Ndërsa mund të keni përdorur afisha të personalizuara duke përdorur Sticker Maker për WhatsApp Web që kur funksionaliteti u prezantua në 2021, Meta kësaj here vendosi ta sjellë tek smartfonët.
Meta lançoi versionin iOS të aplikacionit WhatsApp Sticker Maker, ndërsa është planifikuar edhe një variant Android. Përdoruesit mund të shfrytëzojnë aplikacionin për të krijuar afisha të personalizuara nga fotot që kanë në telefon duke i bërë bisedat më dëfryese.
Ja sesi të krijoni afishat tuaja për WhatsApp në iOS
Ndërsa mund të keni përdorur afisha të personalizuara duke përdorur Sticker Maker për WhatsApp Web që kur funksionaliteti u prezantua në 2021, Meta kësaj here vendosi ta sjellë tek smartfonët.
Përdoruesit Android duhet të presin më gjatë, por nëse keni një iPhone mund të ndiqni hapat mëposhtë për të personalizuara një afishe:
- Hapni bisedën në WhatsApp dhe klikoni ikonën Sticker ngjitur me fushën e tekstit
- Klikonin ikonën plus (+) në rreshtin e parë të afishave
- Zgjidhni imazhin e dëshiruar nga libraria juaj e fotove
- Do të vëreni një shirit mjetesh në cepin e djathtë lart ku mund të bëni më tutje ndryshime. Për të shtuar tekst në afishe mjafton të klikoni ikonën T
- Mund të ndryshoni ngjyrën e tekstit, të përzgjidhni font të shumëllojshme dhe pasi të keni përfunduar me personalizimin klikoni Done në cepin e majtë lart
- Gjithashtu mund të vizatoni mbi afishe. Për ta bërë këtë mjafton të klikoni ikonën Pencil, zgjidhni ngjyrën e dëshiruar dhe filloni vizatimin.
- Pasi të keni finalizuar afishen klikoni butonin blu Send për ta dërguar tek kontaktet dhe ruajtur në librarinë e afishave
Nëse dëshironi të aksesoni afishen tuaj më pas, e gjitha që duhet të bëni është të klikoni ikonën Sticker në fushën e tekstit. Do të shfaqet në rreshtin e parë. Madje mund ta modifikoni duke klikuar Edit Sticker.