1.6 C
Pristina
spot_img

7 ndryshime në qeveri, Rama i dërgon Presidentit për dekretim emrat e rinj e 7 ministrave

Date:

Share:

Në bazë të Kushtetutës kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj.

Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, kryeministri Rama prezantoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. Nga ndryshimet e bëra u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet.

Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku. Shefi i qeverisë bëri me dije se posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit.

Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit. Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në Ministrinë e Finanacave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.

Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, ku do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.

MINISTRAT E RINJ

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministre e Sportit dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

Ministrisë i Shëndetësisë, Albana Kociu

Ministri Shteti për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img