Përmirësimi i performancës së brendshme të firmës përmes automatizimit, ishte temë diskutimi në panelin e dytë të organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se sektori i përpunimit të ushqimit ndodhet në fazën e zhvillimit dhe se kërkohet një angazhim më i madh dhe serioz për të arritur gjendjen e dëshiruar në digjitalizim. Nivelet më të ulëta qëndrojnë te Vizioni dhe Strategjia (1.61), ndjekur nga Kapacitetet Njerëzore (1.75) dhe Menaxhimi i Biznesit (1.76)
Të pranishmit pohuan se menaxhimi i biznesit si kategori ka prioritetin më të latë për ndërhyrje dhe se kjo kategori ishte kyçe për përmirësimin dhe zhvillimin e digjitalizimit në këtë sektor.
Nora Jashari, këshilltare e drejtorit ekzekutiv të “Viva Fresh Store”, tha se si kompani 100% vendëse nuk kanë pasur manual se di të veprojnë, por është dashur të operojnë, siç ka thënë në një rrugë të pashtruar duke hapur 170 dyqane në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
“’Viva Fresh Store’ është kompani 100 për qind vendore dhe ne nuk kemi pasur manual se si të veprojmë, por është dashur të vazhdojmë në një rrugë të pashtruar”.
“’Viva Fresh’ sot i ka rreth 170 dyqane në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Rritja dhe zhvillimi janë rezultat i një punë 20 vjeçare, i investimeve të vazhdueshme, investime të vazhdueshme dhe sigurisht si rezultat i burimeve tona njerëzore”, u shpreh ajo.
Alban Osmanaj, drejtor i eksportit në Kompaninë “Frutti”, tha se kanë hasur në sfida, duke filluar nga aspekti teknik dhe punëtorët e kualifikuar që është dashur të sillen nga jashtë, raporton EO.
“Aktualisht kompania ‘Frutti’ i ka 33 produkte dhe katër prej tyre i kemi lansuar këtë vit. Është e vërtetë që gjatë këtyre viteve keni pasur sfida në aspektin teknik, në aspektin njerëzor”.
“Te aspekti teknik sikurse shumë kompani tjera kemi pas probleme për shkak të vjetërsisë së makinave edhe amortizimit ku për çdo probleme, neve na u është dashtë të presim një kohë të gjatë, pastaj mungesa e kualifikimit të punonjësve tanë që është dashur të presim ekipe për të sanuar këto probleme nga Austria e Gjermania, ndërsa kosto në kohë, ku kanë shfaqur efekt serioz nga blerësit potencial”.
Ndërsa drejtori Ekzekutiv i “Incodeks”, Partin Imeri, tha se aktualisht punojnë në tregun evropian dhe amerikan. Ai tha se digjitalizimi për një kompani serioze është mëse e domosdoshme për të pasur sukses.