10.8 C
Pristina
spot_img

The Art of Statistics (arti i statistikës) – David Spiegelhalter

Share:

Të bësh ‘’storytelling’’ me statistika

Ekzistojnë katër karakteristika që duhen mbajtur parasysh për një pamje të mirë të të dhënave:

  • Përmbajnë informacion të besueshëm
  • Dizajni zgjidhet në mënyrë të tillë që ta bëjë skemën përkatëse shumë të qartë
  • Paraqitet në një mënyrë të këndshme, por pamja nuk e shtrembëron perceptimin dhe për këtë arsye qartësia dhe thellësia nuk kompromentohen
  • Kurdoherë që është e mundur, është e organizuar në një mënyrë të tillë që të bëjë disa eksplorime të menjëhershme, domethënë e lejon shikuesin të ndërveprojë me të dhënat duke nisur arsyetimin

Cili është trendi, tendenca e përhapjes së emrit David në Angli? Nëse e shohim më vete, nuk e kemi të vështirë të dallojmë se nis nga pozicioni i tridhjetë në fillim të viteve 1900, bëhet emri më i popullarizuar në 1953, pastaj bie dhe fillon të rritet përsëri kohët e fundit për shkak të efektit David Beckham.

Nëse, nga ana tjetër, përpiqemi të ndjekim përhapjen e tij duke konsideruar në të njëjtin grafik të gjithë emrat meshkuj të përdorur gjatë 100 viteve të fundit, padyshim që do të kemi një grafik kaq kompleks sa është e pamundur të lexohet. Kurdoherë që segmentojmë shumë të dhënat, përdorim një shkallë tepër “të detajuar” ose fusim shumë variabla, rrezikojmë të marrim një pamje të palexueshme.

━ të ngjashme si kjo

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...