Një këshillë tjetër është të vendosni kufinj të qëllimshëm për ta shtyrë krijimtarinë. Një bollëk burimesh zakonisht shihet si një bollëk mundësish, por përkundrazi, është vërtetuar se në rrethana kufizuese, jemi të prirur të shtyjmë trurin të punojë më shumë dhe më mirë.
Kjo metodë përfshin bërjen e një pyetjeje të thjeshtë: “Po sikur të duhet t’i bëjmë gjërat në këtë mënyrë?” Shtytja është të gjesh një mënyrë kundërintuitive dhe eksploruese nga nevoja.
SCAMPER (shkurtesa) është një mjet i mendimit krijues që ofron shtatë mënyra të ndryshme për t’iu qasur një problemi.
Akronimi do të thotë:
- (S – Substitute) zëvendësoj;
- (C – Combine) kombinoj;
- (A – Adapt) përshtas;
- (M – Modify, magnify and minify) modifikoj, minimizoj/maksimizoj;
- (P – Put to another use) vendos në një përdorim tjetër;
- (E – Eliminate) eleminoj;
- (R – Reverse) ndryshoj;