3 C
Pristina
spot_img

Sell with a Story (Shit përmes një historie) – Paul Smith

Share:

Tregimi i historive përdoret për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë

Na pëlqen të blejmë nga ata që na pëlqejnë, nga njerëzit që u besojmë dhe me të cilët mund të ndihemi të qetë. Për këtë së pari duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me ata që më pas mund të bëhen klientët tanë.

Në këtë proces, ekzistojnë pesë lloje historish të cilat do të donim t’i kishim në repertorin tonë dhe të cilat do të na mbështesin për:

  • Të treguar pse bëjmë atë që bëjmë. Përtej asaj që bëjmë, duam të flasim për motivimin tonë të thellë (ai që na bën të ngrihemi plot gëzim në mëngjes);
  • Treguar sinqeritetin e plotë të qëllimit tonë. Duhet me patjetër t’ia bëjmë të ditur bashkëbiseduesit tonë se jemi të gatshëm të heqim dorë nga shitja nëse kuptojmë se nuk jemi në gjendje t’i plotësojmë nevojat e tij;
  • Komunikuar qartë se ne jemi njerëz që kur bëjmë një gabim e themi;
  • Njoftuar njerëzit që jemi të gatshëm të luftojmë për të mbrojtur interesat e klientit, madje edhe brenda kompanisë tonë;
  • Eliminuar çdo paragjykim ndaj nesh dhe ndaj profesionit ose kategorisë sonë.

Tregimi i historive na ndihmon jo vetëm për të sjellë një panoramë të plotë e cila përfaqëson kush jemi, por edhe të tregojmë për kompaninë tonë, themeluesit e saj, vlerat që e mbështesin atë, gjithçka që e bën atë të ndryshme nga konkurrenca.

Duke treguar histori mund të ngacmojmë kuriozitetin e çdo klienti dhe të zgjojmë tek ai dëshirën për të ditur edhe më shumë.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...