Për ta bërë audiencën të dëgjojë vërtet, duhet të sinkronizoheni dhe të krijoni një lidhje autentike
Sado i shkëlqyer të jetë fjalimi, argumentimi dhe logjika, pa krijuar një lidhje me audiencën , nuk do të arrihet efekti i dëshiruar. Qeniet njerëzore kanë zhvilluar armë të fuqishme dhe shumë të çmuara për të mbrojtur veten kundër masës së informacionit që ndikon botëkuptimin e tyre.
Këtu janë pesë këshilla për tu përshtatur me një audiencë:
- Shikoni njerëzit në sy, që nga momenti i parë;
- Tregoni ndjeshmërinë tuaj;
- Bëni audiencën të qeshë me folësin;
- Mbani egon tuaj nën kontroll;
- Tregoni një histori autentike;
- Mos iu referoni politikës, fesë, grupeve etnike e te tjera te ngjashme.
Antropologu Polly Wiessner thotë se historitë e treguara nga burrat e parë rreth zjarreve luajtën një rol vendimtar: tregimtarët e mëdhenj fituan një status të lartë shoqëror dhe dëgjuesit e mirë fituan një aftësi më të madhe për të imagjinuar, ëndërruar dhe kuptuar të tjerët.
Pra, jo vetëm që të gjithë i pëlqejnë historitë, por është e vërtetë që të gjithë kanë mësuar – përmes një procesi të vërtetë evolucionar! – të transmetojnë dhe të marrin informacione përmes tregimeve.
Kur vendosni të futni një histori në një fjalim, së pari duhet të pyesni veten pse doni ta tregoni atë, dhe si pasojë të eliminoni të gjitha detajet e tepërta.
Por kini kujdes që të mos prisni elementët themelorë: protagonistë me të cilët dëgjuesit mund të identifikohen, një komplot që ngjall tension dhe kureshtje dhe një fund të kënaqshëm, prekës ose ndriçues.