Disa vende të botës po bëjnë çdo që kanë në dorë për tu siguruar se makinat elektrike janë standardi i ri i transportit, përfshirë ofrimin e incentivave financiare.
Nëse i keni kushtuar vëmendje, makinat elektrik gradualisht po marrin nën kontroll rrugët. Modelet e elektrifikuara të makinave dikur me motorë me djegie të brendshme janë kudo dhe është e vështirë të mos keni dëgjuar për boomin e makinave elektrike.
Disa vende të botës po bëjnë çdo që kanë në dorë për tu siguruar se makinat elektrike janë standardi i ri i transportit, përfshirë ofrimin e incentivave financiare. Masa të tilla vinë për tu siguruar se adoptimi i makinave elektrike do të vijojë të shënojë boom në mbarë botën.
-
Norvegjia
Shumë vende të botës po promovojnë makinat plotësisht elektrike, megjithatë Norvegjia është një pioner i vërtetë. Vendi skandinav është si ai miku juaj që është gjithnjë i përditësuar me zhvillimet më të fundit kur flasim për makinat elektrike.
Njerëzit u bënë të njohur me makinat elektrike falë Tesla. Por Norvegjia ka aplikuar incentiva për blerjen e makinave elektrike siç është heqja e taksave të importit apo përjashtimi nga TVSH-ja që prej 1990-ës.
Në Norvegji, makina është një blerje më ekonomike sesa të blesh një makinë ma karburant për shkak të incentivave. Vetëm taksa prej 25 përqind e cila nuk aplikohet mbi makinat elektrike bën një diferencë të madhe në blerjen e saj.
Vendi aktualisht po mendon të implementojë incentiva që njerëzit të përdorin transportin publik në mënyrë që të shmangë trafikun nga qytetet.
-
Shtetet e Bashkuara
SHBA-ja është një prej vendeve më të mira për të blerë një makinë elektrike. Mund të mos jetë parajsa e makinave elektrike si Norvegjia, por SHBA-ja ofron shumë përfitime për pronarët e tyre duke filluar me infrastrukturën e saj gjigante e karikimit me rrjete masive si Electrify America dhe Tesla Supercharger Network.
Një drejtues makine elektrike mund të udhëtojë nga lindja në perëndim duke përdorur karikuesit publik, diçka që ishte e padëgjuar deri pak vite më parë. Electrify America ka bashkëpunuar me disa prodhues makinash elektrike për të ofruar karikim falas.
Edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndërhyrë për të promovuar blerjen e tyre. Blerësit përfitojnë një subvencion prej 7500 dollarësh për makinat elektrike.
-
Holanda
Është padyshim vendi më miqësor i biçikletave në botë dhe vendi Europian po bën çdo gjë për tu shndërruar në një prej adoptuesve të parë të makinave elektrike. Qeveria Holandeze ofron disa incentiva për konsumatorët të cilët po konsiderojnë blerjen e një makine të tillë.
E para është subvencioni i blerjes së një makine elektrike në masën e 3350 eurove ndërsa 71 milionë euro ishin shpenzuar në 2022 si pjesë e kësaj politike ekonomike.
Madje ofrohet një subvencion prej 2000 eurosh për blerjen e një makine elektrike të përdorur. Holanda gjithashtu ka një rrjet prej mëse 90 mijë karikuesish për makinat elektrike duke lënë pas vende të tjera si Gjermania me 59 mijë apo Franca me 37 mijë.
Por mbetet punë për tu bërë kur merret në konsideratë infrastruktura Europiane. Lituania përshembull ka një rrjet prej vetëm 200 stacionet karikimi në një kontrast të madh me Holandën.