Si të gjesh zgjidhjet më të mira
Një karakteristikë e shumë ndërmarrjeve sot është të qenit “market-driven”, pra të drejtuar nga tregu. Sidoqoftë, kjo qasje e zvogëlon krijimtarinë, sepse na shtyn t’i japim tregut pikërisht atë që dëshiron, bazuar në atë që ka funksionuar në të kaluarën.
Inovatorët e vërtetë janë “market drivers”, ata që drejtojnë tregun, duke gjetur mënyra për të befasuar konsumatorin me produkte dhe shërbime të reja, të cilat plotësojnë nevoja të reja.
Për t’u bërë nxitës të tregut, është e nevojshme të prishen pengesat dhe qasjet tradicionale, duke adoptuar në vend të kësaj një qasje krijuese në kërkim të zgjidhjeve. Ideja është vetëm hapi i parë i procesit inovativ, kështu që ne mësojmë të mos reagojmë menjëherë, por të hartojmë një rrugë për të ndjekur, për të arritur me të vërtetë në zgjidhjen më të mirë, jo domosdoshmërisht atë të dukshme.
Rruga jonë, të cilën këtu e quajmë ‘Solution Finder’, është e ndarë në katër faza:
Kuptimi
Nëse nuk arrijmë të përcaktojmë dhe artikulojmë si duhet sfidën ose problemin me të cilin përballemi, rreziku është të gjendemi më vonë me një zgjidhje të papërshtatshme, me pasoja potencialisht katastrofike.
Hapi i parë është gjithmonë të përpiqemi të përshkruajmë sfidën ose problemin, duke renditur jo vetëm cilat janë objektivat që duhen arritur, por edhe pengesat dhe kufinjtë që mund të hasim. Le të bëjmë një listë të asaj që dimë me siguri (fakte), asaj që besojmë (hamendje) dhe asaj që duhet të zbulojmë (hulumtime).
Përdorim “5W1H” (who, what, where, when, why, how) (kush, çfarë, ku, kur, pse, si) për të marrë një pamje më të detajuar të situatës.