9.4 C
Pristina
spot_img

The Creative Thinking Handbook (Doracaku i të menduarit kreativ) – Chris Griffiths, Melina Costi

Share:

Konceptimi

Me një pamje të qartë të situatës, mund të kalojmë në fazën e konceptimit. Kjo është koha kur duhet të heqim qafe çdo nocion dhe kufizim të paramenduar, duke e lënë mendjen të lirohet.

Një ushtrim shumë i zakonshëm në këtë fazë është “brainstorming”. Për vite me radhë është vlerësuar si një pjesë themelore e çdo biznesi, por shpesh zbatohet në një mënyrë joefektive, në mos të dëmshme. Për të qenë efektiv, është e nevojshme të zbatohet një strategji që ndërthur mendimin individual me ndarjen në grup.

Një qasje e shkëlqyeshme është që të ndani sesionet e ideve në tre faza: ideimi individual, diskutimi në grupe të vogla, diskutimi kolektiv. Organizimi i pushimeve të vogla midis një faze dhe një tjetre, në të cilën ju fizikisht largoheni nga salla e takimeve, mund të lehtësojë një proces të “inkubacionit” të ideve, në të cilën është nënndërgjegjja jonë që adreson problemin.

Këtu janë disa “rregulla” që mund t’i bëjnë efektive sesionet tona të ideve.

  • Përqendrohuni në sasi fillimisht, sa më shumë ide të paraqisni, aq më e lehtë do të jetë të hidhni tej ato më banalet.
  • Kërkoni zgjidhje të çuditshme dhe jokonvencionale, duke eleminuar çdo pengesë dhe paramendim.
  • Pezulloni gjykimin tuaj, duke u përpjekur të mos u jepni asnjë lloj vlerësimi ideve, në mënyrë që të lejoni të shfaqen edhe idetë më të çuditshme.
  • Kombinimi i ideve me njëra-tjetrën, sado të largëta dhe të shkëputura të duken.

Një qasje që duket se funksionon, pavarësisht industrisë në të cilën veprojmë, është të marrim problemin tonë dhe të ndryshojmë plotësisht perspektivën.

Këtu janë disa shembuj konkretë:

  • Kthejeni problemin në krahun tjetër, duke adresuar krejt të kundërtën. Kaloni nga “çfarë mund të bëj për të fituar më shumë klientë” te “çfarë mund të bëj për të humbur klientët?”. Sapo të gjeni zgjidhjet, kthejini mbrapsh ato dhe shpesh do të gjeni metoda të reja për të zgjidhur problemin fillestar.
  • Përshkruani problemin tuaj me një metaforë. Për shembull, “Ulja e burokracisë në zyrë” mund të bëhet “Hiq barërat e këqija nga kopshti”. Pasi të keni gjetur qasjen për të zgjidhur metaforën, përpiquni të aplikoni të njëjtin koncept te problemi fillestar.
  • Përdorni një qasje me tre hapa. Ide të llogjikshme, ide të pakuptimta, bashkim idesh. Në këtë të fundit, bashkoni një nga idetë e llogjikshme dhe një nga idetë e pakuptimta. Rezultatet janë shpesh, befasuese.

Procesi i ideve duhet të jetë plotësisht i lirë nga çdo lloj vlerësimi dhe gjykimi, ai shërben thjesht për të mbledhur sa më shumë ide të jetë e mundur.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...