1.7 C
Pristina
spot_img

Tani me ndërrimin e NF në NUI, bizneseve individuale po u ndryshohet edhe emri i Biznesit, por po u mbetet aktiv edhe emri Tregtar në Certifikatë. A është e pranueshme nga ATK nëse faturimi dhe kontratat te vazhdojnë në Emrin Tregtar duke përditësuar vetëm NUI, apo duhet detyrimisht të bëhet faturimi dhe kontrata në emrin e Biznesit që tek bizneset BI është emri i pronarit? Gjithashtu në arka fiskale, kur është afati i fundit që duhet të zëvendësohet Numri Fiskal me NUI?

Date:

Share:

Elementet e faturës janë të përcaktuara me nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ku sipas kërkesave ligjore, ndër elementet kryesore janë identifikimi i Shitësit të Shërbimit dhe Blerësit (Shfrytëzuesit) të Shërbimit.

Përmbajtja e një fature tatimore nga të gjithë personat e angazhuar në një veprimtari ekonomike, duke pasur parasysh nenin 20 të Udhëzimit Administrativ 15/2010 për zbatimin e ligjit mbi procedurat e ATK, duhet të jetë në përputhje me paragrafin 1,2 dhe 3 të këtij neni. Gjithashtu sipas ligjit të TVSh-së Nr. 05/l-037, çështja e lëshimit të faturës është e rregulluar përmes nenit 44 përkatësisht paragrafi 2, ndërsa përmbajtja e faturave duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të nenit 45 të këtij ligji.

Pra, meqenëse ju jeni pajisur me Numrin Unik të Regjistrimit të Biznesit, ju në faturat tuaja duhet të shënoni të dhënat si në Certifikatë. Ndërsa, sa i përket Arkës Fiskale nuk është e domosdoshme që Arkat Fiskale të dërgohen për ndërrim të Numrit Fiskal në NUI tek Operatori Ekonomik ku jeni furnizuar me PEF. Modulet Fiskale mund të ndryshohen si në rastet në vijim: Mbushje e kapacitetit, dëmtim i memories, hyrje e biznesit në TVSH dhe rastet tjera kur lejohet kjo gjë. Po ashtu, moduli fiskal mund të ndërrohet kur T/P shprehë gatishmëri pra në mënyrën vullnetare por jo detyruese për kalimin nga NF në NUI.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img