhet më e vështirë për njerëzit të shpërndajnë informacionin e nevojshëm, duke ngadalësuar punën e të gjithëve.