-0.4 C
Pristina
spot_img

The Art of Statistics (arti i statistikës) – David Spiegelhalter

Share:

A mund t’i besojmë ‘’mençurisë së turmës’’ kur bëhet fjalë për numrat?

Në 1907 Francis Galton, shkencëtar, kushëri i Charles Darwin dhe krijues, ndër të tjera, i sistemit të identifikimit përmes gjurmëve të gishtave, i shkroi një letër një reviste në të cilën rrëfeu këtë përvojë, të cilën ai e përcaktoi si ‘’Vox Populi’’, mençuria e turmës. Në panairin e Portit ai kishte parë që mund të hynte në një lotari për të gjetur peshën e mishit të marrë nga therja e një kau. Njerëzit paguanin 6 pence dhe shkruanin bastin e tyre në një biletë.

Duke marrë 787 vota, Galton gjeti vlerën mesatare të 547 kilogramëve dhe zbuloi se ky rezultat ishte jashtëzakonisht afër 543 kilogramëve të rezultatit zyrtar të therjes.

Ai e quajti këtë vendimmarrje “mençuria e turmës”. Galton bëri atë që sot mund ta quajmë një përmbledhje të të dhënave. Mori një masë numrash dhe i zvogëloi ata vetëm në një. Ky proces mund të jepet vizualisht në shumë mënyra dhe nuk ka vetëm një të drejtë, sepse secila ofron avantazhet e veta. ‘Strip-chart’ (grafika e pikave) tregon pikët individuale, ‘box and whisker’ (kutija me vlera) është metoda e dobishme për të sjellë përmbledhje të shpejta për t’u interpretuar, histogramet japin një përkufizim të mirë të shpërndarjes.

Kohë pas kohe, duhet të zgjedhim formatin më të përshtatshëm grafik, jo vetëm për të dhënat, por për informacionin që duam të transmetojmë, rezultatin e sondazhit që duhet të përçohet.

Mesatarja, mesorja dhe moda, tre mënyrat për të treguar vlerën mesatare

Ekzistojnë në thelb 3 mënyra për të treguar vlerën mesatare:

  • Mesatarja: shuma e të gjithë numrave pjesëtuar me numrin e rasteve
  • Mesorja: vlera mesatare e një serie numrash të renditur në rend ngjitës ose zbritës
  • Moda – vlera më e zakonshme

Dihet dhe shpesh është objekt shakaje (nëse kemi një pulë dhe jemi dy veta, kemi ngrënë mesatarisht gjysmën secili, edhe nëse ti je i poshër dhe unë mbeta me gisht në gojë) që mesatarja aritmetike nuk është një tregues i saktë. Gjithashtu për këtë arsye është e nevojshme të jemi shumë preciz në specifikimin nëse një vlerë është mesatare apo mesore.

Një vlerë tjetër e rëndësishme është përhapja e shpërndarjes së të dhënave. Shpesh nuk mjafton sjellja e informacionit përmbledhës, rezultateve të thata, por është më e vlefshme të tregosh ndryshueshmërinë, shpërndarjen. Për shembull, njohja e madhësisë mesatare të këpucëve të një mashkulli të rritur nuk e ndihmon një kompani këpucësh të përcaktojë sasitë e këpucëve që duhen prodhuar në masa të ndryshme, por duhet një pamje e shpërndarjes së përqindjes së masave.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...