29.7 C
Pristina
spot_img

BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi e konvertimi i valutave të tjera në euro

Date:

Share:

Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi i valutave të tjera në euro.

Në një njoftim në Facebook, BQK-ja ka thënë se këmbimet valutore mund të kryhen në Kosovë në të gjitha institucionet apo këmbimoret të cilat janë të licencuara nga BQK-ja për të ofruar këtë shërbim.

BQK-ja gjithashtu ka treguar se a mund të përdoren si mjet pagese valutat tjera joeuro, njofton Klankosova.tv.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim”, njofton BQK-ja.

Rregullorja për Operacione me Paratë e Gatshme

Ndërkaq, një ditë ditë më parë, BQK-ja ka sqaruar edhe si rregullorja e re mundëson pranimin e fondeve me valuta tjera prej euros, përfshirë dinarin.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensione apo pagat e tyre nga cilido vend, përfshirë Serbinë, në llogaritë e tyre bankare, në euro, përmes bankave apo institucioneve tjera financiare të licencuara nga BQK e që operojnë në vend”, thekson BQK, transmeton KlanKosova.tv.

“Ato mund të pranohen në cilëndo valutë nga banka dhe do të konvertohen në euro, pastaj nëse qytetarit i nevojiten për shembull në dinarë, mund t’i konvertojnë në cilëndo këmbimore të licencuar”, thuhet në njoftimin e BQK-së. BQK sqaron se si rregullorja e re mundëson pranimin e foneveve me valuta tjera prej euros, përfshirë dinarin

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img