3 C
Pristina
spot_img

TED Talks (Fjalimet TED) – Chris Anderson

Share:

Folësi jep, respekton, frymëzon dhe entuziazmon: gabimi i parë për të shmangur është përpjekja për të “shitur” idenë e tij.

Eshtë e mërzitshme dhe zhgënjyese kur dikush, në vend që të tregojë, përpiqet të shesë shërbimin ose produktin e tij.

Parimi kryesor i retorikës është të dish të japësh, jo të marrësh: njerëzit nuk marrin pjesë në një konferencë për t’u shitur atyre diçka; sapo të kuptojnë se ky është qëllimi i atij që flet, ata fillojnë të luajnë me celularët.

Nëse është e besueshme – edhe nëse është e pasaktë – të mos jesh përgatitur mjaftueshëm, apo aspak është një fyerje e vërtetë, si për publikun ashtu edhe për eventin në të cilin je pritur.

Siç thotë Bruno Giussani “kur njerëzit ulen të dëgjojnë një konferencë, ata po i ofrojnë folësit diçka që nuk mund të rikuperohet sërish: disa minuta nga koha dhe vëmendja e tyre që askush nuk ka dëshirë t’i harxhojë kot’’.

Një gabim tjetër për të shmangur është të flasësh për kompaninë tënde: suksesi i saj është sigurisht interesant për ata që punojnë atje, por nuk është për të tjerët.

Përkundrazi, ne duhet të përqendrohemi në  punën e bërë dhe idetë në të cilat ajo bazohet. Vetëm në këtë mënyrë historia e një organizate mund të frymëzojë një audiencë.

Ekziston vetëm një gjë për të mësuar në lidhje me frymëzimin: ai duhet të fitohet.

Nuk ka hile retorike: publiku emocionohet kur folësi me të vërtetë ka një ëndërr për të cilën ia vlen të emocionohesh. Frymëzimi është si dashuria: nuk gjendet derisa të kërkohet … dhe njerëzit që e kërkojnë dashurinë me shumë këmbëngulje quhen ndjekës.

Për të qenë të sigurt se fjalimi juaj është efektiv, është e nevojshme që të gjithë elementët e rrëfimit të mbahen fort në një fije të përbashkët. Kjo nuk do të thotë të merresh vetëm me një temë, por të sigurohesh që pjesët e ndryshme janë të lidhura.

Eshtë e dobishme, veçanërisht për publikun e gjerë, të sqarohet thelbi i fjalimit që nga fillimi, mbase me më pak se pesëmbëdhjetë fjalë: nëse auditori e di se ku po shkon folësi, do të jetë më e lehtë për ta që të ndjekin fjalimin e tij.

Eshtë mirë të shmangni metodat e zakonshme që lidhin shumë elementë: shumë sintezë u heq forcën koncepteve. Për të qenë i sigurt për të thënë diçka interesante, ju duhet të zvogëloni gamën e temave: më mirë disa, por të mira – domethënë, kuptimplota dhe të sqaruara me shembuj.

Të thuash më pak mund të thotë të komunikosh më shumë.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...