-3.8 C
Pristina
spot_img

Grupet më të mëdha me investime në Kosovë e rajon – Grupi BALFIN me shtrirjen më të madhe

Date:

Share:

Kosova dhe rajoni gjithnjë e më shumë shihen si një treg me mundësi të reja. Në renditjen e grupeve më të mëdha të Ballkanit Perëndimor,  me investime në Kosovë dallon grupi BALFIN, i cili përfaqësohet nga 3 kompani; Neptun Kosova dhe Kid Zonë si edhe përfaqësi të Real Estate.

Grupi BALFIN përfshin mbi 50 kompani dhe operon në 10 vende në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlera e Aseteve të Grupit është 2.1 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2022. Grupi BALFIN është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sot është i pranishme në Austri, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Zvicër, Holandë dhe së fundmi në Shtetet e Bashkuara përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.

Balfin Real Estate ka një zyrë përfaqësie në Prishtinë që ofron shërbime në fushën e pasurive të patundshme. Shitjet me pakicë në Grupin BALFIN përbëhen nga Neptun, ose kompania më e madhe e produkteve elektronike për konsumatorin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga kompania KidZone International, e cila përfaqëson produktet Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Kid Zone Kosova është kompania e tretë e grupit Balfin mes ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë Ajo operon në shitjen me pakicë të lodrave dhe artikujve jo-ushqimorë nën markën Jumbo.

Në Kosovë grupi BALFIN është përqëndruar në tregëtinë me pakicë, por aktivitetet e Grupit përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Në një intervistë për SeeNews “100 shoqëritë më të mëdha në Evropën Juglindore për vitin 2022”, Edlira Muka, CEO e grupit BALFIN pohon se të ardhurat bruto të grupit arritën në 750 ilionë euro në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 11%.

“Të ardhurat bruto të grupit, nga aktiviteti në Shqipëri, rajon e Europë, arritën në 750 milionë euro, me rritje 11%. Deri tani, secila nga shoqëritë e grupit ka performuar mirë, duke iu përmbajtur parashikimeve dhe strategjisë së rritjes. Arsyeja kryesore që qëndron pas kësaj performance pozitive janë një sërë investimesh si pjesë e një strategjie afatgjatë. Përafërsisht 85 milionë euro janë investuar në vitin 2022 dhe pjesa më e madhe e kësaj shume në Austri, Zvicër, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka theksuar ajo.

 

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img