1.4 C
Pristina
spot_img

Të shqetësuar për tregun e punës, gjimnazistët e Shqipërisë duan këshillues karriere dhe lëndë orientimi të detyrueshme

Date:

Share:

Një vit i ndan nga drejtimi i tyre profesional, por tek të rinjtë e gjimnazeve gjen shqetësim nëse degët që do zgjedhin ju sigurojnë atyre punësim. Papunësia sipas tyre e ka një shkak kryesor: mungesa e orientimit për karrierën që në gjimnaz.

“Edukimi për karrierën është e vetmja mënyrë që na jepet një orientim, por dhe kjo nuk është e plotë sepse jepet vetëm si një modul në klasat e 12-ta që e zgjedhin. Konkretisht, një zgjidhje orientimi për karrierë si një lëndë 3vjeçare në gjimnaz që të rinjtë të kenë kohë të mendojnë ku e gjejnë veten”, shprehet Kamila Busho, gjimnaziste nga Korça.

Ledjona, gjimnaziste në Kamëz, tregon se nuk e ndjek dot ëndrrën e saj aktrimin, pasi nuk ka mundësi të duhura punësimi.

“Nga persona më të mëdhenj kam marrë shembull që kanë shkuar në ato degë që ka treg pune si financë biznes, por jo në ato degë që kanë ëndërr e dëshirojnë.”

Ky është rasti kur ëndrra ia ka bërë të pamundur të kuptojë se cila është dega e duhur për punësim. Dhe këtu thërret në ndihmë prindërit e saj.

Mendoj se ndikon dhe mentaliteti i prindërve të cilët thonë shkoni në këto degë që kanë treg pune dhe do fitosh para.” Për të tjerë të rinj të shqetësuar nga tregu i punës dhe niveli i pagave, emigrimi mbetet gjithnjë një opsion real.

“Sigurisht që shqetësohem për veten time se dua të gjejë atë që më përshtatet mua. Keq më vjen të them se në Shqipëri pagat s’janë të mira, unë dhe një pjesë e madhe mendojmë kështu. Prandaj mendoj që nëse oferta është më e mirë do të largohem.”

Në forumin e organizuar nga World Vision për tregun e punës, me dhjetëra të rinj u mblodhën në Tiranë nga të gjitha qytetet për të dhënë idetë e tyre si zgjidhje.

“Nevoja për aftësi të buta soft skills është ajo që ju duhet për të aksesuar tregun e punës. Elemente të tjera që ata kanë identifikuar nga nxënësit në forum janë nevoja për informim si për suport financiar apo aftësi të tjera, nevoja digjitale, por dhe mungesa e kontakteve”, shprehet Artina Morava, drejtore e operacioneve në World Vision.

Vendosja e një koordinatori karriere nëpër të gjitha gjimnazet e Shqipërisë, por dhe bërja publike e të dhënave për punësimin të studentëve të degëve të ndryshme, duhet trajtuar si një zgjidhje emergjente sipas gjimnazistëve.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img