1.1 C
Pristina
spot_img

Shihte video për robotikën në Youtube, 17-vjeçari shpik pajisjen për pacientët me Alzheimer

Date:

Share:

Gjatë verës 2018 që Hemesh Chadalavada kaloi me gjyshen e tij në Guntur, Indi, ata shihnin një mori filmash dhe hanin gatimet e saj. Një mbrëmje të vonë, Chadalavada, asokohe 12 vjeç, ishte ulur për të parë televizor, ndërsa Jayasree u ngrit e veshur me fustanin e gjumit që të bënte një çaj.

Pasi u kthye në dhomën e saj, Chadalavada shkoi  në kuzhinë dhe pa se 63-vjeçarja e kishte lënë gazin të hapur. “Ajo ishte diagnostikuar kohët e fundit me Alzhaimer, por isha ende i tronditur. Çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha qenë aty?”, kujton ai.

Ai e dinte se Jayasree nuk ishte veç një gjyshe e dashur, por një grua e suksesshme, dinamike që kishte patur një karrierë të rëndësishme si punonjëse civile dhe takohej me politikanë të rëndësishëm në shtetin e Telangana-s.

Por Alzheimeri e ndryshoi tërësisht. “Ajo zgjohej në 3 apo 4 të mëngjesit dhe dilte jashtë, mendonte se ishte në tren”, thotë 17-vjeçari. Gjatë asaj vere, Chadalavada vendosi të shpikte një pajisje që të ndihmonte njerëz si gjyshja e tij.

Ai po nis me prodhimin masiv të një pajisjeje që dallon kur personat me Alzheimer rrëzohen apo largohen, gjë që tejkalon pajisjet ekzistuese. Alpha Monitor mund të vendoset në trup dhe lëshon një alarm kur personi që e mban nis të lëvizë dhe lajmëron kujdestarin nëse pacienti po endet apo rrëzohet.

Pajisjet e ngjashme funksionojnë me WiFi ose Bluetooth kështu që nëse personi shkon përtej zonës së mbuluar, monitorimi shkëputet. Por Alpha Monitor mund ta ‘vëzhgojë’ personi deri në 1.6 km larg në qytete dhe 5 km në fshatra falë teknologjisë që përdor.

Përmes videove në Youtube për robotikën dhe elektronikën, Chadalavada ka krijuar mbi 20 prototipe. Pë të kuptuar më mirë nevojat e personave me Alzheimer, ai kalonte kohë në një qendër të posaçme ku historitë që dëgjonte, më pas humbja e njeriut që e frymëzoi, gjyshes, shërbyen për ta motivuar.

Monitori mat pulsin dhe temperaturën, si dhe u kujton se kur duhet të pijnë ilaçet. Aktualisht Chadalavada po punon me zhvillimin e pajisjes për të parashikuar lëvizjet e pacientit.

Në 2022, ai ia doli të kryesonte mbi18 mijë aplikime për të fituar një grant prej 100.000 paundësh nga Samsung Solve për konkursin Tomorrow dhe disa prej inxhinierëve më të mirë të kompanisë iu caktuan si mentorë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img