Teknika për ushtrimin e mendimit krijues
Idetë janë një burim i çmuar, është me të vërtetë thelbësore të stërvitesh për të prodhuar sa më shumë të jetë e mundur. Ka teknika dhe stile për të “shfrenuar krijimtarinë”. Para së gjithash, ne duhet të shmangim të menduarit përgjatë linjave racionale të mendimit.
Nuk mund të jemi artistë dhe gjykatës në të njëjtën kohë. Kreativiteti duhet të jetë i lirë të rrjedhë, përtej rregullave, i maskuar si këshilla, i imponuar nga ekspertët e sektorit në të cilin ne jemi thirrur të inovojmë. Të mos kesh frikë nga dështimi është një parim bazë. Puna jonë është të eksperimentojmë.
Ndër teknikat për gjenerimin e ideve, ekziston ajo që quhet “lista e 100 ideve”. Zakonisht, kur kërkojmë një zgjidhje, ndalemi pasi kemi formuluar një duzinë mundësish. Reflektimi është padyshim një proces i lodhshëm. Duke rilexuar listën, do të bëhet e qartë se në të vërtetë kemi menduar vetëm për një koncept, duke e rrethuar atë dhe duke propozuar kënde të ndryshme. Është sikur ta kemi shtrydhur plotësisht një limon.
Krijuesi nuk e kërkon zgjidhjen duke u rrotulluar rreth një koncepti të vetëm, ai nuk është i kënaqur me shtrydhjen e limonit të parë që i vjen në duar. Krijuesi shkon për të kërkuar limonët më të lartë dhe më të largët, nga të cilët mund të nxjerri idetë më të jashtzakonshme. Pra, kur i afroheni një problemi, bëni një përpjekje për të shënuar një listë me 100 ide të ndryshme, madje edhe më absurdet. Faza e përzgjedhjes do të jetë po aq produktive, sa çdo të jetë e gjerë baza e nisjes.
Një teknikë tjetër e rëndësishme është rastesia. Të mësohesh të mendosh në mënyra të pazakonta. Një mënyrë për t’u ushtruar është nëpërmjet lojës japoneze, shiritori. Krijoni një zinxhir fjalësh në të cilën secila fjalë fillon me shkronjën e fundit të asaj para saj. Hapni një fjalor ose enciklopedi në mënyrë rastësore dhe mësoni gjëra të reja duke u mbështetur te rastësia. Mundohuni të gjeni një ide për secilën shkronjë të alfabetit, vendosni lidhje, madje edhe absurde, midis dy objekteve çfarëdo.