Nga pemët te vrasësit: Përshkrimi i botës me numra
Shkenca e statistikave na lejon të transformojmë botën me të dhëna, numra dhe informacione që janë të lehta për tu kuptuar dhe komunikuar. Me fjalë të tjera, na ndihmon të formojmë gjykime më të mira për realitetin.
Merrni, për shembull, historinë e Harold Shipman, një mjek anglez i cili vrau 245 pacientë të moshuar në vitet 1975 – 1998.
Qasja statistikore e Shipman ndaj historisë, transformon një listë të gjatë të tragjedive personale, në fakte dhe numra që mund të mblidhen dhe të grafikohen.
Nëpërmjet grafikëve është e lehtë të kuptosh shumë gjëra në një vështrim: për shembull, që Shipman vrau më shumë gra sesa burra, që mosha e tyre ishte midis 70 dhe 90, që viktimat pothuajse gjithmonë vdisnin në orët e para të pasdites: mjeku vrasës shkonte te pacientët e tij menjëherë pas orës së drekës, kur kishte më shumë të ngjarë t’i gjente vetëm.
Mund t’i përdorim të dhënat për të hedhur dritë në botën tonë, por nevojitet kujdes dhe saktësi për të marrë një pamje të besueshme. Për shembull, për t’iu përgjigjur pyetjes “Sa pemë ka në planet?” së pari duhet të përcaktojmë se çfarë është një pemë. Sipas Shërbimit Pyjor të SH.B.A.-së, për të pasur një pemë, një bimë duhet të ketë nje diametër të paktën 12.7 centimetra.
Duke mos qenë në gjendje të shkojmë nëpër botë per të matur diametrat, duhet të përdorim një qasje më pragmatike. Marrim një seri zonash me një peizazh të përbashkët, të njohur si biomë, dhe numërojmë numrin mesatar të pemëve për kilometër katror që gjejmë në secilën prej tyre. Pastaj, mund të përdorim imazhe satelitore për të vlerësuar sipërfaqen totale të mbuluar nga bimët për secilin lloj të ndryshëm të biomës, dhe falë disa modeleve të ndërlikuar statistikorë arrijmë në vlerësimin se kemi 3.04 trilionë pemë, pra 3040 e ndjekur nga 9 zero pemë në planet.
Një numër vërtet i madh, i cili mund të bëhet dy herë më i madh. Autoritetet e tjera thonë se një diametër prej 10 centimetra është i mjaftueshëm për të qenë një pemë. E gjitha varet nga përkufizimi fillestar.
Nëse është kaq e ngatërruar kur bëhet fjalë për diçka fizike si pemët, mendoni se sa lehtë është të gabosh kur tema e studimit është më e gjerë. Përkufizimi i të papunëve në Angli ndryshoi 31 herë midis viteve 1979 – 1996, si pasojë e termave të variablave të studimeve statistikore.
Deri edhe përcaktimi nëse një person është i gjallë apo i vdekur mund të jetë i vështirë. Secili prej shteteve amerikane është autonom në përkufizimin e vdekjes.
Megjithëse në vitin 1981 u prezantua një dokument në nivel federal, i quajtur “Certifikata e Unifikuar e Vdekjes”, i cili përcakton standardet e përbashkëta për raportimin, është ende e mundur që dikush i shpallur i vdekur në Alabama të mos të jetë në Florida, ku akti i regjistruar në Alabama quhet i paligjshëm sepse vdekja në Florida duhet të vërtetohet nga dy mjekë të ndryshëm.