Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Si të Punoni me Pothuajse çdokënd?
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Zotërojini dinamikat e vendit të punës dhe përmirësojeni jetën tuaj profesionale.
Puna me njerëzit është art. Çdo ditë, ju hasni në mozaike personalitetesh, qëndrimesh, dhe stilesh. Kompleksiteti vetëm sa rritet në rrafshin profesional, aty ku rreziqet janë të larta dhe çdo ndërveprim mundet drejtëpërdrejtë të ndikojë në suksesin e biznesit tuaj. Duhet ti kuptoni dinamikat e këtyre ndërveprimeve profesionale, recetat për biseda produktive, dhe hartat që navigojnë raportet e punës.
Imagjinojeni sikur të mund ti qaseshit çdo ndërveprimi me një të kuptuar më të mirë të aftësive të një personi, preferencave të tij, dhe përvojave të kaluara? Çfarë sikur të mund të ndërtonit raporte të bazuara jo vetëm në rastësi apo në pasuri, por në të kuptuar, respekt të dyanshëm dhe qëllim të përbashkët?
Në këtë pulsim do të fitoni një qasje praktike për lehtësimin e dialogut të hapur dhe krijimit të bazës për raporte pune efektive. Do të zbuloni rëndësinë e ndërtimit të kuriozitetit, përqafimit të vullnetit, dhe do zbuloni mirësinë si shkak të rritjes së besimit dhe bashkëpunimit. Do të shihni se si caktimet e rregullta, riparimet e shpejta, dhe ndonjëherë, riprogramimi i plotë janë të nevojshëm për ti mbajtur këto raporte. Më e rëndësishmja, do të mësoni si ti ndani faktet nga ndjenjat dhe gjykimet, të cilat do të ju ndihmojnë ti kuptoni dinamikat e ndërveprimeve profesionale.
Ideja kyçe 1
Ndërtimi i raporteve më të forta të punës.
Jeni në një kuzhinë plot lëvizje – zemra e një restoranti të njohur. Aroma magjepsëse e erëzave mbush ajrin ndërsa kuzhinierët ekspertë presin me shkathtësi, skuqin dhe pjatën. Pas çdo pjate të hollë fshihen orë të tëra planifikimi të kujdesshëm, përzgjedhje të përbërësve dhe një kuptim të thellë se si të përzieni shijet për të krijuar një kryevepër kulinare. Përgatitja e një vakti të paharrueshëm nuk përfshin vetëm kombinimin e përbërësve në minutën e fundit; është një proces që fillon shumë përpara se ushqimi të arrijë në sobë.
Tani, le ta kthejmë atë kuzhinë në vendin tuaj të punës, dhe atë pjatë të shijshme në një raport biznesi potencial që synoni ta krijoni me kolegët tuaj. Receta për bashkëpunim të suksesshëm, sikurse skenari ynë i darkës, kërkon planifikim të suksesshëm dhe përzgjedhje të përbërësve të bisedës. Qëllimi juaj është të krijoni një bisedë kryesore-një që e mban lidhjen të qëndrueshme dhe të fortë.
Përbërësi i parë në bisedën tuaj kryesore është Pyetja e Zgjerimit: Cila është më e mira për ju? Ashtu si të identifikoni përbërësin yll të një pjate, identifikoni talentet dhe momentet kulmore të kolegëve tuaj. Kuptimi i fushave të tyre të ekspertizës ju lejon të përdorni grupin e përbashkët të talenteve, duke krijuar një sinergji ku të dy shkëlqeni më shumë.
Më pas, shtoni pyetjen e qëndrueshme: Cilat janë praktikat dhe preferencat tuaja? Në gatim, ka të bëjë me njohjen e konsistencës së secilit përbërës. Në vendin e punës, ka të bëjë me të kuptuarit e zakoneve dhe stileve të punës së njëri-tjetrit. Me këtë kuptim, ju mund të identifikoni ngjashmëritë dhe dallimet që mund të çojnë në bashkëpunim të fuqishëm ose ekuilibër kuptimplotë.
Pjesa e tretë e recetës tone është Pyetja e Takimit të Mirë: Çfarë mund të mësoni nga raportet e kaluara tuaja të sukseshme ? Ndarja e tregimeve rreth përvojave të punës është sikurse ndarja e recetave familjare. Ndihmon në rikrijimin e bashkëpunimeve të frytshme-me fat, kohë të duhur, dhe punë të madhe, si përbërësit sekret.
Së katërti, kemi pyetjen e datës së keqe: Çfarë mund të mësoni nga marrëdhëniet e pasuksesshme të së kaluarës? Ndërsa një kuzhinier mëson nga pjatat e djegura dhe supat e tepërta, edhe ju mund të fitoni mençuri nga gabimet e punës së kaluar. Analizimi i këtyre rasteve rrit vetëdijen dhe ju ndihmon të shmangni përsëritjen e të njëjtave gabime.
Së fundi, nxisni pyetjen e riparimit: Si do t’i rregulloni gjërat që shkojnë keq? Kjo është erëza që balancon pjatën, duke pranuar se hapat e gabuar janë të pashmangshëm. Aftësia për të identifikuar problemet, për të qëndruar të përqendruar te qëllimi, për të kuptuar, për të çrregulluar dhe për të rindërtuar shton elasticitetin në marrëdhënien tuaj të punës.
Tani është koha për t’i vënë në veprim këta përbërës dhe për të përgatitur një bisedë kryesore – baza e çdo marrëdhënieje të mirë.
Ideja kyçe 2
Mendoni rreth strukturimit të bisedës kryesore si mënyrë e krijimit të një mozaiku të bukur. Çdo pjesë mund të duket në fillim e ndryshme, por kur bashkohet me të tjerat, ato formojnë një imazh të bashkuar. Kjo reflekton esencën e bisedës kryesore-themelin e Raportit tuaj më të Mirë të Mundshëm, apo RMM, me kolegët tuaj.
Kalimi nëpër këtë territor mund të duket i quditshëm dhe sfidues, por kjo është plotësisht normale. Pjesa e parë e mozaikut? Bërja e hapit tuaj. Pavarësisht raportit tuaj të tanishëm, ju e keni gjithnjë mundësinë për të pushuar, për ta shtyer një ftesë, dhe për ta hapur rrugën për bisedën kryesore.
Hiqni dorë nga mesazhet ogurzezë “Duhet të flasim”. Në vend të kësaj, zgjidhni qartësinë dhe drejtimin dhe shpjegoni qëllimin tuaj. Thuaj diçka si: “Kam menduar se si mund të punojmë edhe më mirë së bashku.” Më pas prezantoni pesë pyetjet që dëshironi të diskutoni dhe jepini kolegut tuaj pak kohë për të menduar për përgjigjet e tyre.
Krijimi i një atmosfere të ngrohtë është aq qenësore sa ti zgjedhni fjalët e duhura. Mundohuni ta bëni bisedën të sigurtë dhe jokërcënuese. Zgjedhja e një lokacioni neutral ndihmon në balansimin e dinamikës dhe e inkurajon dialogun e hapur. Si paraqiteni është poashtu njësoj e rëndësishme: pozitiviteti, mirënjohja dhe transparenca janë shoqëruesit tuaj më të mirë.
Sapo të fillojë biseda, mbani një gjendje kurreshtjeje dhe rezistoni nevojës për të shpejtuar. Asnjë pjesë moaziku nuk duhet të lihet paprekur, edhe nëse është paksa e parehatshme-sidomos temat rreth zhgënjimeve të kaluara dhe pasigurive të së ardhmes. Inkurajoni eksplorimin e mëtejshëm me fraza sikurse, ‘’A mund të më tregoni më shumë rreth asaj gjëje?’’ apo ‘’Duket interesante, si ju bëri të ndiheni?’’ Mos harroni ta ndani me të tjerët perspektivën dhe përvojat tuaja poashtu.
Kur vie koha që ta përmblidhni bisedën, është esenciale që të reflektoni në pjesët që i keni lidhur. Çfarë kuptime të reja keni zbuluar? Cilat pjesë të bisedës ishin më të dobishme apo befasuese? Përdorni shprehjet sikurse, ‘’Një gjë që më bëri përshtypje mua ishte…’’apo ‘’Mu duk shumë me vend kur përmendët…’’
Shpreheni vlerësimin ndaj kolegëve tuaj për kohën e tyre, transparencën e tyre dhe mundin e përbashkët për të ndërtuar një lidhje më të fortë. Një pyetje e thjeshtë sikurse, ‘’Çfarë dini tani që nuk keni ditur para bisedës tonë?’’ mund të hedhë dritë në dobitë e dialogut tuaj.
Urime! Ju keni krijuar bisedën tuaj të parë kryesore dhe keni vendosur themelet për RMM-në tuaj. Por mbani mend, ashtu si ruajtja e bukurisë së një mozaiku kërkon kujdes të rregullt, po ashtu edhe kultivimi i kësaj marrëdhënieje. Ky është vetëm hapi juaj i parë.
Ideja kyçe 3
Mbajtja e Raportit tuaj më të Mirë të Mundshëm
Imagjinojeni procesin e ndërtimit të Raportit tuaj më të Mirë të Mundshëm dhe ta shihni si lundron në të njëjtën orbitë me kolegët tuaj. Pak a shumë sikurse trupat qiellorë, lëvizni të pavarur, por sërish ndani të njëjtën fushë gravitacionale. Mbajtja e ktij balansi, parandalimi i përplasjeve dhe shkëputjeve, kërkon kujdes të vetëdijshëm. Këtu është një plan me gjashtë pjesë për këtë vallëzim të ndërlikuar astral.
Së pari, ushqeni kurreshtjen. Imagjinojeni një astronaut duke vrojtuar një trup të panjohur. Ju nuk e keni fotografinë e plotë, andaj është thelbësore ti qaseni situatës me mendje të hapur dhe me kurreshtje. Për shembull, nëse vendimi i një kolegut tuaj ju bën kurreshtar, në vend që të hidheni në përfundime, bëni pyetje në mënyrë që ta kuptoni perspektivën e tyre më mirë.
Së dyti, përqafojeni gadishmërinë. Ashtu siq jeni pjesërisht në errësirë, ashtu është edhe partneri i orbitës tuaj. Rezistoni nevojës për ti mbajtur letrat shumë afër kraharorit. Nëse jeni shumë të brengosur rreth një afati projekti, për shembull, shfaqeni brengën tuaj haptas. Kjo gadishmëri e dyanshme mund të ushqejë besimin dhe bashkëpunimin.
Së treti, mishëroni këshillën e Aldoux Huxleit: ‘’Mundohuni të bëheni pak më të sjellshëm.’’ Gjithnjë keni qëllim të mirë. Nëse kolegu juaj duket temperament një ditë, ofroni atij empati në vend të kritikës. Duke përqafuar mirësjelljen, ju kultivoni një lidhje më mbështetëse.
Këto tri parime fillestare veprojnë si kompasi juaj i brendshëm. Tani le të eksplorojmë treshen e strategjive që udhëheqin ritmin e mbajtjes së një lidhjeje.
Filloni duke u përshtatur vazhdimisht. Nëse vëreni një ndërrim në sjelljen apo dinamikën e projektit të kolegut, është shenjë që ta përshtatni qasjen tuaj. Gjatë një faze të qetë dhe produktive, kapeni mundësinë për ta forcuar raportin edhe më shumë.
Pastaj, riparoni gjërat shpesh. Nëse një astronaut vëren një krisje të vogël në anijen kozmike, ai nuk e injoron atë; ai e rregullon atë menjëherë. Njësoj, nëse një marrëveshje depërton në lidhjen tuaj, trajtojeni atë menjëherë, dhe gjeni një mënyrë për ta rregulluar qarjen.
Përfundimisht, përgadituni për ta goditur butonin e rifreskimit kur është e nevojshme. Sikurse astronomët që ndonjëherë i riklasifikojnë trupat qiellorë, mos u frikësoni ti ridefinoni dinamikat e lidhjeve tuaja kur keni nevojë. Një fillim i ri mundet ndonjëherë ta ofrojë çastin e duhur të nevojshëm për ta shpier RMM-në tuaj në lartësi të reja.
Me këto gjashtë parime në paketën tuaj të veglave, ju nuk po lundroni pa qëllim në hapësirën e madhe të marrëdhënieve në vendin e punës – po lundroni me qëllim. Dy seksionet e fundit të këtij pulsimi do të përmirësojnë aftësinë tuaj për të lexuar shenjat delikate në marrëdhënien tuaj, në mënyrë që të përmirësoni qasjen tuaj drejt krijimit të lidhjeve më produktive dhe harmonike të punës.
Ideja kyçe 4
Harta e fakteve, gjykimeve, ndjenjave dhe dëshirave
Imagjinoni të niseni në një aventurë në një tokë të huaj. Në kohët e mëhershme, udhëtari asnjëherë nuk niste një udhëtim pa një hartë të detajizuar. Por në epokën e sotme të Google, shumica prej nesh vetëm e shkruajnë destinacionin tonë dhe me bindje të plotë i ndjekim drejtimet e njëpasnjëshme.
Navigimi i Raportit tuaj më të Mirë të Mundshëm ngjan me qasjen e vjetër. Duhet të mësoni ta menagjoni një peisazh të paeksploruar-ta dini kur të përshtateni, kur të riparoni dhe kur ta ndërroni drejtimin. Për tju ndihmuar në këtë rrugëtim, egzistojnë dy pyetje thelbësore që duhet ti bëni.
Pyetja e parë është, cilat janë faktet? Në vorbullën e rrotulluar të informacionit, emocioneve dhe supozimeve, është e lehtë të humbasësh nga sytë faktet e themelit. Për të sjellë qartësi në këtë kaos, vizualizoni renditjen e informacionit tuaj në katër kova të dallueshme.
Për të filluar, ekziston kova e të dhënave, e cila përmban fakte konkrete që janë të padiskutueshme. Këto janë faktet që ju mund të tregoni dhe të thoni: “Kjo është e vërtetë. Kjo në fakt ka ndodhur. Kjo është e pamohueshme.”
Kova juaj e dytë është e mbushur me gjykime. Këto janë interpretimet, përceptimet, apo besimet tuaja rreth të dhënave. Mund ti lidhni gjykimet me të dhënat me fjalën ‘’sepse’’. Një shembull do të ishte, Jemi në stres (gjykim) sepse projekti është (e dhënë) e pashmangshme).
Pastaj vie kova e ndjenjave. Kjo është përgjigja juaj emocionale ndaj gjykimeve që keni bërë. Për shembull, mund të thoni ‘’Jam i brengosur (ndjenjë) sepse jemi në stres (gjykim) për shkak të afrimit të afatit të projektit (të dhëna).’’
Së fundmi, është kova e dëshirave. Këtu i ruani dëshirat apo nevojat lidhur me ndonjë situatë të caktuar. Zbrazaja e kësaj kove mund të duket e vështirë-ne shpesh kemi vështirësi ti artikulojmë gjërat që duam, apo të besojmë se dëshirat tona janë të parëndësishme apo tashmë të kuptuara nga të tjerët-por është me rëndësi ti adresojmë ato. Kjo mund të tingëllojë si diçka kështu, ‘’Jam brengosur (ndjenjë) sepse jemi në stres (gjykim) për shkak të afatit të projektit (e dhënë), andaj do të doja të kem mbështetje shtesë në ekipin tonë (dëshirë).’’
Pyetja e dytë kyqe për të ju ndihmuar ta navigoni RMM-në tuaj është: Në çfarë pozite jam? Kjo lidhet me dinamikat tuaja, apo pozitën relative me personin tjetër. A jeni në pozitën lartë, apo në atë poshtë? A jeni të dy në të njëjtin nivel? Mbajtja e një balansi ku asnjëra palë nuk ndihet në hije është kyqe.
Duke hetuar vazhdimisht faktet dhe duke vlerësuar pozicionin tuaj, ju do të zhvilloni një hartë gjithëpërfshirëse të terrenit relacional. Kjo do t’ju armatosë me mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të rregulluar, riparuar dhe rivendosur kursin tuaj sipas nevojës.
Ideja kyçe 5
Lundrimi i rregullimeve, riparimeve dhe fillimeve të reja
Raportet janë një përzierje e balansuar e dhënies dhe marrjes. Sikurse një melodi e kompozuar mirë, dhënia duhet të bëhet me bujari dhe qëndrueshmëri, ndërsa pranimi duhet të jetë i menduar, e jo egoist. Është me rëndësi të dihet çfarë po funksionon mirë, dhe të identifikohen kontributet e dyanshme nga të dyja palët.
Gjëja e parë për të bërë kur gjërat janë jashtë normales është përshtatja-rikonfigurimi i melodisë për tju përshtatur më mirë ritmit. Por egzistojnë kohë kur një tingull i thjeshtë nuk mjafton dhe riparimi bëhet i domosdoshëm. Në këto momente, merrni parasysh artin e djegies së kontrolluar: përballja e çështjeve potencialisht të dëmshme ballë për ballë në një mënyrë parandaluese, duke mos lënë vend për to për topa bore. Nuk ka të bëjë me të paturit e një zgjidhjeje të menjëhershme, por të pranoni se diçka mund të jetë e parregullt.
Përdorni një frazë të tillë si: “Kam vënë re se ritmi ynë i zakonshëm duket pak i pafuqishëm – a është gjithçka në rregull?” Kjo qasje inkurajon dialogun e hapur dhe mund të ndihmojë në korrigjimin e çdo mosmarrëveshjeje përpara se ajo të përshkallëzohet në një çështje madhore.
Ndonjëherë, mospajtimet e vogla mund të rriten në konflitke të mëdha. Në situata të tilla, mos ikni. Në vend të ikjes, qasjuni konfliktit me qartësi dhe kuptim, bëni dallimin në mes të të dhënave dhe gjykimeve, pranoni gabimet, dhe sigurohuni që të gjitha palët janë në harmoni. Nëse trajtohen si duhet, këto momente të konfliktit mund të zhvillohen në mundësi për lidhje më të forta dhe fillime të mbara.
Dhe çka nëse një fillim i ri është pikërisht ajo që nevojitet? Kur pasiguria qëndron mbi një marrëdhënie si një mjegull e fortë, mendoni të pyesni: “A duhet të fillojmë nga e para?” Ndonjëherë, qëllimet e përbashkëta mbeten të paprekura, por mënyrat për t’i arritur ato kanë ndryshuar. Në këto raste, jini përsëri të dhembshur, kurioz dhe të përkushtuar për të kuptuar se ku gjërat shkuan jashtë rrjedhës.
Në disa situata, kënga mund të përfundojë, por ka ende mënyra si ti jepni fund me të mirë. Asnjëherë mos i digjni urat menjëherë. Në vend të kësaj, mendojeni fundin si një festim të asaj që njëherë ishte harmonike-duke vlerësuar mundin e investuar dhe kujtimet që keni ndarë. Shkurt, përfundojeni me notë të lartë.
Përqafojeni çdonjërën prej këtyre teknikave si pjesë të procesit të ndërtimit të raportit. Do ta kuptoni se ato nuk kanë të bëjnë vetëm me menagjimin e konfliktit por poashtu me pasurimin e lidhjeve. Ato shërbejnë si udhërrëfyes, duke ndriçuar rrugën drejt ndërtimit të Raportit tuaj më të Mirë të Mundshëm. Është një rrugëtim që ja vlen ta bëni me zemër dhe mendje të hapur.
Përmbledhja Përfundimtare
Bisedat kryesore janë themeli i të gjitha raporteve efektive të punës. Këto Raporte më të Mira të Mundshme me kolegët lehtësohen përmes dialogut të hapur, ashtuqë të mund ti kuptoni aftësitë, preferencat dhe përvojat e kaluara të njëri-tjetrit.
Duke ushqyer kurreshtje, duke përqafuar cenueshmëri, dhe duke shfaqur mirësjellje, ju mund të ushqeni besim dhe bashkëpunim. Përshtatjet e rregullta, riparimet e shpejta, dhe ndonjëherë një rifillim komplet janë të nevojshme për ti mbajtur këto raporte. Poashtu, mos harroni ti ndani faktet nga ndjenjat, gjykimet dhe dëshirat.
Mund të duket e ndërlikuar – por në këtë udhëtim, nuk jeni kurrë të humbur. Jeni duke lundruar, rregulluar dhe përmirësuar në mënyrë aktive mënyrat në të cilat ndërveproni në vendin tuaj të punës. Përqafoni këtë proces si një mundësi për të krijuar lidhje më të forta dhe më efektive.