3 C
Pristina
spot_img

The Prosperity Paradox (Paradoksi i prosperitetit) – Clayton M. Christensen, Efosa Ojomo, Karen Dillon

Share:

Sa të rëndësishme janë risitë në krijimin e mirëqënies në një ekonomi dhe si t’i përdorim ato për të zgjidhur paradoksin e mirëqënies.

Elementet për të zgjidhur paradoksin e mirëqënies janë:

  • Gjetja e mundësive në tregjet e vendeve që janë në një situatë të vështirë ekonomike, ku mesa duket nuk ka konsumatorë
  • Investimi në inovacione që kanë aftësinë të krijojnë tregje të reja (të cilat nga ana tjetër prodhojnë vende pune dhe lehtësojnë ekonominë e vendit)
  • Ekzekutojmë strategjitë e zhvillimit Pull (të tërheqjes), kjo do të thotë që infrastrukturat dhe institucionet e reja të krijohen në një vend kur tregu e kërkon atë dhe jo më parë

Kur flasim për inovacion, nënkuptojmë “një proces përmes të cilit një organizatë transformon punën, kapitalin, materialet dhe informacionin në produkte dhe shërbime me vlera të mëdha”. Kështu, risitë që krijojnë tregje të reja i bëjnë produktet dhe shërbimet komplekse dhe të shtrenjta më të lira dhe më të arritshme për një segment të ri njerëzish, në një shoqëri të përcaktuar si “jo-konsumatorë”.

Jo-konsumatorët janë individë që e kanë të vështirë të bëjnë progres sepse zgjidhja gjithmonë ka qenë jashtë mundësive të tyre, ata janë segmenti i popullsisë që nuk mund të përballojnë produktin/shërbimin për shkak të mungesës së mjeteve, inovacionet që krijojnë tregje synojnë pikërisht te tyre.

Risitë e mira që krijojnë tregje kanë tre rezultate të dallueshme:

  • Krijojnë vende pune (faktor vendimtar në krijimin e mirëqënies së një vendi)
  • Krijojnë fitime të cilat më pas investohen për të financuar shërbimet publike
  • Kanë aftësinë të ndryshojnë kulturën e një kompanie.

Sapo të krijohen tregjet që u shërbejnë jo-konsumatorëve, të njëjtat tregje tërheqin burime të tjera të nevojshme (infrastruktura, institucionet, arsimi, etj…) për të siguruar mbijetesën e tyre.

Shembull praktik: në 1990 Mo Ibrahim, ish-drejtori teknik i British Telecom, ishte i pari që mendoi të themelonte një kompani telefonike në Afrikë, duke shkuar kundër idesë së përgjithshme se vendi ishte një rast i dëshpëruar. Ibrahimi themeloi Celtel, me idenë e krijimit të një rrjeti telekomunikacioni Pan-Afrikan.

Natyrisht ai u gjend përballë pengesave të ndryshme, para së gjithash krijimin e një rrjeti infrastrukture nga e para, por në gjashtë vjet Celtel u zgjerua në trembëdhjetë vende afrikane, duke përhapur përdorimin e telefonave celularë.

Mo Ibrahim kishte krijuar një treg të ri në Afrikë dhe një efekt domino që arriti të zhbllokojë potencialin e industrive të tjera, të tilla si teknologjia financiare (aftësia paguese telefonike tani mund të përdoret si një garanci për të siguruar kredi).

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...