0.4 C
Pristina
spot_img

Serbët e veriut kursyen 113 milionë euro për dy vjet – qeveria ua pagoi rrymën

Date:

Share:

Serbët kursyen 113 milionë euro, por kaq i  kushtoi Kosovës furnizimi me energji elektrike në veri për shkak të mos faturimit.

“Nuk kemi asnjë ndryshim në aspektin e mënyrës së mbulimit të kësaj kostoje. E vetmja mënyrë është përmes subvencionimit nga qeveria. Presim që deri në fund të vitit apo kurdo që është e mundshme të mbulohet kjo përmes subvencionimit. KOSTT-i s’ka asnjë mënyrë tjetër të mbulimit të këtyre obligimeve”, ka thënë Evetar Zeqiri, kryeshefi i KOSTT-it.

Opozita kërkoi sqarime shtesë. Ishte Avdullah Hoti ai që i bëri një pyetje udhëheqësve të KOSTT-it.

“Gjatë qeverive të kaluara janë mbërritur disa marrëveshje në proces të dialogut për problemin e energjisë në veri dhe nuk janë zbatuar. Në mandatin e kësaj qeverie është arritur një marrëveshje. Cilat kanë qenë detyrat e juaja nga ajo marrëveshje”, tha ai, për Klan Kosova.

Zgjidhja për këtë s’duket të jetë fort larg, por që lidhet direkt me kompaninë serbe “Elektrosever”.

“Në momentin që ka marrëveshje me KEDS-in për operim si shpërndarës, do të zgjidhet problemi i energjisë në veri dhe ata do të instalojnë dhe faturojnë për inkasimin e të hyrave nga qytetarëve”, tha Jeton Mehmeti, kryesues i Bordit në KOSTT.

Të mërkurën, Komisioni për Buxhet, miratoi edhe një sërë raportesh financiare të agjencive dhe institucioneve që i raportojnë Kuvendit të Kosovës.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img