0.4 C
Pristina
spot_img

The Business Idea Factory (Fabrika e ideve të biznesit) – Andrii Sedniev

Share:

Ushtrime

1

Bëni vetes sa më shumë pyetje të jetë e mundur, në mënyrë që të rrisni mundësinë e gjetjes së pyetjes së duhur e cila do të gjenerojë idenë më të përshtatshme.

Mendoni për një problem për 10 minuta dhe shkruani të paktën 10 versione të ndryshme të pyetjes për të cilën dëshironi të gjeni një përgjigje, pa i gjykuar ata.

Qëllimi është të krijojmë sa më shumë pyetje të jetë e mundur, edhe nëse janë të çmendur, gjëja e rëndësishme është të gjejmë ato që do të na lejojnë të shohim problemin nga këndvështrime të ndryshme.

2

Ndryshoni nivelin e abstraksionit të pyetjes për të stimuluar trurin të gjejë ide të ndryshme.

Një teknikë e shkëlqyeshme për marrjen e këtij rezultati është ajo e “5 pse-ve”.

Për shembull, nëse problemi me të cilin përballeni është: “Si ta rrit shitjen e produktit B?”

Teknika duhet të zbatohet në këtë mënyrë:

P. “Pse dua të rris shitjet?”, Prgj. “Sepse dua ta bëj produktin më fitimprurës.

P. “Pse dua ta bëj produktin më fitimprurës?” Prgj. “Sepse unë dua të rris fitimet e mia”.

E kështu me radhë, deri në pesë pse. Në këtë mënyrë problemi më i madh ndahet në shumë pyetje të vogla që zgjidhen më lehtë.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...