3 C
Pristina
spot_img

Sell with a Story (Shit përmes një historie) – Paul Smith

Share:

Përdorimi i historive për të trajtuar kundërshtimet e mundshme nga klientët e mundshëm dhe për të mbyllur shitjen

Përmes përdorimit të një historie, mund të japim shembuj sesi klientët e tjerë kanë hasur dhe kapërcyer problemin që produkti ynë synon të zgjidhë.

Mund të tregojmë histori suksesi, se si klientët e tjerë kanë përdorur shërbimin tonë për të përfituar dhe kanë mbetur të kënaqur.

E gjithë kjo është shumë e dobishme për të arritur në përfundimin e vërtetë të një strategjie shitjesh, pra mbylljen e një kontrate. Një strategji e mirë është të tregojmë në historinë tonë rreth dy rrugëve të cilat çojnç drejt dy destinacioneve të kundërta.

Kjo është një mundësi për ta shtyrë klientin potencial të kuptojë përfitimet që do të ketë vetëm nëse ndjek një nga dy rrugët, atë që përfshin blerjen e produktit ose shërbimit tonë.

Do të jetë vetë konsumatori ai që vendos se cilin drejtim dëshiron të marrë, por sigurisht që ne do t’i kemi dhënë një dorë duke pikturuar dy skenarë hipotetikë në të cilët është e lehtë të kuptohet se cili mund të jetë më i miri.

Përdorimi i narracionit është shumë efektiv në trajtimin e kritikave që lindin në mënyrë të pashmangshme kur bëhet fjalë për mbylljen e shitjes.

Nuk ka më efektive se një histori për të argumentuar një çmim që konsiderohet shumë i lartë, për të treguar përfitimet e klientit nga ajo politikë e veçantë e çmimeve. Një strategji e shkëlqyeshme është përgatitja e një historie bindëse për kundërshtime të mundshme kohë përpara se ato të parashtrohen.

Në vend që të presim sa të na mbërrijë kritika, le ta parandalojmë atë dhe ta qetësojmë klientin përmes një historie që tregon se si një klient tjetër pati të njejtat dyshime si të tijat por, më pas mbeti i kënaqur me blerjen e produktit tonë.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...