14.2 C
Pristina
spot_img

Si të rritet GDP e Kosovës

Date:

Share:

Puna kryesore në Kosovë është si me rritë GDP/BPV nga €10 miliardë në €20 miliardë brenda disa viteve që me fillu me frymarrë ekonomia dhe me pas mundësi me u rritë pagat dhe mirëqenia e familjeve. Mundësitë dhe zgjidhjet për biznese e qytetarë mu u shumëfishu. Shpresa me u kthy. Kjo është detyra primare e politikanëve, partive politike dhe qeverive. Jo lufta me njëri tjetrin. Të gjithë jemi bashkë në të njejtën anije.

Për mu ba shtet dhe shoqëri më kredibile dhe serioze na duhemi me rritë ekonominë në €50 miliardë, që pagat mesatare me u ba €1,500-€1,800… bilanci tregtar me qenë normal, bizneset tona me qenë konkuruese dhe me eksportu. Shteti i Kosovës me jap vlerë të shtuar, pikë së pari, për qytetarët e saj dhe poashtu për rajonin, Europën dhe botën.

Shumica e problemeve janë drejtë për drejtë të lidhura me ekonomi. Migrimi ekonomik i të rinjëve! Shëndetësia! Pensionet! Arsimi Kualitativ! Siguria dhe Mbrojta. Dialogu ne Bruksel. Diplomacia. Edhe disponimi i qytetarëve dhe shpresa e tyre lidhet me ekonomi. E ardhmja jonë mvaret nga performanca e ekonomisë.

Andaj, i ftoj partitë politike të konkurojnë me ide, pograme e platforma që ata kanë për me rritë ekonominë. Detyra/Sfida e parë është si me e dyfishu, me e rritë në €20 miliardë gjatë 3-4 viteve ndërsa ajo kryesorja është si me dalë tek €50 miliardë që me gjeneru stabilitet, kredibilitet dhe siguri për të ardhmën.

Kjo nuk është punë e lehtë, përatë nuk merren me këtë teme fundamentale në Kosovë. Serbia e Vucic, hajni e tradhëtari janë tema të lehta të kafës që nuk duhet ndonjë përgatitje e madhe.

Por nuk është edhe e pamundur. Pse? Për shkak se pikë së pari baza e ekonomisë tonë është e ultë dhe ka gjasë të rritet më shpejtë, më me hov, sidomos deri në 20 miliardë. Potenciali ende nuk është vendosur në provë. Ende nuk kemi kriju kushte e investuar në rritje të ndërmarrësisë dhe si kemi përkrahur sektorin privat si duhet me miliarda euro.

Ende nuk e kemi krijuar ekosistemin dhe infrastrukturën e biznesit. Ende se kemi fuqizuar eksportin.

Kryesisht, deri më tani, kemi zhvilluar infrastrukturë ndërtimi. Rrugë e autorrugë, por jo biznese të fuqishme. Shkolla e objekte, por jo cilësi të arsimit. Disa parqe të bizneseve, por vetëm infrastrukturën jo edhe konceptin dhe përkrahjen. Jemi në fazën infante të infrastrukturës për Start-Ups, Inkubatorë, Acelatorë e Kapital për Biznese.

Fakti që nuk kemi shumë resurse konzervative si naftë apo deti, e bënë situatën më sfiduese. Megjithatë, ne duhet me qenë kreativ dhe inovativ. Me shiqu përtej tregut të Kosovës i cili nuk ka kërkesë sa duhet ne kushte aktuale. Duhemi me i shiqu trendet globale dhe kërkesat e tregjeve, qoftë në Europë, SHBA apo Azi.

Disa tema, sa për të menduar dhe diskutuar, janë (Tema A) ICT dhe Outsourcing! Pse? Për shkak se ne mundemi brenda 3-4 viteve me kriju dhe trajnu një numër të madh të të rinjëve tanë që pastaj munden me japë shërbime jashtë vendit. Kjo është me gjasë edhe mënyra e vetme që mundemi me i mbajtë të rinjtë këtu. Pse? Për shkak se pagat janë të larta (gati si në Gjermani) ndërsa shpenzimet e jetesës të vogla. Dmth fitimi i madh edhe për rininë tonë edhe për ndërmarrësit dhe bizneset e së ardhmës.

Vizioni kishte me qenë Kosova të shndrohet në ICT HUB, më të rinjët Ndërmarrës dhe me Energji të Gjelbërt. Shumë të rinjë teknolog nga Europa dhe SHBA që japin shërbime online po migrojnë në rajon në vendet si Spliti apo edhe Saranda ku ka shumë diellë, internet të mirë, hotele/hostele të lira.

Tema B është Ndërmarrësia. Kosova Shtet i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit! Të rinjët tanë duhemi me provu me i paisë me shkathësi të ndërmarrësisë, sidomos në fushën e teknologjisë dhe informacionit, komunikacionit. Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Ekosistemit të ndërmarrësisë, inovacoinit dhe teknologjisë do të ndërlidhet me Temën A (ICT Outsourcing) dhe jepte vlerë të shtuar për shkak se asnjëra nga këto dy potenciale nuk kërkojnë një resurs klasik në dispozicion sic është nafta apo ari. Nevojiten resurse financiare, programe multi diciplinare te buta zhvillimore të targetuara dhe shërbime.
Tema C është Energjia e Gjelbërt. Kjo është një temë horizontale që nuk mundemi pa e adresuar. Nuk mundemi të kemi ekonomi të 20 miliardëve apo 50 miliardëve me 500-600MW/h kapacitet prodhimi. Duhemi të dalim në 3,000-5,000KWh për disa arsye: a) Të kemi energji për ekonomi (paramendo nese vazhdon me importu, qindra milionë do shkojnë për import); (b) Të përmirsojmë cilësinë e arjit. Ajrit toksis që thithin fëmijët tanë. Çfarë turpi!

Nejse, të mbesim në temë dhe me frymë pozitive. Rritja e kapacitetit të energjisë së erës dhe solare do jep shumë përfitime të mëdha. Do hapte perspektivën e zhvillimit në shumë dimenzione. Mbi të gjitha, ne duhet ta shofim si një rast biznesi. Dmth jo vetëm të ndërtojmë kapacitete të reja të gjelbra por edhe të përfitojmë nga kjo. Pastaj subvencionet për makina elektrike, autobusë elektrik dhe mjete tjera të mobilitetit do tranformonin shëndetin publik dhe strukturën e energjisë. Mos harroni, mënyra SA dhe SI gjeneron energji një shoqëri është një ndër indikatorët kryesor të zhvillimit të një shoqërie dhe shteti.

Pra, janë 2-3 fusha me potencial, për shkak se nuk kemi resurse tjera ku te kapemi! Skemi deti as naftë. 1. ICT Outsourcing, 2. Ndërmarrësia dhe 3. Energjia e Gjelbërt janë potencialet dhe gjasat tona thujase të vetmet. Për ICT na duhet të krijojmë 100,000 talentë të rinjë nga Kosova; Për Ndërmarrësi rreth 5 miliardë investime në infrastrukturë dhe ekosistem; dhe për Energji të rrisim outputin në 2000MWh nga energjia e ripërtrishme. Kjo në afatgjate do të mund të rriste ekonominë fillimisht në 20 miliardë dhe pastaj, nga kjo bazë, në 50 miliardë. Do i jepte identitet ekonomisë dhe shtetit tonë. Mbi të gjitha, do krijonte mundësi dhe mirëqenie. Nuk do iknin të rinjët. Do kemi paga dinjitoze. Arsim kualitativ dhe teknologjik. Energji të gjelbërt.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img