3 C
Pristina
spot_img

TED Talks (Fjalimet TED) – Chris Anderson

Share:

Misioni i një folësi është të nxjerrë idenë dhe ta rindërtojë atë në mendjen e dëgjuesit

Publiku dëshiron të kuptojë, përmirësojë dhe pervetësojë atë që dëgjon. E vetmja gjë e rëndësishme që e bën një fjalim efektiv është që të thuhet diçka që ia vlen të dëgjohet.

Folësi duhet të jetë në gjendje të nxjerrë idenë nga mendja e tij dhe ta rindërtojë atë në mendjen e atyre që e dëgjojnë.

Për ta bërë këtë ai do të duhet të përdorë mjete – para së gjithash një gjuhë – që është e përbashkët për të dhe për publikun.

Dr Uri Hasson i Universitetit Princeton kreu studime në 2015 për të kuptuar potencialin e gjuhës njerëzore: pasi lidhi një grup vullnetarësh me makinerinë per rezonancën magnetike funksionale, ai u tregoi atyre një video dhe regjistroi reagimet e tyre të trurit.

Ai më pas u kërkoi të tregonin dhe regjistronin cfarë mbanin mend nga video dhe bëri që njerëzit e tjerë të dëgjonin regjistrimet e tyre.

Përmes RMF ai vuri re se reagimet e trurit të grupit të fundit përputheshin me ato të zbuluara tek njerëzit që kishin shikuar videon, duke treguar se narrativa kishte arritur të rikrijonte të njëjtën përvojë mendore si video.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...