Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
15 ligjet e Pamatshme të Rritjes
Jetojini ato, dhe arrijeni potencialin tuaj!
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mësoni strategjitë inovative për të vazhduar rritjen e vetes.
Të gjithë e kemi përjetuar nevojën për rritje personale në një pikë të caktuar të jetës. Shumë gjëra e nxisin këtë gjë, sikurse një kalim i madh jetësor, një sfidë e re profesionale, apo thjeshtë dëshira për t’u zhvilluar si person.
Për t’u rritur, duhet të përgaditeni për ta lënë zonën tuaj të rehatisë, të ëndërroni shumë, dhe të merrni rreziqe reale. Por ëndrrat vetëm nuk mjaftojnë. Ndryshimi i vërtetë ndodh ngadalë, me kohë, përmes punës dhe përkushtimit të madh. Ju duhet ti kombinoni ëndrrat tuaja më të mëdha dhe më të çmendura me veprimet ditore praktike.
Ja ky vijnë në pyetje këto pulsime. Ata do t’ju mësojnë se si të hiqni dorë nga sfidat që i vendosni vetes dhe të qëndroni të përkushtuar, edhe gjatë atyre kohëve frustruese kur duket se nuk po bëni fare përparim. Duke bashkuar këshillat dhe strategjitë e 15 Ligjeve të Rritjes, ato do të jenë një udhëzues i çmuar për t’i bërë ëndrrat tuaja realitet. Për më tepër, ato do t’ju ndihmojnë të qëndroni të vetëdijshëm gjatë rrugës dhe të zbuloni potencialin që as nuk e dinit se kishit.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse humbjet e dhimbshme mund të turbo-karikojnë rritjen personale;
- Pse ju duhet të ëndërroni shumë, por prapë të jeni realistë; dhe
- Që asnjë rritje nuk ndodh pa komunitetin tuaj.
Ideja kyçe 1
Para se ta filloni udhëtimin tuaj, keni nevojë ta dini kush jeni dhe çfarë dëshironi.
Nuk mund të endeni nëpër xhungël pa një hartë dhe të prisni ta arrini destinacionin tuaj. Në të njëjtën mënyrë, nuk mund të rriteni pa e kuptuar se ku dëshironi të shkoni. Por për shumë njerëz, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet; ta dini se ku saktësisht dëshironi të shkoni nuk është gjithnjë e dukshme.
Pra si mund ta kuptoni? Mënyra më e mirë është ta njihni veten dhe çfarë dëshironi. Kjo mund të jetë gjë sfiduese për ta arritur, natyrisht. Por nëse ja bëni vetes këto pyetje kyqe, atëherë do të jeni në rrugën e duhur.
Pikë së pari, pyeteni veten se a jeni të lumtur me atë që po bëni tani. A ju bën puna të ndiheni të përmbushur dhe pasionantë? A e filloni ditën me pranëverë në hapin tuaj? Apo ndiheni letargjikë, i lodhur dhe irritues? Nëse është kjo e fundit, ju me të vërtetë nuk jeni duke bërë atë që ju përmbush.
Pra çfarë ju përmbush? Përgjigja për atë pyetje është aq unike sa shenjat e gishtërinjëve tuaj; është specifike për personalitetin tuaj, vlerat tuaja dhe ëndrrat tuaja. Në mënyrë që ta identifikoni atë, duhet ta vëzhgoni veten nga afër.Vërejeni kur diçka që ju ‘’ndrit’’ ju lëviz, apo ju bën veqanarisht të emocionuar. Mendoni për herat në jetën tuaj që jeni ndjerë të dobishëm dhe të vlerësuar nga njerëzit rreth jush.
Sapo ta keni zbuluar çfarë dëshironi të bëni, duhet të ndaleni për një kontrollë të shpejtë realiteti. A është ëndrra juaj e realizueshme? Po, ëndrrat duhet të ju marrin përtej realitetit tuaj të tanishëm-ja pse quhen ëndrra. Por nëse ëndrra juaj është të bëheni lojtar basketbolli profesionist, dhe i urreni ushtrimet dhe keni kordinim të tmerrshëm, atëherë ëndrra juaj është në fakt diçka tjetër: një fantazi. Një ëndërr e arritshme duhet të përshtatet me talentet dhe aftësitë tuaja. Kur ta keni kuptuar se ëndrra juaj është potencialisht e arritshme, atëherë duhet ta pyesni veten pyetjen tjetër: Pse dëshironi ta bëni atë?
Kjo është një gjë vërtetë e rendësishme.Keni nevojë ti nuhasni agjendat e fshehura që mund ti keni. Për shembull nëse doni ta bëni një Phd sepse jeni pasionantë për të mësuar, por në fakt ju duhet ti impresiononi njerëzit, dhe do të hyni në telashe.
Tani çfarë ka të keqe nëse dëshironi ti impresiononi njerëzit! Por me siguri nuk është motiv mjaft i madh për ta marrë ju një program rraskapitës Phd. Më e rëndësishmja, ju me siguri do ta bënit këtë për dikë tjetër, gjë që nuk do t’iu bënte të lumtur në periudhë më afatgjatë. Çfarë duhet të bëni është ta gjeni një pasion që do të ju bëjë të lumtur thjesht duke e ndjekur atë.
Ideja kyçe 2
Rritja personale nuk do të ndodhë vetëvetiu.
Flokët tuaja rriten vetë. Kështu rriten lulet, nëse ju jipen mjaft ujë dhe dritë dielli. Por rritja personale, emocionale dhe spirituale-nuk ndodh ashtu thjeshtë natyrshëm me kohën.
Ashtu sikurse që lulet kërkojnë drite dielli, rritja personale kërkon qëllim. Prandaj duhet të mendoni me kujdes për atë që doni, në çfarë drejtimi po shkoni, dhe çfarë hapash duhet të merrni për të arritur atje.
Por qëllimi vetëm nuk mjafton. Ju duhet ti vëni qëllimet tuaja në praktikë duke ndërmarrë veprime-jo nesër, jo muajin tjetër kur të keni zbrazetirë në kalendarin tuaj, por tani.
Ja ku shumica e njerëzve ngecin. Ata vazhdojnë ta presin një moment mitik të së ardhmes kur do të kenë mjaftueshëm para dhe kohë për ti ndjekur në mënyrë aktive ëndrrat e tyre. Apo të presin derisa të ndihen të motivuar apo të frymëzuar mjaftueshëm për të filluar.
Problemi me pritjen e situatave të duhura është se rritja personale mund të jetë e frikshme; ju përballeni me frikat tuaja të shumëta dhe duhet të merreni me parehatinë e pasigurisë dhe cenueshmërisë tuaj. Shumica e njerëzve, natyrisht, kanë aftësi reale për shmangjen e gjërave të frikshme. Dhe kështuqë ai moment perfekt kur ndiheni për të punuar në vetë-zhvillimin tuaj, nuk arrin asnjëherë.
Për ta kaluar frikën, duhet ta pranoni se rritja është natyrshëm e parehatshme-dhe se do të bëni shumë gabime përgjatë rrugës sepse jeni duke provuar ti bëni gjërat që nuk i keni bërë asnjëherë më parë.
Sapo ta keni pranuar këtë, duhet të filloni. Vetëm bëjeni, edhe pse nuk keni mjaftueshëm para, edhe nëse jeni kujdesur për fëmijët tuaj gjithë ditën, dhe vërtetë ndiheni sikur doni të bëheni troq në divan para TV gjithë ditën.
Esenca e motivimit është se ai vie me veprime, jo para tyre. Pra, në të njëjtën mënyrë që ju tërhiqni veten në palestër, por dilni rrezatues dhe të motivuar për të ushtruar më shumë, duhet të filloni të punoni në rritjen tuaj personale në mënyrë që të merrni motivimin për të vazhduar.
Ideja kyçe 3
Për të qenë i suksesshëm, duhet të kërkoni ndihmë.
Ta dini çfarë dëshironi nuk është gjëja e njëjtë sikurse ta dini si ta merrni atë. Ta dini se dëshironi ta ndërtoni shtëpinë e ëndrrave tuaja është fillim i mirë. Por për ta ndërtuar, ju duhet nje plan.
Pra sapo ta dini çfarë dëshironi, si e merrni atë? Në fund të fundit, fillimi i një projekti lodhës është e vështirë. Me siguri nuk do të vijë natyrshëm.
Një nga mënyrat më të mira për të filluar është të kërkoni ndihmë. Të tjerët kanë pasur vështirësi të ecin përgjatë asaj rruge përpara jush, dhe ata mund të ju mbështesin. Thuani ëndrrat tuaja me zë, edhe nëse kjo ju bën të ndiheni të lëndueshëm dhe të marrë. Ndarja e vizionit me botën është hap kyq drejt realizimit të tij.
Po aq e rëndësishme është se me kë i ndani ëndrrat tuaja, kështu që rrethojeni veten me njerëz që janë po aq të përkushtuar ndaj rritjes sa ju. Njerëzit rreth jush do të kenë një ndikim të madh në suksesin tuaj. Ata ose do t’ju ngrenë lart dhe do t’ju mbështesin, ose do t’ju tërheqin poshtë me apatinë dhe kritikat e tyre të padobishme. Kërkoni njerëz në rrjetin tuaj që janë kureshtarë, të përulur dhe të etur për të mësuar. Kur t’i keni gjetur, kërkojuni që t’ju mbajnë përgjegjës në përcaktimin dhe përmbushjen e qëllimeve që do t’ju afrojnë më shumë me ëndrrën tuaj. Të kesh përgjigje ndaj njerëzve të tjerë është një motiv i fuqishëm për t’i bërë gjërat.
Tjetra, kërkoni njerëz që janë duke bërë çfarë ju do të dëshironi të bënit. Këta njerëz do të jenë mësuesit tuaj. Edhe nëse nuk mund ti takoni ballë për ballë, do të jeni në gjendje të gjeni pasuri frymëzimi duke u njohur me punën e tyre. Nëse ëndrra juaj është të bëheni intervistues, për shembull, dhe Oprah është inspirimi juaj, nuk keni nevojë të shkoni tek shtëpia e saj për drekë në mënyrë që të mësoni prej saj. Hyni online dhe shikoni intervistat e saj. Studimi i njerëzve që po bëjnë atë që ju dëshironi është njëra nga mënyrat më të mira për të mësuar!
Ndonjëherë do të jeni shumë me fat dhe do të gjeni dikë që është i përgatitur t’ju udhëzojë intensivisht. Kjo është mënyra më e mirë për të mësuar. Ruajini mentorët tuaj. Respektoni kohën e tyre duke u përgatitur për çdo seancë dhe gati për të absorbuar sa më shumë njohuri të jetë e mundur.
Ideja kyçe 4
Bëhuni duartrokitësi juaj më i mirë.
Ndihma e njerëzve të tjerë është shumë e dobishme, por përfundimisht keni nevojë ta mbështesni dhe inkurajoni veten. Prapë, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Shpesh kritiku më i zëshem vie nga brenda.
Jo çdokush është natyrshëm me vetëbesim. Duke u rritur, shumë prej nesh kemi mësuar madje të mos besojmë në veten tonë. Në vend të kësaj, jemi mësuar ti vëmë në pikëpyetje vetet dhe aftësitë tona. Për ata që janë rritur në një mjedis të dhunshëm, mesazhet e brendshme negative do të jenë edhe më të zëshme. Të mësoni ta vlerësoni veten tuaj përkundër gjithë negativitetit që keni përbrendësuar nuk do të jetë e lehtë-por është e mundur, dhe ja vlen ta bëni.
Së pari, duhet të filloni ta dëgjoni monologun tuaj të brendshëm me shumë kujdes. Çfarë lloj gjërash i thoni vetes tuaj në kokë.? A e kritikoni veten tuaj që asnjëherë nuk bëni mjaftueshëm, apo e ndëshkoni veten kur bëni një gabim? Nëse e bombardoni veten me mesazhe negative gjithë ditën, do të jetë e vështirë të qëndroni të motivuar dhe të sigurtë mjaftueshëm për të marrë rreziqe. Identifikimi i këtyre mendimeve dhe besimeve negative është hapi i parë drejt ndryshimit të tyre.
Sapo ta keni bërë këtë, ju duhet ta merrni hapin tjetër; filloni ndryshimin. Kur e kapni veten duke synuar një përrua abuzimi ndaj vetes për ngatërresa, mund të ndryshoni me vetëdije narrativën në kokën tuaj. Kujtojini vetes se është normale të bëni gabime dhe se jeni të guximshëm për të marrë rreziqe. Mund të ndihet e panatyrshme në fillim, por me praktikë të mjaftueshme do të bëhet natyrë e dytë.
Së treti, duhet të pushoni së krahasuari veten me njerëzit e tjerë. Udhëtimi juaj është veqanarisht i juaji, dhe ajo që njerëzit e tjerë bëjnë është veten hutim. Ju jeni personi i vetëm me të cilin duhet ta krahasoni veten. Sigurohuni që po jetoni sipas qëllimeve dhe vlerave tuaja-dhe të askujt tjetër! Merrni kohë për të shijuar fitoret tuaja, të mëdha dhe të vogla, dhe pranoni se sa ju kushtoi për të arritur atje.
Hapi i katërt dhe i fundit është të shfrytëzoni çdo mundësi që mund të merrni për të kontribuar në jetën e njerëzve të tjerë. Shpesh, kur ndiheni i vogël dhe i parëndësishëm, nuk mund ta imagjinoni se mund të bëni një ndryshim me dikë tjetër. Akti i daljes atje dhe përdorimi i aftësive tuaja për mirë nuk do të jetë vetëm i dobishëm për botën; do t’ju japë një pasqyrë të re për atë që jeni të aftë.
Ideja kyçe 5
Bëhuni të durueshëm; rritja reale është e kohëpaskohshme dhe jodramatike.
Nëse jeni rritur në një dietë të filmave të Hollivudit, me siguri jeni mësuar ta shihni ndryshimin të paketuar dukshëm dhe në mënyrë dramatike: një matematicient vërshohet nga frymëzimi dhe e shkruan përgjigjen një enigme të pamundur! Një grua ndiqet nga i dashuri i saj në aeroport dhe ai i propozon asaj para qindra shikuesve.
Momente të tilla dramatike janë ushqim perfekt për filmbërëseit. Në jetën reale, sidoqoftë, janë gjërat më konvencionale-ato gjëra që përfundojnë duke e thyer dyshemenë e dhomës-ato që shpiejnë në rritje reale. Filmat nuk i thonë matematicientit të zgjohet çdo mëngjes dhe të gjejë numra nga askundi, dhe ta bëjë të njëjtën gjë të nesërmen. Ata nuk e shfaqin një grua të re duke vuajtur nëpër takime të panumërta të mërzitshme të Tinderit para se ta gjejë personin e duhur.
Rritja reale është e ngadalshme, e kohëpaskohshme, dhe shpesh, frustruese. Ajo nënkupton të ndërmerrni veprime të vogla për çdo ditë, duke qenë në kërkim të ambicieve tuaja.Në mënyrë që të vazhdoni kur nuk mund të shihni ndonjë progres të menjëhershëm, kërkon shumë durim dhe disciplinë kokëfortë.
Ajo poashtu kërkon që të filloni ti vlerësoni proceset e të mësuarit në vend se ti vlerësoni vetëm rezultatet e tij eventuale. Të mësuarit dhe rritja janë emocionuese në vetëvete! Nëse i shikoni disa nga mendjet më të ndritura, do ta kuptoni se ato janë më kurreshtaret. Pa marrë parasysh se çfarë njohurish kanë, ato janë gjithnjë të etura për të ditur më shumë, dhe modeste mjaftueshëm sa për të vazhduar duke bërë pyetje.
Në mënyrë që të qëndroni të motivuar, do të ju duhet ti mbani qëllimet tuaja në mendje dhe ta kujtoni se sa më i madh dhe sa më mbresëlënës që të jetë vizioni, aq më shumë kohë do të ju marrë për ta përmbushur atë. Mendoni për domatet krahasur me mollat. Domatet piqen brenda disa mujave dhe mund të këputen nga trungu. Por me brymën e parë, trungu i saj prishet vetë.Nëse e krahasojmë me mollën, mollave ju duhet tri vite për tu rritur në gjatësi dhe për ta dhënë frutin e tyre më të mirë. Por ato vazhdojnë të lulëzojnë, vit pas viti. Prandaj investimi në kohë dhe durim për vizionin tuaj shpie në rritje të madhe, të qëndrushme sikurse ajo e trupit të mollës.
Rritja e ngadaltë dhe në rritje mund të mos ju japë atë nxitim kinematografik të adrenalinës. Por mund t’ju japë diçka edhe më të mirë: kënaqësinë e përditshme të aplikimit të mendjes suaj në diçka që e keni të pasionuar dhe njohurinë se jeni duke ndjekur ëndrrat tuaja.
Ideja kyçe 6
Për ta përmbushur vizionin tuaj, ju duhet të jeni strategjikë dhe sistematik.
Puna e madhe është e mrekullueshme, por nuk është gjithçka. Sikur çdokush që ka rënë në ujë të thellë e din, se është e mundur të hargjoni shumë energji dhe të mos mbërrini askund.Mund të vrapojmë si minjë në rrotë, duke u munduar sa më shumë që të jetë e mundur ti arrijmë ëndrrat tona, dhe prapë të mos ja arrijmë.
Puna e madhe dhe biznesi në vetëvete nuk mjaftojnë për të na shtyer atje ku duam të shkojmë; për të qenë vërtetë të suksesshëm, ne duhet të bëjmë strategji dhe të zhvillojmë sisteme të përditshme që na ndihmojnë ti arrijmë qëllimet tona.
Për ta bërë atë, ne duhet të pushojmë së qenit të zënë-së paku për një kohë-dhe të ndajmë pak kohë për të menduar dhe për të krijuar një strategji.Për shembull, në fund të çdo viti autori i rishikon 365 ditët e mëparshme. Ai i shikon të gjitha takimet dhe anagazhimet e të folurit dhe i vlerëson ato, duke e pyetur veten se cilat kanë qenë më të mirat në kohën e tij. Ai poashtu e kontrollon balansin punë-jetë: A ka pasur mjaftueshëm kohë për familjen dhe shokët.
Llogaritja e çdo ore të vitit të kaluar ja mundëson atij ta ndërtojë suksesin e tij dhe të bëjë ndryshime për vitin që vjen, duke vënë në prioritet atë që do të bëjë me kohën e tij. Një vit, ai e kuptoi se koha më produktive e shkrimit dhe të menduarit të tij ishte në mëngjes. Prandaj ai ndaloi oraret e takimeve gjatë asaj ore dhe i ruajti ato për pasdite, kur prirej të ishte më pak produktiv.
Nuk është e domosdoshme ta rishikoni çdo ditë të vitit për të qenë i suksesshëm. Por ju duhet të ndani pak kohë anash për të reflektuar në hapat që keni marrë për tu rritur dhe për ti arritur ëndrrat tuaja.A e keni kaluar kohën tuaj si duhet, apo a keni shkuar në konferenca dhe jeni kthyer në shtëpi me asgjë tjetër pos me dhimbje koke? Mënyra se si e keni organizuar zyrën tuaj ndihmon apo pengon përparimin tuaj? Pasi të keni menduar për këtë, mund t’i drejtoheni sistemeve pragmatike që mbështesin suksesin tuaj, si zhvillimi i një mënyre të re për të depozituar letra ose shkuarja në një seminar për të forcuar aftësitë tuaja.
Ky është një proces i vazhdueshëm i reflektimit dhe vlerësimit, që nënkupton se duhet të vazhdoni të vlerësoni se sa mirë po funksionojnë sistemet tuaja. Çfarë rezultatesh të matshme do të donit të shihnit në disa javë apo muaj? Apo pas një viti të tërë? Dhe si do të jeni në gjendje ta masni nëse keni qenë apo jo i suksesshëm? Vendosja e qëllimeve të qarta – si një objektiv specifik për numrin e klientëve të rinj që dëshironi të tërhiqni brenda tremujorit të ardhshëm – do t’ju ndihmojë t’ju mbani në rrugën drejt suksesit.
Ideja kyçe 7
Përvojat e dhimbshme mund ta nxisin rritjen.
Të gjithë e dimë se jeta i ka ngritjet dhe uljet e saja. Dhe, natyrshëm, shumica prej nesh do ti shmangnim më përpara uljet. Kush dëshiron të përjetojë humbje apo të jetë ballë për ballë me të vërtetat e papëlqyeshme për vetëveten?
Sado që dëshirojmë t’i shmangim ato, përvojat e dhimbshme në fakt mund të na ndihmojnë të rritemi. Autori pësoi një atak në zemër kur ishte 51 vjeç. Ishte një përvojë torturuese, por e shtyu atë të fillonte të mbante dietë dhe të ushtronte. Në një farë mënyre, ataku në zemër i shpëtoi jetën duke e detyruar të trajtonte shëndetin e tij para se të ishte tepër vonë.
Sidoqoftë, ndryshimi real ndodhi jo për shkak të sulmit të zemrës, por për shkak të mënyrës se si autori i ishte përgjigjur atij. Ai do të mund të kishte vendosur që, meqenëse shëndeti i tij po shuhej edhe ashtu, ai duhet ta shijojë kohën që i ka mbetur dhe të kënaqet sa më shumë që të jetë e mundur. Apo ai do të mund të ishte zemëruar dhe të ishte mbytur në keqardhje. Asnjëra prej këtyre reagimeve nuk do ta kishte ndihmuar atë të jetonte më gjatë, dhe ato nuk do të kishin çuar poashtu në asnjë lloj rritjeje personale.
Frikësimet e shëndetit nuk janë gjëja e vetme që nuk mund ta kontrollojmë gjithmonë. Shumë përvoja të dhimbshme, sikurse humbja apo dështimi, vijnë tek ne deshtëm ne ose jo. Dhe kur fillojmë të ëndërrojmë për marrjen e rreziqeve të mëdha, ne në mënyre të pashmangshme fillojmë të guxojmë më shumë dhe dështojmë njësoj. Kjo mund të nënkuptojë se ne fillojmë të ndihemi sikurse edhe më shumë gjëra po na rrëshqasin nga kontrolli.
Por ne mund ta kontrollojmë se si reagojmë ndaj dhimbjes-dhe si e interpretojmë atë që na ndodh. Në vend se të ndihemi si viktimë, ne mund ta pyesim veten se si mund të na ndihmojë kjo përvojë e dhimbshme të rritemi. Cfarë mund të na mësojë ajo? Nëse kemi bërë një gabim, çfarë hapash praktikë mund të marrim për t’u siguruar që rezultati do të jetë ndryshe herën tjetër? Nëse i bëjmë këto lloje të pyetjeve, do të fitojmë njohuri jetike për vetëveten dhe do të mësojmë si të zhvillojmë shkathtësi dhe kapacitete të reja për tu marrë me situatën.
Nëse gjithçka është duke shkuar mirë, ne asnjëherë nuk do ta kemi atë motivin urgjent për tu rritur. Përvojat e dhimbshme e nxjerrin kreativitetin tonë natyral dhe inovacionin. Ato e sfidojnë rritjen tonë.
Pra, ndërkohë që instinkti ynë mund të jetë të ikim nga dhimbja, ka shumë për të fituar duke u përballur me të.
Ideja kyçe 8
Fokusohuni në zhvillimin e karakterit, dhe suksesi i jashtëm do të pasojë.
Imagjinoni që ëndrra juaj është të filloni një biznes. Si pjesë e ndjekjes së kësaj ëndrre, ju po përpiqeni furishëm të jeni financiarisht pagues. Zhvillimi personal me siguri do të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj-kush ka kohë për këtë kur egzistojnë klienta për ti fituar përpara planeve biznesore për të shkruar?
Por ju jeni burimi i çdo gjëje që beni. Nëse nuk zhvilloni një karakter të mirë, karakteristika sikur ndershmëria dhe integriteti, atëherë çfarëdo që ndërtoni do të ketë një themel të dobet. Thuani se doni të zhvilloni një plan biznesi premtues-mund të jetë një mundësi e mahnitshme-por nëse njerëzit ndihen sikur nuk mund t’iu besojnë, atëherë ata nuk do të jenë të gatshëm për të investuar.
Mund të mendoni se karakteri është diçka me të cilin keni lindur, sikurse shenjat e gishtërinjëve. Dhe kjo është pjesërisht e vërtetë. Jeta juaj e hershme dhe vlerat me të cilat jeni rritur padyshim se ju kanë ndikuar. Por lajmi i mirë është se karakteri real është diçka që mund ta zhvilloni vetëdijshëm. Diçka aq thlbësore është aktualisht brenda kontrollit tuaj.
Duhet të filloni të fokusoheni në zhvillimin e vetes tuaj nga brenda jashtë, jo vetëm nga jashtë brenda. Shtoni ato që i shpenzoni në veshje, grim dhe rregullime flokësh. Apo një laptop i bukur apo iPhone-i i fundit. Pastaj ndani disa nga ato para në aktivitetet që e pasurojnë shëndetin tuaj emocional dhe shpirtin. Mund të jetë shkuarja në një seancë stërvitore, dëgjimi i operës ose ndjekja e një seminari frymëzues. Bëjeni prioritet të ushqeni jetën tuaj të brendshme po aq sa të ushqeni jetën tuaj të jashtme.
Pastaj sigurohuni që çfarëdo që bëni, ta bëni me integritet; ajo që besoni dhe ajo që thoni se besoni duhet të jenë në harmoni të plotë. Nëse janë, ju do të flisni në mënyrë autentike, gjë që do t’iu jepë fjalëve tuaja fuqi reale. Fjalët që i thoni do ti komunikojnë idetë tuaja tek të tjerët dhe ata do ta ndajnë vizionin tuaj me ju sepse ju jeni sinqerisht pasionant për besimet tuaja.
Përfundimisht, për të zhvilluar një karakter të vërtetë, gjithnjë bëhuni i hapur ndaj kritikës. Në vend se ti rezistoni komenteve negative, shihni ato si një dhuratë. Në fund të fundit, dikush po gjen kohën për t’ua gjetur dobesitë tuaja. Kuptojeni se puna e ndërtimit të karakterit është një qështje e gjatë dhe asnjëherë nuk do të përfundojë. Gjithnjë do të jeni në progres, gjë që mund të jetë skenari më i mirë i mundshëm.
Ideja kyçe 9
Për të fituar, duhet ta pranoni humbjen.
Këtë gjë e kemi parë të ndodhë në fushë të lojës: një katërvjeqar do të jetë duke luajtur me një lodër argëtuese kur një tjetër fëmijë hyn dhe ja merr atë nga duart e saj. Si përgjigje, ajo lëshon një ulërimë tërbimi dhe dëshpërimi.
Ne mund të mos i shfaqim emocionet tona aq hapur, por shumë prej nesh i përjetojnë të njëjtat emocione kur na duhet të heqim dorë nga diçka si të rritur. Por e tërë rritja përfshin humbje në formë të kompromiseve. Koha dhe burimet e tjera janë të kufishme, prandaj të thënit po një gjëje pashmangshmërisht do të nënkuptojë ti thoni jo një tjetre.
Pranimi i humbjes nënkupton të bëhemi të qëllimshëm në bërjen e kompromiseve. Ajo poashtu siguron që ajo që humbim përkthehet në fitim më të madh.
Autori ka bërë pesë kalime karriere të mëdha në jetën e tij, dhe në pesë prej tyre, ai mori një ulje rroge. Por ai vendosi që humbja e parave ja vlente fitimit në rritjen e mundësive. Sikur ai të mos ishte përgaditur për ti pranuar ato humbje, karriera e tij do të kishte qenë shumë më e sigurtë-por poashtu shumë më pak shpërblyese personalisht dhe financiarisht sesa që është sot.
Paratë nuk janë gjëja e vetme që autori i bëri kompromis. Ai poashtu hoqi dorë nga siguria kur i ndërroi profesionet. Ai kaloi nga të qenit pastor në folës publik në botën e biznesit, dhe nga të qenit folës për shkrimin e librave, dhe nga shkrimi në themelimin e një organizata jofitimprurëse. Secila prej këtyre lëvizjeve i kërkuan atij ti bënte kompromis rolet në të cilat ai kishte vetëbesim se ishte i mirë për ato në të cilat ai ishte shumë i papërvojë dhe jo aq i mirë në to-së paku, jo në fillim.
Mund të jetë sidomos e vështirë të bëni kompromise kur tashmë jeni i suksesshëm.Në fund të fundit, sa më lartë që shkoni, aq më shumë keni për të humbur. Por të qenit i vetëkënaqur do t’ju pengojë të arrini potencialin tuaj të plotë.
Natyrisht, jo të gjitha kompromiset ja vlejnë.Ketu vlerat tuaja janë çelësi.Nëse jeni të përkushtuar të kaloni kohë me familjen tuaj, atëherë një mundësi biznesi që merr shumë kohë zgjimi asnjëherë nuk do të jetë përmbushëse.Nëse të qenit kreativ është ajo që ju bën më së shumëti të ndiheni gjallë, atëherë bërja e një pune ku i zbatoni planet e të tjerëve nuk do t’iu kënaqë-pa marrë parasysh sa e lartë është paga!
Por kur identifikoni një mundësi që do t’ju zgjerojë vërtet në një mënyrë pasuruese, mos hezitoni ta bëni atë – edhe nëse çmimi duket i lartë.
Ideja kyçe 10
Për tu rritur vërtetë, keni nevojë të kontriboni për të tjerët.
E keni dëgjuar ndonjëherë thënien ‘’Asnjë njeri nuk është ishull?’’ Kjo thënie ka kuptim sepse jetët tona jetohen në komunitete-në familje, kompani, grupe kishe, rrethe thurjesh, dhe grupe prindërimi.Shtuar kësaj, sukseset tona nuk janë asnjëherë vetëm tonat, sepse ne jemi ushqyer dhe mbështetur nga familja, mësuesit, mentorët, kolegët, shokët dhe shumë të tjerë.
Duke e ditur këtë, dhe duke praktikuar mirënjohjen, kjo do të na bëjë vetëm të rritemi më shumë-siq do ta bëjë të qenit të sigurtë se nuk jemi duke marrë vetëm mbështetje, por poashtu duke menduar si t’ua japim atë të tjerëve.
Filloni duke pyetur veten se çfarë do të donit të bëjnë të tjerët për ju. Pastaj sigurohuni ta bëni të njëjtën për njerëzit e tjerë. Kjo mund të aplikohet në çdo fushë të jetës tuaj.Nëse dëshironi që gruaja juaj të kishte më shumë konsideratë për larjen e enëve, praktikoni konsideratën në një fushë që është me rendësi për të kur mund të jeni duke çaluar tashmë.Nëse dëshironi të punoni në një ambient kur vlerësoheni për aftësitë tuaja, sigurohuni që çdokush me të cilin punoni e di që përpjekjet tuaja nuk shkojnë të pavërejtura.
Nëse jeni lider, mund të kontriboni në mirëqenien e punëtorëve tuaj duke krijuar një ambient pune që gjithmonë keni dashur ta keni. Modeli i mirë i lidershipit që njerëzit e tjerë mund ta shohin dhe të mësojnë prej tij.
Jetojmë në një epokë të konsumit të madh, ku pothuajse çdokush duket të jetë i vendosur për të marrë më shumë të mira materiale, më shumë para, dhe më shumë prestigj. Ndjekja e rritjes personale mund të kthehet në një komoditet tjetër të cilën njerëzit duan ta grumbullojnë dhe ta përdorin në përparësi të tyre.
Por rritja reale nuk funksionon kështu. Në fakt, ajo funksionon më mirë nëse e ndani atë me botën.Nëse autori do të kishte dashur ta mbajë urtësinë e tij të fituar me vështirësi vetëm për vete, ai asnjëherë nuk do të ishte frymëzuar për të filluar një biznes trajnimi dhe për ti inkurajuar të tjerët ti transmetojnë mësimet e tij. Ai nuk do të kishte filluar akademinë e tij të udhëheqjes jofitimprurëse, e cila doli të ishte një nga gjërat më përmbushëse që ai ka bërë ndonjëherë. Kur ai i dha lirisht njohuritë e tij botës, ai u shpërblye nga një karrierë më interesante – dhe më e madhe – nga sa mund të kishte ëndërruar ndonjëherë.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Ka shumë gjëra në jetë që nuk mund ti kontrollojmë, por lajmi i mirë është se rritja personale është gjithnjë e arritshme. Ne e zhvillojmë veten kur marrim përgjegjësi dhe i përkushtohemi shfrytëzimit të fatkeqësisë për ta shpejtuar rritjen tonë. Të keni një strategji të mirë për trajtimin e sfidave dhe të punoni në mënyrë të vazhdueshme do të na mundësojë ti arrijmë qëllimet tona. Rritja personale kërkon humbje, pasiguri, dhe një gatishmëri për të bërë gabime. Por parehatia është çmim i vogël për ta paguar për kënaqësinë e kalimit të potencialit tuaj, përsëri dhe përsëri.
Këshillë vepruese:
Kultivoni një mendje të fillestarit.
Vetëkënaqësia është armiku i rritjes personale. Një ushtrim i dobishëm për ta shkundur veten tuaj është të bëni diçka krejtësisht të re dhe intimiduese. Sikurse bashkangjitja në një orë tangoje. Apo të regjistroni një llogari për një kurs në kaligrafi. Apo të improvizoni një tregim me mikrofon të hapur. Mësimi i aftësive të reja do të ju ndihmoje ta zhvilloni një mendje fillestari-një që është vazhdimisht kurreshtare dhe e hapur.
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni më pas: ‘’21 mësimet e pakundërshtueshme në lidership’’, nga John C. Maxwell
Ashtu siq keni mësuar, egzistojnë shumë strategji për shpejtimin e rritjes personale. Por këto strategji nuk janë të dobishme vetëm në nivel personal; ato munden poashtu të ju fuqizojnë në udhëheqje. Ja në çfarë përqendrohet autori John C.Macwell në ‘’21 mësimet e pakundërshtueshme në lidership’’. Ai demonstron se askush nuk është i lindur lider-por lidershipi është një aftësi që mund të zhvillohet në mënyrë të vetëdijshme.
Duke qenë konsistent dhe duke fituar besim, duke qëndruar kureshtar dhe i hapur ndaj kontributit të kolegëve tuaj dhe duke krijuar ekipe fituese me talente të ndryshme dhe vizion të përbashkët, çdokush mund të mësojë udhëheqje. Pra, nëse doni të bëheni një udhëheqës efektiv, frymëzues, i cili ka një ndikim të vërtetë në komunitetin tuaj, ”21 ligjet e pakundërshtueshme të lidershipit” janë një vend i shkëlqyer për të filluar.