4.7 C
Pristina
spot_img

Stillness Speaks (Heshtja flet) – Eckhart Tolle

Share:

Ajo që duhet të mësojmë është ta heshtim sepse ndërprerja e mendimit është e mundur dhe e shëndetshme. Për të mësuar se si ta bëjmë këtë, ne duhet ta dëgjojmë atë zë, t’i kushtojmë vëmendje të madhe, të zbulojmë se ai ekziston. Është veçanërisht e rëndësishme të identifikojmë modelet e përsëritura të mendimit, refrenet që gumëzhijnë në kokën tonë për vite me rradhë. Këtë aktivitet mund ta përkufizojmë si “vëzhgimi i pjesës që mendon”, duke qenë i pranishëm si dëshmitar i kësaj gjëje që po ndodh, ndërkohë që është duke ndodhur.

Dëgjimi në mënyrë të paanshme, pa gjykime apo dënime: aty është zëri dhe këtu jam unë që po dëgjoj, po vëzhgoj. Të perceptosh këtë fakt, unë jam, prania objektive, nuk është një mendim. Ajo ngrihet përtej mendjes. Kur dëgjojmë një mendim, bëhemi të vetëdijshëm për atë mendim, por edhe për veten tonë, vëzhgues të këtij mendimi. Kështu fitohet një dimension i ri i vetëdijes.

Ja çfarë ndodh: kur një mendim ndërpritet, krijohet një interval “pa mendje” gjatë të cilit njeriu ndjen qetësi dhe paqe. Në fillim janë intervale shumë të shkurtra, zgjasin vetëm disa sekonda, por gradualisht zgjasin. Ky është fillimi i gjendjes natyrore të bashkimit me Qenien, e cila zakonisht errësohet nga mendja jonë. Me praktikë, është e mundur të perceptohet një gëzim delikat që lind nga thellësia: nuk bëhet fjalë për të hyrë në një gjendje ekstaze, nuk ka humbje të vetëdijes.

Për të krijuar një interval në rrjedhën e mendimit, njeriu gjithashtu mund të përqendrojë vëmendjen jo në vëzhgimin e pjesës sonë që mendon, por tek e Tashmja, duke u bërë intensivisht i vetëdijshëm për momentin aktual.

Nuk është një praktikë e vështirë: mund ta praktikoni duke marrë një aktivitet të zakonshëm që zakonisht përfaqëson vetëm një mjet dhe duke e shndërruar atë në një qëllim. Për shembull, mund t’i kushtoni shumë vëmendje çdo hapi që ngjiteni ose zbrisni shkallët: vëzhgimi i çdo lëvizjeje të vetme, peshës së trupit, frymëmarrjes, na bën plotësisht të pranishëm.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...