0.4 C
Pristina
spot_img

The Creative Thinking Handbook (Doracaku i të menduarit kreativ) – Chris Griffiths, Melina Costi

Share:

Të menduarit selektiv;

Të menduarit selektiv është tendenca për të kërkuar vërtetimin e ideve tona, kërkimin dhe përzgjedhjen e informacionit që konfirmon atë që ne tashmë besojmë, ose atë që duam të jetë e vërtetë. Shpesh i lëmë mënjanë faktet, duke ndaluar në përgjigjen e parë që duket “e saktë”. I përmbahemi kësaj përgjigjeje, duke bindur veten se është më e mira, edhe kur faktet na tregojnë se nuk është kështu. Kjo na bën të përqendrohemi më shumë në atë që mund të humbasim, sesa në atë që mund të fitojmë.

Të menduarit reagues;

Të menduarit reagues është tendenca për të reaguar shumë shpejt, në një mënyrë emocionale më shumë sesa në mënyrë racionale. Mbështetemi në përvojat e kaluara dhe pritjet për të ardhmen, pa e vlerësuar plotësisht situatën. Shpesh na prek vullneti (ose nevoja – reale ose e perceptuar) për të qenë i pari që do të paraqesë një përgjigje. Kjo shpesh na çon të “kopjojmë” strategjitë e miratuara nga të tjerët, duke kaluar në rolin e ndjekësit në vend që të qendrojmë në rolin e udhëheqësit.

Konsumatori nuk ka gjithmonë të drejtë. Të gjithë e kemi dëgjuar këtë “sekret” të biznesit të paktën një herë. Nëse gjithmonë i japim klientit atë që dëshiron, kurrë nuk do të jemi në gjendje të krijojmë diçka inovative. Duhet të jemi në gjendje të thyejmë mekanizmat e vjetër, duke i dhënë klientit diçka që edhe ai nuk e dinte se donte.

Të menduarit hamendësor.

Si përfundim, të menduarit hamendësor është tendenca për të pranuar diçka si të vërtetë, shpesh pa prova, ndoshta bazuar në përvojat e kaluara ose në “njohuritë e zakonshme”. Shpesh bindemi se i dimë të gjitha hollësitë e një situate, thjesht sepse nuk kemi pyetur veten a ka ndonjë gjë tjetër për të ditur. Ky është një problem i zakonshëm kur veprojmë në një industri që ka rregulla fikse dhe të vendosura mirë. Duhet të mësojmë të vëmë në pikëpyetje atë që dimë, ose atë që mendojmë se dimë dhe duhet të jemi të gatshëm të shkelim disa rregulla.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...