Pse krijimtaria është e rëndësishme
Deri para disa vitesh, dija ishte ajo që lejonte një kompani të ishte lider në sektorin e saj. Njohuritë, kërkimet, trajnimet dhe përvoja ishin karakteristikat që u dhanë kompanive përparësi ndaj konkurrentëve. Megjithatë, tani nuk është më kështu.
Sigurisht, informacioni dhe njohuritë janë akoma pika thelbësore për çdo biznes, por ato nuk janë të mjaftueshme për të garantuar mbijetesën, e lëre më një pozitë dominuese në treg.
Përveç njohurive, duhet të jemi në gjendje të përshtatemi dhe evolojmë, duke iu përgjigjur ndryshimeve të vazhdueshme dhe të papritura që lindin, ashtu si një kompani ashtu edhe si individë. Suksesi ynë varet nga ajo që ne jemi në gjendje të krijojmë.
Nëse shohim mbrapa, gjatë 30 viteve të fundit mund të gjejmë shembuj të panumërt të kompanive që dikur dukeshin të paprekshme (mendoni për shembull të Blockbuster dhe Blackberry), por që kanë rënë viktimë e ndryshimit, duke mos i njohur ato ose duke dështuar në përballjen me to, ndryshimet e tregut.
Ballafaqimi me disa ndryshime kërkon krijimtari, një tipar që secili prej nesh zotëron. Thjesht mendoni kur kemi qenë fëmijë, të aftë për të krijuar botë dhe histori. Megjithatë, duke u rritur, e humbasim zakonin e të menduarit jashtë kufijëve. Nga shkolla në punë, na mësohet se si të përshtatemi, të besojmë se gjithmonë ekziston vetëm një zgjidhje e duhur, vetëm një mënyrë për t’u marrë me problemet.
Shpesh flasim për krijimtarinë dhe inovacionin sikur të ishin e njëjta gjë, por nuk është kështu. Kreativiteti është procesi i gjetjes së zgjidhjeve të reja, ndërsa inovacioni është ai që marrim kur bashkojmë kreativitetin dhe logjikën, në mënyrë që t’i konkretizojmë idetë tona.
Kreativiteti ekziston brenda të gjithëve prej nesh, thjesht duhet të mësojmë ta bëjmë atë të rishfaqet.