1.9 C
Pristina
spot_img

Starbucks i bie vlera e tregut – kompania humb 11 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në Gaza

Date:

Share:

Raportohet se Starbucks ka humbur pothuajse 11 miliardë dollarë (10.2 miliardë euro) të vlerës së tregut. Arsyet kryesore janë grevat e punonjësve dhe bojkotimi në mbështetje të Palestinës.

Për të rikuperuar humbjet, të cilat Starbucks me siguri se i parashikoi dhe me afrimin e festave, korporata shpalli “Ditën e Kupës së Kuqe”; një strategji marketingu që u jep konsumatorëve mundësi që të marrin një gotë falas për çdo blerje

Me një numër të madh promovimesh të reja, Starbucksit i ka ra vlera e aksioneve për 8.96 për qind, gjegjësisht 10.98 miliardë dollarë, raporton newsweek.

Me sa duket arsyeja më e madhe është bojkoti i fundit global i markave dhe ekskluziviteteve që organizatorët thonë se drejtpërdrejt ose tërthorazi po e ndihmojnë Izraelin.

Pavarësisht humbjes së vlerës, si ekonomike ashtu edhe sociale, CEO i Starbucks, Laxman Narasimhan është i bindur se Starbucks mund të ndryshojë imazhin dhe të rikthehet pas “sfidave makroekonomike me të cilat po përballemi”.

Megjithatë, statistikat tregojnë të kundërtën, sepse përpjekjet e kompanisë nuk janë në përputhje me rezultatet që kanë sjellë vite më parë.

Për shembull, “Dita e Kupës së Kuqe” vitin e kaluar rezultoi në një rritje prej 81 për qind në shpenzime krahasuar me vetëm një rritje prej 31.7 për qind këtë vit

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img