-0.5 C
Pristina
spot_img

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës së suksesshme gjermane

Date:

Share:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pritur Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin gjerman, është organizuar sërish një takim për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala gjermane ka vlerësuar punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve.

Së fundi, një interes të veçantë ka marrë tematika e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku palët pjesëmarrëse ndanin të njëjtin mendim se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal, ku u dakortësua që të bashkëpunohet për këto dy aspekte.

Gjithashtu, u diskutua mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim dhe harmonizim.

Ky takim u finalizua me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës!

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img