“Kalimi i ngushtë që të çon në jetë” është një përkufizim shumë poetik i asaj që ne e quajmë e Tashme. Megjithatë, ka teknika dhe ushtrime praktike që ju lejojnë të jetoni në vetëdije
Veprimi i parë që duhet të bëni është: “kufizoni jetën tuaj në këtë moment”. Secili prej nesh ka një situatë komplekse ekzistenciale dhe mund të përfshihet nga shumë probleme, por ushtrimi i rëndësishëm është të zbulojmë nëse ka diçka që nuk shkon pikërisht në këtë moment. Jo nesër, jo pas dhjetë minutash, por tani. Ju duhet të pyesni veten: “A kam ndonjë problem tani?”.
Për t’i dhënë vetes përgjigjen, duhet të përdorësh të gjitha shqisat: të shikosh përreth, të vëzhgosh pa interpretuar. Të jesh i vetëdijshëm për praninë e gjithçkaje, të dëgjosh tingujt pa i gjykuar. Njeriu duhet të interesohet për atë që po ndodh brenda nesh, duke pyetur veten: “Çfarë mendimesh po më kalojnë në mendje? Çfarë ndjej? Si reagon trupi im ndaj këtyre mendimeve?”.
Për t’u përmirësuar në mënyrë progresive në këtë aftësi, është e dobishme të monitoroni gjendjen mendore me vetë-vëzhgim, duke pyetur shpesh veten: “A jam rehat në këtë moment?”.
Për sa kohë që nuk jeni vërtet në të tashmen, ju sundon mendja. Ekziston një eksperiment i vogël që është shumë i lehtë për t’u bërë: thjesht mbyllni sytë dhe pyesni veten se cili do të jetë mendimi tjetër. Më pas, qëndroni plotësisht të pranishëm dhe prisni që të arrijë.
Rezultati është se duhet kohë që mendimi të arrijë, kur je në një gjendje pranie intensive, në fakt je i lirë nga mendimet. Je edhe i qetë dhe intensivisht i pranishëm. Kur vëmendja e ndërgjegjshme bie, mendimi shpërthen, zhurma mendore e sfondit kthehet, njeriu zhytet përsëri nga koha.