-0.9 C
Pristina
spot_img

Volkswagen zëvendëson butonët me prekje me butonë fizikë pas kritikave të konsumatorëve

Date:

Share:

Sipas dizajnerit të brendshëm të Volkswagen, kjo do të jetë qasja e re që do të aplikohet për të gjitha modelet, veçanërisht në Europë ku konsumatorët kanë kërkuar më shumë butona fizikë.

Mund të duket si një blasfemi por siç provoi që butonët me prekje në Touch Bar të MacBook Pro nuk ishin një ide e mirë, e njëjta vlen edhe për makinat.

Sipas Autocar, makina koncept elektrike ID.2all e Volkswagen tashmë ka një ndërfaqe të brendshme të përditësuar ku ndryshimi më i dukshëm është zëvendësimi i butonave me prekje me butonë fizikë poshtë ekranit qendror.

Sipas dizajnerit të brendshëm të Volkswagen, kjo do të jetë qasja e re që do të aplikohet për të gjitha modelet, veçanërisht në Europë ku konsumatorët kanë kërkuar më shumë butona fizikë.

Gjatë konferencës së lançimit të Tiguan në Qershor, CEO i Volkswagen Thomas Schafer tha se konsumatorët kishin kritikuar përdorimin e kontrolleve me prekje, veçanërisht në Golf Mk8.

Ai shkoi aq larg sa të thoshte se adoptimi i butonave me prekje kishte dëmtuar besnikërinë e konsumatorëve.

ID.2all është i bazuar në platformën e përditësuar MEB të Volkswagen për makinat elektrike me motorë 223HP dhe mund të arrijë 100km/h nën 7 sekonda.

Makina mund të përshkojë 450km me një karikim të vetëm dhe do të shitet për 25 mijë euro kur të mbërrijë në Europë në 2025. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img