Jemi duke i kryer disa punime për zgjerimin e rrugës dhe shtrimin me zhavorr, për një biznes tjetër të regjistruar në TVSH që plotësohet kushti për aplikim të ngarkesës së kundërt, Sektori F – Ndërtimtaria. Mirëpo, në të njëjtën kohë jemi edhe duke i kryer disa shpime (analiza) gjeodezike të asaj pjese të rrugës e që janë të përjashtuara nga Sektori Ndërtimtarisë që nuk mund të aplikojmë ngarkesën e kundërt për TVSH. Si të veprojmë në faturim për këto dy lloje të shërbimeve në të njëjtën kohë?
Skema e veçantë në ndërtimtari, aplikohet nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.
Sqarime për aplikimin e skemës së veçantë në ndërtimtari janë dhënë edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016, në të cilën janë dhënë sqarime për sa i përket aplikimit të ngarkesës se kundërt në ndërtimtari dhe si orientim për trajtim të drejtë të shërbimeve në lëmin e ndërtimit merret Sektori F për Klasifikimi i Veprimtarive Ekonomike (NACE Rev.2).
Sipas kërkesës tuaj nëse shërbimet analiza gjeodezike të asaj rruge janë shërbime që bëhen për qëllime në lëminë e ndërtimit, atëherë këto shërbime duhet të faturohen sipas dispozitave të ngarkesës së kundërt, pra fatura duhet të jetë pa TVSH.