Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Transcendenca
Përmbledhje libri
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Nëse keni ndjekur ndonjëherë ndonjë orë psikologjike, apo nëse keni ndjekur ndonjëherë një blloger të mirëqenies në Instagram, atëherë me siguri jeni të njohur me hierarkinë e famshme të nevojave të Masllovit.
Ju sipas të gjitha gjasave keni parë një fotografi të një piramide të ndarë në disa nivele të ndryshme.Fundi, baza e piramidës, përfaqëson nevojën më bazike të njerëzimit: sigurinë.Niveli më i lartë, maja e piramidës, në anën tjetër, përfaqëson nevojën tonë më abstrakte: vetëaktualizimin.Ky imazh e bën të lehtë të mendoni se kalimi nëpër jetë është sikur ngjitja nëpër nivele të një video-loje: sapo ta keni sigurinë, mund ta harroni atë dhe të kaloni në nivelin tjetër, derisa, eventualisht, keni arritur në nivelin e fundit-vetëaktualizimin.
Kjo njohuri është pak e thjeshtë. Për më tepër, vetë Abraham Masllow po punonte në një nivel më të thellë për ta kuptuar tërë egzistencën njerëzore kur vdiq në vitin 1970.Këto pulsime zgjerohen në punën e tij, dhe e riimagjinojnë atë, duke treguar se si vetëaktualizimi ka të bëjë me integrimin e të gjitha nevojave tuaja në një tërësi të shëndetshme që ju bën të mundur të rriteni. Ato sqarojnë se si realizimi i potencialit tuaj të plotë mund t’iu lidhë ju, jo vetëm me veten tuaj më të mirë të mundshme, por poashtu edhe me njerëzit rreth jush. Në rrugëtim e sipër, do të mësoni se transendenca, larg nga të qenit mistike, është diçka që të gjithë mund ta synojmë në jetët tona të përditshme.
Ju poashtu do ta kuptoni:
- Se si përhumbja nëpër një libër të mirë ju jep një shije të transendencës;
- Çfarë mund të na tregojë një qindvjetor në një ishull të largët grek për nevojat themelore njerëzore; dhe
- Pse kërkimi i aventurës është i mirë për shëndetin tuaj mendor.
Ideja kyçe 1
Nevoja për siguri është baza e të gjitha nevojave tjera.
Keni qenë ndonjëherë i uritur? Nëse jeni sikur shumica e njerëzve, me siguri keni qenë, edhe nëse kjo fjalë nuk është e njohur për ju.’’Uria’’ është zemërim i shkaktuar nga uria, dhe ndonëse fjala është dukshëm një term qesharak, ajo shpie tek një fenomen real.
Është vetëm një shembull se si, kur nevojat bazike nuk përmbushen, emocionet negative mund të na pushtojnë, duke bërë që ndjenjat dhe brengat e tjera të zhduken në prapavijë.
Nevoja jonë më bazike është siguria. Siguria nënkupton stabilitet, një ndjenjë të sigurisë, dhe të pasurit besim në ambientin tonë. Është baza e sigurtë që na mundëson të marrim rreziqe dhe ta eksplorojmë botën.
Mesazhi kyç këtu është: Nevoja për siguri është baza e të gjitha nevojave të tjera.
Përtej nevojave psikologjike sikurse uria, ndjenja jonë e sigurisë ka të bëjë me atë se si ne krijojmë raporte me njerëzit rreth nesh.
Një prej mënyrave se si ne krijojmë raporte me njerëzit quhet attachment, dhe ajo fillon në fëmijëri. Çdo njeri lind i pashpresë dhe plotësisht i varur nga njerëzit të cilët kujdesen për të. Ndenja e sigurisë së një foshnjeje varet nga kujdestari i saj. Nëse kujdestari është i afërt dhe i vëmendshëm, foshnja do të ndihet e sigurtë dhe e qetë, dhe do të jetë në gjendje të luajë dhe ta eksplorojë botën.
Por nëse kudjestari ik apo pushon së dhëni vëmendje, foshnja me siguri do të ketë ankth dhe do të fillojë të provojë të fitojë vëmendje përsëri-duke qarë, për shembull.
Nga këto ndërveprime të foshnjërisë, ne e zhvillojmë stilin tonë të lidhjes. Duke u rritur, sitili jonë i lidhjes me të tjerët luan rol kyç në raportet tona. Nëse jemi mjaft me fat të rritemi në një ambient të ngrohtë, të kujdesshëm, atëherë mund të mësojmë të jemi të lidhur në mënyrë të sigurtë. Kemi besim se të tjerët do të na pranojnë.Por nëse kujdestarët tonë nuk kanë qenë mjaftueshëm të qasshëm, ne bëhemi me ankth në raportet tona në të ardhmen. Ne mundemi t’i shmangim krejtësisht raportet e afërta, gjë e cila quhet lidhja shmangëse.
Stili i lidhjes së askujt nuk është plotësisht i sigurtë. Egziston një spektër i gjerë në mes të stilit të sigurtë dhe shmangësit, dhe shumica e njerëzve kanë së paku disa nivele të lidhjes aknsioze apo shmangëse, apo të dyja-sidomos në kohët e stresit.
Por sidoqoftë, njerëzit që kanë një stil të sigurtë të lidhjes janë të paisur më mirë për t’u marrë me sfidat e jetës. Ata ballafaqohen dhe i rregullojnë emocionet e tyre në mënyra më konstruktive, dhe kanë raporte më të kënaqshme. Në të kundërtën, pasiguria, sidomos në stilin anksioz, mund të shpie në depresion dhe vetmi.
Lajmi i mirë është se, megjithëse ne mësojmë stilin tonë të lidhjes në fëmijëri, ne mund të ndryshojmë modelet tona. Përvojat e reja pozitive mund të na ndihmojnë të zhvillojmë mënyra më të shëndetshme ndërveprimi.
Ideja kyçe 2
Lidhja është nevojë bazike.
Nëse kaloni pak kohë në ishullin me diell grek të Ikarias dhe njiheni me banorët e tij, ndoshta do të jeni të ftuar në një ose dy ditëlindje të njëqindta. Në këtë ishull të vogël në detin Egje, nuk ka mungesë të njëqindvjeçarëve. Për më tepër, shumë prej tyre gëzojnë jetë shoqërore aktive.
A e dini cili është sekreti për jetëgjatësinë e tyre? Nuk është thjesht moti i mirë dhe dieta e tyre e shëndetshme.
Janë lidhjet e tyre sociale të afërta. Në Ikaria, njerëzit janë gazmor dhe të mirësjellshëm. Fqinjët kujdesen për njëri-tjetrin, duke ndarë ushqimin dhe festojnë së bashku, dhe shumica e njerëzve jetojnë me familjen e gjerë, në vend se të jetojnë vetëm.Me një fjalë, egziston komunitet i fortë dhe i qëndrueshëm.
Mesazhi kyç këtu është: Lidhja është nevojë fundamentale.
Të qenit pranë njerëzve-qoftë nëse kjo nënkupton të ndani një gotë vere apo një ushqim të gatuar-përmbush një nevojë të thellë njerëzore: lidhjen me të tjerët.
Nevoja për lidhje është nevojë për lidhje stabile, pozitive të afërta. Me dy fjalë, është nevoja për përkatësi dhe afrimitet.
Le ta shikojmë përkatësinë, fillimisht. Ajo ka të bëjë me të qenit pjesë e një grupi social. Nevoja për përkatësi përmbushet kur ndiheni të pranuar në një grup të caktuar. Kur ndiheni i refuzuar dhe i padukshëm, në anën tjetër, nevoja nuk përmbushet.
Se sa e rëndësishme është nevoja për përkatësi mund të shihet në atë që ndodh kur ajo nuk përmbushet. Kur jeni i përjashtuar, nuk janë vetëm ndjenjat tuaja ato që lëndohen.Hulumtimet tregojnë se dhimbja e refuzimit social është e padallueshme nga dhimbja fizike. Dhe efektet nuk përfundojnë aty. Refuzimi i vazhdueshëm mund të shpie në të gjitha llojet e problemeve, nga gjumi i dobët deri tek depresioni.
Por lidhja përfshin më shumë sesa thjesht të mos qenit i/e refuzuar. Cilësia e lidhjes ka rëndësi poashtu. Këtu vie në pyetje afrimiteti. Përkatësia ka të bëjë me ndjenjën e mbrojtur nga grupi juaj; intimiteti ka të bëjë me dashurinë, kujdesin dhe mbrojtjen e të tjerëve me të cilët keni një marrëdhënie të ngushtë.
Çfarë e bën një lidhje cilësore?
Epo, lidhjet e afërta varen nga ajo që psikologu Carl Rogers i quan konsideratë pozitive pa kushte.Kjo ndodh kur një person ndihet i parë, i përkujdesur dhe i sigurtë për t’i shprehur të gjitha ndjenjat dhe përvojat e tij/saj.
Ka poashtu gjëra të përbashkëta në lidhjet e cilësisë së lartë, që domethënë se njerëzit e përfshirë në to janë pjesëmarrës dhe pjesë të tyre. Lidhje të tilla poashtu inkurajojnë përvoja që na bëjnë të kemi dëshirë edhe për më shumë-gaz, kënaqësi, lumturi të përbashkët dhe gjeste reciproke të mirësisë.
Ideja kyçe 3
Vetëvlerësimi i shëndetshëm është rezultat i arritjeve pozitive.
Çfarë imazhi ju shkon nëpër mendje kur e dëgjoni fjalën ‘’vetëvlerësim i lartë’’? A imagjinoni menjëherë një narcist të pacipë, arrogant i cili vazhdimisht kërkon të jetë në qendër të vëmendjes? Në kulturën e njohur, vetëvlerësimi shpesh barazohet me një ego të tejzmadhuar. Por vetëvlerësimi i shëndetshëm është diçka krejtësisht tjetër.
Vetëbesimi nuk është i njëjtë si vetëkonsiderata. Ai nuk ka të bëjë asgjë me narcizmin apo egocentrizmin. Më parë, vetëbesimi është rezultat i natyrshëm i arritjeve të vërteta dhe lidhjeve me njerëzit e tjerë. Nëse e gjeni veten shumë të fokusuar në përmirësimin e vetëbesimit, kjo është tashmë një shenjë që diçka ka shkuar gabim.
Mesazhi kyç këtu është: Vetëbesimi i shëndetshëm është rezultat i arritjeve pozitive.
Vetëbesimi i shëndetshëm ka dy aspekte: vetëvlerësimin dhe zotërimin.Le ta shikojmë vetëvlerësimin fillimisht.
Me pak fjalë, bëhet fjalë për të pëlqyer veten. A mendoni se në thelb jeni një person i mirë dhe ndiheni rehat me veten tuaj? Nëse po, atëherë ndjenja juaj e vetëvlerësimit është në gjendje mjaft të mirë.
Por vetëvlerësimi ka të bëjë më shumë sesa me atë se si e shihni veten. Ne jemi qenie sociale, në fund të fundit, dhe vetëbesimi është i lidhur ngushtë me vlerësimin që të tjerët na atribojnë ne. Gjykimet tona mbi veten shpesh faktorizohen nga gjykimi i të tjerëve. Nëse të tjerët na pëlqejnë dhe kanë konsideratë të madhe për ne, ne e kemi atë që hulumtuesit e quajnë vlera relative sociale.
Njerëzit me vlerë sociale relative kanë tendencë të kenë lidhje të afërta me të tjerët, dhe kanë gjasa të vlerësohen në ato lidhje. Sa më e lartë të jetë vlera jonë sociale relative, aq më i lartë është vetëvlerësimi ynë.
Pjesë e dytë e vetëbesimit është zotërimi.Zotërimi është masa sipas të cilës mund të veproni qëllimisht, t’i arrini qëllimet tuaja dhe ta egzekutoni vullnetin tuaj. Ka të bëjë me të ndjerit si qenie njerëzore. Por sikurse vetëvlerësimi, ndjenja jonë e zotërimit varet pjesërisht nga mënyra se si na gjykojnë të tjerët.Këtu vie në shprehje një tjetër vlerë sociale-vlera sociale instrumentale. Kjo është shkalla në të cilën të tjerët na shohin me cilësi të cilat janë të rëndësishme për të mirën e përgjithshme.
Sigurisht, do të keni më shumë mjeshtëri në disa fusha të jetës tuaj se të tjerat. Nëse hasni vazhdimisht pengesa kur përpiqeni të arrini qëllimet tuaja, mund të filloni të ndiheni të paaftë dhe të pasigurt. Nga ana tjetër, nëse jeni vazhdimisht në gjendje të arrini qëllimet tuaja, do të ndiheni gjithnjë e më të sigurt, gjë që tenton të krijojë një spirale lart. Rezultati: një ndjenjë e përgjithshme e zotërimit.
Ideja kyçe 4
Eksplorimi ju mundëson të rriteni si person.
A i keni parë ndonjëherë fëmijët duke luajtur? Nëse po, atëherë me siguri e keni vërejtur se sa të absorbuar bëhen ata në lojërat e tyre, duke ju qasur botës me kurreshtje dhe fascinim, sikurse jeta të ishte një aventurë e madhe.
Fatkeqësisht, natyra jonë aventureske ka tendencë të shuhet në moshë të rritur. Teksa rritemi, loja dhe habia jonë fillojnë të shuhen. Kjo është turp, sepse eksplorimi ka shumë dobi.Së pari, në këtë mënyrë ne mësojmë më shumë për botën. Ai mundet poashtu t’i fshijë frikat dhe ankthet tona.
Nëse dëshirojmë te vazhdojmë të rritemi dhe të zhvillohemi, atëherë duhet të marrim një këshillë nga fëmijët dhe ta trajtojmë jetën si një tokë e re që duhet të eksplorohet.
Mesazhi kyç këtu është: Eksplorimi ju mundëson të rriteni si person.
Pra çfarë është saktësisht eksplorimi? Epo, është dëshira për të kërkuar informacione dhe përvoja të panjohura.
Egzistojnë dy lloje të eksplorimit. Njëra njihet si eksplorimi biheviorist. Tjetra quhet eksplorimi njohës.Le t’i ndajmë secilin prej këtyre tipeve pak, duke filluar me eksplorimin biheviorist.
Eksplorimi biheviorist ka dy përbërës: eksplorimin social dhe kërkimin e aventurës.
Le të flasim për eksplorimin social fillimisht. Ky eksplorim është kur kemi interes të sinqertë për jetët e të tjerëve dhe jemi kurreshtar për atë se çfarë mendojnë ata. Kjo poashtu na shtyen të bëjmë miq të rinjë, të marrim pjesë në diskutime, apo të kërkojmë përvoja të reja. Ky ka të bëjë me përfshirjen e njerëzve në një mënyrë që na ndihmon të mësojmë më shumë për ta dhe për botën.
Pra çfarë është kërkimi i aventurës? Epo njerëzit që kërkojnë aventura shpesh nxiten nga dëshira për të mësuar dhe për t’u rritur, për t’i kaluar sfidat dhe për të mësuar aftësi të reja. Shumica e njerëzve e shikojnë një bjeshkë dhe ndihen nervoz për kalimin e saj. Por kërkuesit e aventurave e zotërojnë frikën e tyre.Ata e kalojnë bjeshkën. Dhe ata janë më të qëndrueshëm dhe tolerant ndaj stresit për shkak të kësaj.
Por për të qenë eksplorues nuk keni nevojë t’i ngjitni bjeshkët. Dhe ja ku vie në shprehje eksplorimi njohës. Ky është një lloj eksplorimi të cilin e bëni me shqisat dhe mendjen tuaj.
Eksplorimi njohës ka dy pjesë. Njëra është hapja ndaj përvojës. Kjo përfshin gjërat sikurse vlerësimin e bukurisë, të qenit të absorbuar në aktivitete dhe shijimin e kënaqësive artistike. Njerëzit që janë të hapur ndaj përvojave në këtë mënyrë kanë tendencë të jenë poashtu më intuitivë, më empatikë, dhe më në kontakt me emocionet e tyre.
Pjesa e dytë është intelektuale. Kjo ka të bëjë e tëra dhe arsyen dhe të kuptuarit e botës përmes mendimit abstakt. Është dëshira për të mësuar informacion të ri dhe për të zbuluar ide të reja. Nëse i shijoni sfidat intelektuale dhe diskutimet filozofike, atëherë ju jeni një eksplorues intelektual.
Ideja kyçe 5
Dashuria është më përmbushëse kur nuk bazohet në mungesë.
Në bisedat me miqtë, në kulturën popullore, madje edhe në hulumtimet psikologjike, dashuria ka tendencë të përkufizohet në mënyra negative. Ne mendojmë se dashuria është mungesë. Dashuria është diçka që njerëzit e duan, diçka për të cilën ata lëngojnë, diçka që duhet të gjindet diku jashtë. Gjetja e dashurisë nënkupton pranimin e dashurisë.
Por njerëzit që ndjejnë se vërtetë e kanë gjetur dashurinë, njerëzit që nuk e përjetojnë dashurinë si mungesë primare, janë ata që japin dashuri.
Kjo thjesht tregon se mund të kalojmë përtej përkufizimit të dashurisë si mungesë, dhe të bëhemi të gatshëm ta kthejmë dashurinë në anën tjetër.
Mesazhi kyç këtu është: Dashuria është më përmbushëse kur nuk bazohet në një mungesë.
Në shkrimet e tij, Maslow dallonte në mes të dashurisë mungesë, apo dashurisë D, shkurtimisht, dhe dashurisë për tërë qenien e një njeriu. Ai e quajti këtë dashurinë e fundit si dashuria B. Dashuria D është diçka që e ndjejmë se duhet ta kërkojmë dhe të përpiqemi për ta arritur. Është një nevojë, dhe ajo duhet të plotësohet.
Por kjo nuk është mënyra se si funksionon dashuria B. Njerëzit që duan në këtë mënyrë nuk kanë nevojë fare të pranojnë shumë dashuri-dashuria e tyre nuk ka të bëjë me atë që mungon në jetën e tyre. Në vend të kësaj, ata fokusohen në admirimin e të tjerëve dhe në dhënie.
Është një kalim nga konsiderimi i dashurisë si diçka që duhet të mirret duke u parë si diçka që duhet të jipet, nga varësia mbi të tjerët dhe të qenit i/e shpërblyer me dashurinë e tyre e deri tek dashuria ndaj botës më gjerë.
Pra si veprojnë njerëzit që e praktikojnë dashurinë B?
Së pari, ata priren të nxiten nga vlerat vetë-transcendentale. Njerëzit e dashurisë B janë poashtu të njohur për nivelet e larta të tolerancës, dashamirësisë, dhe besueshmërisë. Ata kanë veqori karakteri sikurse mirësjellja, përulësia dhe falja. Njerëzve të tjerë ju pëlqen të jenë pranë tyre. Por njerëzit e dashurisë B janë poashtu në gjendje të kujdesen për nevojat e tyre dhe t’i thonë ato lirshëm kur është e nevojshme-ata thjesht e bëjnë atë në atë mënyrë të kujdesshme dhe me konsideratë ndaj të tjerëve.
Në fund të fundit, njerëzit e dashurisë B janë në gjendje t’i integrojnë dy aspekte të egzistencës njerëzore që mund të duken si aspekte kontradiktore: veprimin dhe vëllazërinë. Veprimi përfshin pavarësinë dhe ndarjen prej të tjerëve. Kjo ka të bëjë me atë se sa jeni në gjendje t’i arrini qëllimet tuaja dhe ta shprehni veten. Në të kundërtën, komuniteti ka të bëjë me kontaktin, transparencën dhe pjesëmarrjen-të qenit bashkë me të tjerët.
Njerëzit e dashurisë B ja dalin t’i vënë të dyja aspektet në harmoni me njëra-tjetrën.Ata e bëjnë këtë duke shkuar përtej nevojës për të pranuar dashuri, duke mbajtur nivele të larta të mbështetjes tek vetja, duke qëndruar të përfshirë në raporte të kënaqshme.
Ideja kyçe 6
Qëllimi është ai që i jep kuptim jetëve tona.
Ka mundësi të keni dëgjuar për Greta Thunberg, aktivisten e re të ndryshimit klimatik. Ajo është bërë pak a shumë Superyll. Por ajo është e para që e ka pranuar se nuk ka qenë aq aktive gjithnjë, dhe ajo definitivisht nuk ka qenë gjithnjë superyll.Shumicën e viteve të adoleshencës së saj, ajo e ka pasur të vështirë të bëjë miq, dhe ka kaluar shumë kohë duke qëndruar vetëm në dhomën e saj duke ndjerë keqardhje për veten.
Vështirë të besohet, duke pasur parasysh gruan e re me vetëbesim që është bërë. Pra, çfarë e çoi në transformimin e saj?
Ajo gjeti një qëllim në jetë.
Mesazhi kryesor këtu është: Qëllimi është ai që i jep kuptim jetës sonë.
Një qëllim është një lloj pikë qendrore. Është qendra e jetës suaj, rreth së cilës mund të organizoni të gjitha veprimet tuaja në mënyrë që secila të ketë rëndësi. Gjithashtu ju jep energji për të ndjekur qëllimet tuaja dhe inkurajon këmbënguljen.
Qëllimi shpesh nënkupton të kesh një thirrje – një dëshirë e madhe për të ndjekur një rrugë të veçantë në jetë. Dhe për shumë njerëz, kjo thirrje është e lidhur ngushtë me punën. Pra, pyesni veten, si e shoh punën time? A është vetëm një mënyrë për të fituar para? Apo ju duket interesante, por vetëm nëse bëni përparim dhe merrni atë promovim? Apo është pjesa më e rëndësishme e jetës suaj, diçka që do ta bënit edhe nëse nuk do t’ju duheshin paratë? Sa më afër të jeni për ta parë punën tuaj si një thirrje, si diçka që do të bënit pavarësisht nga paga, aq më shumë ka gjasa që të jeni të kënaqur – jo vetëm me punën tuaj, por me jetën tuaj në përgjithësi.
Por çfarë nëse nuk keni një telefonatë? Ose çka nëse e keni një të tillë, por ju mungojnë burimet për ta ndjekur atë? Nëse kjo është situata juaj, mos u shqetësoni. Ka hapa që mund të ndërmerrni për ta bërë më të lehtë arritjen e qëllimeve tuaja.
Së pari, zgjidhni me mençuri. Kur zgjidhni qëllime që fokusohen në rritje – si vetë-përmirësimi, kreativiteti ose bërja e botës një vend më i mirë – ndjekja e tyre do të priret të sjellë një ndjenjë mirëqenieje, gjë që shpesh nuk ndodh kur përpiqeni thjesht për para. , fuqia ose popullariteti.
Së dyti, zgjidhni për arsyet e duhura. Kjo do të thotë të kërkoni për qëllime që ndihen kuptimplotë në një nivel të thellë. Qëllimi më i denjë nuk do t’ju japë një ndjenjë qëllimi nëse nuk do të thotë asgjë për ju. Sa më shumë që qëllimet tuaja rezonojnë me ju, aq më shumë rritet motivimi juaj – dhe aq më shumë gjasa do t’i arrini ato.
Ideja kyçe 7
Përvojat kulminante e rrisin ndjenjën tuaj mbi veten dhe lidhjen tuaj me botën.
Imagjinoni që jeni në një shëtitje në Arizona. Ju jeni atje për të parë një nga mrekullitë natyrore të botës: Grand Canyon. Është verë, është vapë, dhe ju keni ecur për orë të tëra – dhe pastaj, papritmas, jeni atje. Kanioni masiv – është më i madh nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë! – shtrihet para teje. Për një moment, ju harroni mjedisin tuaj rrethues. Harron se jeni ju. Ndërsa vështron atë pafundësi të çuditshme dhe të mrekullueshme, ndihesh sikur je bërë një me peizazhin.
Përvoja të tilla janë ato nga të cilat krijohen kujtimet e lumtura. Por, përtej kësaj, ato janë gjithashtu një komponent thelbësor i vetëaktualizimit.
Mesazhi kryesor këtu është: Eksperiencat kulmore përmirësojnë ndjenjën tuaj për veten dhe lidhjen tuaj me botën.
Ajo ndjesi që keni pasur në buzën e Kanionit të Madh – ajo ndjenjë e unitetit me natyrën dhe gjithë ekzistencën – është ajo që autori e quan një përvojë kulmore. Këto janë përvoja të bukurisë së shtuar, mrekullisë, gëzimit ose qetësisë. Hulumtimet sugjerojnë se përvojat kulmore janë të shkëlqyera për shëndetin mendor. Ata rrisin motivimin dhe ndjenjën e qëllimit, i bëjnë marrëdhëniet më të kënaqshme, zvogëlojnë frikën nga vdekja dhe inkurajojnë rritjen personale.
Dhe të gjitha përvojat e pikut kanë një gjë të përbashkët: humbjen e vetvetes.
Tani, ekzistojnë dy lloje të vetë-humbjes.
Njëra ndodh kur jemi në kontrollin e pasigurisë. Ne ndihemi të pasigurt për veten ose për identitetin tonë. Kjo lloj vetë-humbjeje është e frikshme dhe mund ta bëjë botën të duket e çuditshme dhe joreale.
Lloji tjetër i vetë-humbjes – lloji i shkaktuar nga përvojat e pikut – është një çështje krejtësisht tjetër. Ajo sjell një ndjenjë të thelluar lidhjeje me botën – një ndjenjë hapjeje dhe kurioziteti. Është një paradoks: sa më shumë që vetvetja shpërbëhet dhe duket se shkrihet me botën, aq më i vetëaktualizuar ndihet njeriu.
Ekziston një fjalë që përdoret shpesh në lidhje me përvojat kulmore: frikë. Ndjenja e frikës mund të frymëzohet nga pafundësia, si një pamje e oqeanit ose e Grand Canyon. Por mund të jetë edhe konceptuale. Për shembull, meditimi për përjetësinë mund të ngjall frikë. Gjëja e çuditshme në lidhje me frikën është se ai kombinon ndjenjat që zakonisht nuk shkojnë së bashku, të tilla si frika dhe ekstazia.
Po, megjithëse frika përfshin frikën, njerëzit që e përjetojnë atë zakonisht e përshkruajnë përvojën e tyre si shumë pozitive.
Dhe të jesh i mbushur me frikë është mirë për ty. Studimet tregojnë se njerëzit që përjetojnë frikë kanë rritje të kënaqësisë nga jeta; ata gjithashtu priren të jenë më bujarë dhe më pak agresivë.
Ideja kyçe 8
Transcendenca e përfshin tërë qenien tuaj.
Tani që dini për përvojat e pikut, mund të mendoni se nuk mund të shkoni më lart. Por në fakt është e mundur të arrish përtej kulmit – dhe këtu hyn transcendenca.
Transcendenca është një ide e pakapshme dhe do të thotë shumë gjëra të ndryshme për shumë njerëz të ndryshëm. Në një punim të vitit 1969 rreth kuptimit të tij, Maslow doli me 35 mënyra për të përcaktuar termin. Ai përfshinte një larmi të madhe konceptesh, nga humbja e vetëdijes deri te pranimi i botës natyrore e deri te përjetimi i vetëdijes kozmike.
Cila është transcendenca e vërtetë?
Epo, kjo nuk është pyetja e duhur për ta bërë. Transcendenca nuk është vetëm një aspekt i jetës suaj – ka të bëjë me tërësinë e ekzistencës suaj.
Mesazhi kryesor këtu është: Transcendenca përfshin tërë qenien tuaj.
Transcendenca nuk është një qëllim që mund ta arrini thjesht një herë e përgjithmonë; përkundrazi, është një ideal që mund t’ju udhëheqë. Ka të bëjë me të qenit versioni më i mirë i vetes, duke mobilizuar të gjitha burimet tuaja në shërbim të këtij versioni dhe për t’i integruar ato në një mënyrë që ngre standardin për mbarë njerëzimin.
Kush janë njerëzit që e bëjnë këtë?
Çdokush mund të ketë një përvojë kulmore, pavarësisht se çfarë e motivon atë person në jetë. Por njerëzit që janë transcendentë nuk po përpiqen vetëm për lumturi, shëndet ose rritje personale. Në vend të kësaj, ata udhëhiqen nga vlera transhendente dhe kanë një vizion për mbarë njerëzimin.
Vlerat transhendente lënë pas nevojat e mangësive. Ato janë ato që mund të aspironi kur nuk jeni më të motivuar nga mungesa, qoftë nga mungesa e vetëvlerësimit apo nga mungesa e dashurisë. Dhe ato gjithashtu tejkalojnë vetë-përmbushjen. Në vend të kësaj, njerëzit e motivuar nga vlerat transhendente janë të përkushtuar ndaj një thirrjeje përtej vetvetes. Kjo mund të përfshijë ideale si drejtësia, e vërteta, kuptimi, mirësia ose bukuria.
Paradoksi është se transhendorët nuk janë domosdoshmërisht të lumtur. Ata shpesh mund të ndihen të frustruar kur nuk mund ta realizojnë vizionin e tyre, ose të ndiejnë trishtim për gjëra të tilla si mizoria njerëzore. Por ata janë gjithashtu më të aftë të integrojnë anët e mira dhe të këqija të jetës dhe të ndjejnë më pak keqardhje.
Me pak fjalë, ato integrojnë të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore. Ata kanë aftësinë t’i shohin shumëllojshmërinë e nevojave njerëzore në një mënyrë jo paragjykuese dhe t’i shohin ato jo si konfliktuale, por si pjesë të një tërësie harmonike. Përjetimi i transcendencës do të thotë të pranosh këndvështrime të ndryshme dhe të jesh i hapur ndaj sfidave dhe i vetëdijshëm për pasigurinë e qenësishme në jetën e njeriut.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Nevojat njerëzore janë të gjitha të lidhura ngushtë dhe ndjenja më e madhe e mirëqenies dhe përmbushjes vjen kur ne mund t’i integrojmë ato në një tërësi të shëndetshme. Me nevojat tona të integruara, ne kemi një bazë për rritje dhe vetëaktualizim. Ne e hapim veten ndaj përvojave transhendente dhe mundësisë për t’u bërë vetja më e mirë që mund të jemi.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni më tej: ‘’Ungifted’’, nga Scott Barry Kaufman
Tani që keni mësuar për potencialin tuaj për vetë-aktualizim, mund të jeni të interesuar të thelloheni në atë që autori ka për të thënë për një nga aspektet e tij më të rëndësishme – inteligjencën.
Në ‘’Ungifted’’, Scott Barry Kaufman ofron një mënyrë të re për të kuptuar aftësitë intelektuale, qëllimet personale dhe suksesin. Ai përdor kërkimet më të fundit në neuroshkencë dhe psikologji për të zhbërë mençurinë konvencionale rreth inteligjencës dhe për të eksploruar shumë kapacitete të ndryshme të mendjes njerëzore. Pra, nëse je gati të sfidohesh dhe të frymëzohesh, drejtohu tek pulsimet tona te ‘’Ungifted’’.