Përse është e rëndësishme të reflektojmë mbi mënyrën se si mendojmë
Shumica prej nesh e kalon jetën e përditshme pa u ndalur kurrë të mendojë rreth vendimeve që merr. Mendja jonë u përgjigjet pothuajse automatikisht situatave dhe konteksteve që njeh, pa menduar çdo herë se cila është zgjidhja më e mirë.
Hapi i parë për të zhbllokuar krijimtarinë tonë, pra, është “meta-njohja”, ose aftësia për të reflektuar në mënyrën tonë të të menduarit dhe për ta kontrolluar atë.
Vendimet tona zakonisht bazohen mbi pesë faktorë:
- të kuptuarit – aftësia për të kuptuar dhe përcaktuar një problem
- ideimi – aftësia për të formuar ide të reja
- arsyetimi – zbatimi i logjikës dhe gjykimit
- analiza – aftësia për të organizuar dhe përzgjedhur zgjidhjet e hartuara
- udhëheqja – aftësia për të marrë një vendim dhe për ta zbatuar atë me sukses
Megjithëse mund të duam të besojmë se jemi racionalë, disa studime tregojnë se, në të vërtetë, sjellja jonë shpesh është joracionale dhe mjaft e parashikueshme.
Mendja jonë në fakt karakterizohet nga disa procese, të quajtura paragjykime, të cilat ndikojnë në atë që bëjmë. Dhe shpesh janë këto paragjykime ato që bllokojnë krijimtarinë tonë, sepse ato na bëjnë të mendojmë gabim.
Gabimet tona mund të ndahen në tre kategori:
- Të menduarit selektiv;
- Të menduarit reagues;
- Të menduarit hamendësor.