3 C
Pristina
spot_img

“Trafiku Urban” me dy risi brenda muajit: Pajisja me Wi-Fi dhe pagesa të biletës me SMS

Date:

Share:

“Është shumë me rëndësi, është për herë të parë në historinë e trafikut urban që autobusët tanë po i pajisim me Wi-Fi ku udhëtarët e trafikut urban do të kenë mundësi të qasen në internet pa pagesë. Do të thotë është një vlerë e shtuar edhe për trafikun urban edhe për komunën ku udhëtaret të cilët e përdorin trafikun urban mund të qasen në internet pa pagesë dhe të krijojmë kushte sa më të mira për ta, është një lloj prioriteti për mua me qenë kushtet sa më të mira në trafik, shërbimi sa më i mirë. Kjo bëhet duke punuar edhe duke ju ofruar qytetarëve një vlerë shtesë për ta e një shërbim shtesë për ta”, u shpreh Maraj.“Jo nuk është bërë ende, kontrata do të nënshkruhet shumë shpejt, i kemi dy operator, një operator do të jetë Ipko dhe Vala, besoj që shumë shpejt do ta nënshkruajmë kontratën pres që të nënshkruhet këtë javë edhe shumë shpejt. Së pari duhet që të blihen pajiset mandej besoj që brenda një muaji veç do ta kemi internetin”, u shpreh tutje ai.E ngjashëm si “Prishtina Parking”, synon ta bëjë edhe Trafiku Urban. Bëhet fjalë për mënyrën e pagesës me sms.Maraj ka thënë se funksionalizimi i saj pritet të bëhet më 1 tetor.“Edhe kjo është një ide që është pjesë e ide e kohës, ndoshta i paraprin edhe digjitalizimit që ne kemi menduar edhe për digjitalizimi. Jemi së bashku me komunën ku së bashku po mendojmë shumë shpejt të fillojmë edhe një proces i cili do ta digjitalizojë gjithë blerjen e biletës. Por si proces është pak më i largët, unë kam menduar që shumë më shpejt mundemi me fillua pasi një praktikë nga ‘Prishtina Parking’ veç është themeluar është krijuar. Kemi diskutuar me Vala dy operatorët më të mëdhenj, me Vala dhe Ipko, edhe e kemi gjetur një bashkëpunim të mirë besoj edhe për këtë do të nënshkruajmë një kontratë me të dy palët. Ku personat që e shfrytëzojnë autobusin, udhëtarët do të kenë mundësinë të pajisen përmes një sms. Me bileta ata të cilët nuk e kanë mundësinë me ble një biletë përmes të hollave atëherë mundemi me dërgua një sms dhe pajisen me biletë”, ka thënë Maraj.“Me këtë do të fillojmë shumë shpejt testimin, nënshkrimi i kontratës besoj që kryhet këtë javë, testimi do të bëhet për nja dy-tri javë, unë shpresoj që me një tetor do të kemi mundësin që udhëtarët ta blejnë biletën përmes sms”, u shpreh Maraj për EO.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img