0.4 C
Pristina
spot_img

The Business Idea Factory (Fabrika e ideve të biznesit) – Andrii Sedniev

Share:

Si të ndikoni në nënvetëdijen tuaj dhe të arrini një gjendje të performancës së lartë

Nënvetëdija është shumë e ndjeshme ndaj vetëbesimit, nëse nuk jeni të bindur se jeni të aftë të krijoni ide të shkëlqyera, atëherë do të bllokoheni nga mendja analitike.

Nëse shpesh vizualizoni atë që dëshironi, pjesa krijuese e trurit do të fillojë të zhvillojë ide të mundshme për të arritur qëllimin. Si përfundim, do të merrni zgjidhjet e duhura për ta bërë ëndrrën tuaj realitet.

Për të rritur aktivitetin e nënvetëdijes tuaj duhet të përpiqeni të arrini një gjendje me performancë të lartë, kjo është e mundur kur arrini në pesë gjendjet e mëposhtme mendore në të njëjtën kohë:

  • Relaksi;
  • Entuziazmi;
  • Gëzimi;
  • Mendje e hapur për të gjitha idetë;
  • Vetëbesimi.

Aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë në punën e nënvetëdijes janë pushimi, aktiviteti fizik, ndryshimi i shpeshtë i mjedisit përreth nesh (konteksti në të cilin gjendemi ka një efekt të madh në krijimtarinë) dhe ekspozimi ndaj ideve të tjera, po në fakt ai thotë që “idetë gjenerojnë ide”.

Ushtrim 1

Lexoni njëqind ide në dy orë dhe imagjinoni se si mund të përdoren në kompaninë tuaj të tanishme ose të ardhshme, kjo teknikë quhet “bombardimi i ideve”.

Ushtrim 2

Gjeni dikë që është në të njëjtën gjatësi vale me ju dhe që mund të jetë partneri juaj krijues, nga i cili mund të merrni kritika dhe mendime konstruktive.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...