Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Sprintet e Strategjisë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Çlirojeni potencialin tuaj të biznesit.
Imagjinojeni këtë: jeni duke vrapuar në një marathonë, por në vend të një terreni të njohur, ju është dhënë një top me fije të ngatërruara për ta ndjekur. Mirësevini në botën e biznesit! A nuk është njëjtë sikur të përpiqeni ta zgjjidhni një nyje komplekse? Keni ëndrra, plane, dhe strategji, por kthimi i atyre në sukses të prekshëm ndonjëherë mund të duket si një gjë e pamundur.
Nëse e keni gjetur veten ndonjëherë duke dëshiruar të ndiqni një shteg të drejtë e të qartë në botën e egër të rritjes së biznesit, atëherë lutjet tuaja janë pranuar. Imagjinoni transformimin e biznesit tuaj në atë që autori e quan ‘’kategoria një,’’ duke ndërtuar një narrativë tërheqëse rreth brendit tuaj, duke dizajnuar një plan rritjeje me mjeshtri, dhe duke e zotëruar menagjimin e kohës sikurse një profesional, dhe duke i kthyer komentet e konsumatorit në një minierë ari.
Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, apo jo? Epo, merrni kapelën tuaj të aventurierit dhe shtrëngohunu, sepse në këtë Pulsim do të merrni një udhëtim drejt zbulimit të sekreteve të suksesit në biznes.
Ideja kyçe 1
Nga vanilla në fitore.
Imagjinoni sikur jeni një pioner-ai që e cakton ritmin, jo thjesht një ndjekës-në botën e biznesit. Kjo ka të bëjë me të qenit ‘’kategoria një’’-një entitet unik që dallohet nga konkurenca. Nëse e kuptoni se biznesi juaj përzihet me turmën sikurse shija e vanillës, atëherë është koha ta rimendoni strategjinë tuaj.Pra si ta arrini këtë transformim? Ja ku e keni një manual të thjeshtë por të fuqishëm katër-hapësh.
Së pari, reflektoni në atë që ofron biznesi juaj.A janë produktet, shërbimet tuaja dhe mënyra se si i prezantoni ato unike-apo, mos janë ato sikurse vanilla, sikur ju mungon shquarja prej të tjerëve? Kjo vetëanalizë është kyçe për bërjen e një ndryshimi domethënës.
Së dyti, nëse e keni njohur statusin tuaj ‘’vanilla’’ atëherë përkufizojeni biznesin tuaj në një mënyrë të pakrahasueshme. Bëhuni të guximshëm, inovativ, dhe ndajeni veten nga turma. Kjo do të mund të nënkuptonte marrjen e rreziqeve apo pranimin e metodave jokonvencionale, pak a shumë sikurse në një lojë futbolli, ku goli vie tek ata që guxojnë të largohen nga tufa dhe të vrapojnë.
Së treti, identifikojeni audiencën tuaj target dhe pozicionojeni veten sikurse zgjidhja e tyre e vetme. Kjo përfshin të kuptuarit e konsumatorëve tuaj në një nivel më të thellë sesa në atë demografik, duke pyetur rreth ëndrrave, qëllimeve, besimeve dhe nevojave të tyre.
E katërta, dijeni dhe jetoni vizionet tuaja afatshkurtëra dhe afatgjata në baza ditore. Kjo nuk ka të bëjë me deklaratë misioni që lexohet njëherë dhe pastaj harrohet. Kjo ka të bëjë me parashikimin e qëllimeve tuaja aq qartë saqë ato bëhen pjesë e rutinës tuaj ditore, duke i drejtuar vendimet dhe veprimet tuaja.Qoftë nëse i lexoni ato me zë në mëngjes, ato i dëgjoni si një audio libër, ky veprim ditor i përfshirjes suaj në vizionin tuaj krijon bazë njohëse që i udhëheq zgjidhjet tuaja.
Në botën e biznesit, gjetja e ‘’oqeanit tuaj blu’’-një hapësirë e lirë tregu e ndarë nga gara e ngushtë-është ajo që ju dallon nga të tjerët.
Të qenit kategoria një është një udhëtim përfshirës më shumë sesa destinacion. Kjo kërkon vetë-reflektim të vazhdueshëm, vendime të guximshme, të kuptuar të thellë të audiencës tuaj, dhe mishërim ditor me vizionin tuaj. Pra, është koha për të hequr etiketën e “vanillës”. Në fund të fundit, loja e biznesit, nuk ka të bëjë vetëm me ndjekjen e topit – ka të bëjë me shënimin e golave!
Ideja kyçe 2
Krijimi i një narrative të brendi që konvertohet
Imagjinoni sikur jeni duke ndërtuar një website për biznesin tuaj.Ju doni që ai të jetë më shumë sesa thjesht një vitrinë digjitale. Në fakt, ajo duhet të jetë shtylla e narrativës së brendit tuaj-tregimi tërheqës që e kthen një vizitor të rastit në një konsumator të përkushtuar.Por hileja është kjo: heroi i kësaj storieje nuk është brendi apo produkti juaj. Është konsumatori juaj.
E shihni, konsumatorët nuk janë thjeshtë duke e shfletuar webfaqen tuaj.Ata janë në një mision. Ata kanë një problem që duhet ta zgjedhin, dhe po e kërkojnë mjetin apo shërbimin e duhur për ta bërë atë. Duke i vënë ata në qendër të vëmendjes si heronjë, websajti juaj bëhet skenë për rrugëtimin e tyre, duke e bërë atë më joshës dhe duke shpier në konvertime më të mira.
Le ta marrim një shembull.Supozoni sikur jeni duke shitur një aplikacion të kalendarit digjital. Heroi duhet të jetë një mësues i ngarkuar në Paris, duke e bërë rrëmujë me menagjimin e kohës duke i rritur katër fëmijë.Armiku i tyre? Shtyerja.Nëse webfaqja juaj i Lufton shumë armiq, atëherë ajo e ngatërron mesazhin. Por fokusohuni në antagonistin e tyre kryesor-shtyerjen-dhe produkti juaj bëhet manuali i tyre i personalizuar.
Sapo ta keni identifikuar heroin dhe armikun e tyre, duhet t’iu ofroni atyre një plan.Tregonju atyre se si mund t’iu ndihmojë atyre produkti apo shërbimi i juaj për ta mundur armikun e tyre dhe për ta arritur misionin. Ky plan është thirrja juaj për veprim. Ju po e shtyeni heroin, duke i shtyrë ata të ndërmarrin hapin e parë drejt qëllimit të tyre.
Pastaj pikturoni një pikturë të suksesit.Tregonju atyre si do të ishte sikur ta plotësonin misionin e tyre, dhe ta mundin armikun. Por mos u ndalni aty. Poashtu, skicojeni fotografinë e vogël të mos veprimit. Ju doni ta poziciononi produktin tuaj si një udhëzues të besueshëm, duke u siguruar fitoren dhe duke ua larguar dështimin. Ky është premtimi i brendit tuaj-pika juaj unike e shitjes.
Tani përmblidheni të tërën në një narrativë transformuese, nga pika A, ku fillimi i tyre është i mbushur me sfida, deri në pikën B, në plotësimin e suksesshëm të misionit të tyre. Dhe mos harroni, mbani gjërat e thjeshta dhe të kuptueshme. Tregimi juaj duhet të përshtatet me konsumatorët që në momentin që ata zbarkojnë në faqen tuaj.
Le ta konsiderojmë Teslan si një shembull. Tregimi i Tesllas ka të bëjë me ngasësit e saj që kalojnë prej të qenit pronarë veturash në kampionë të energjisë së gjelbërt.Armiku?Emitimet e karbonit.Nuk është vetëm vetura ajo që josh, por poashtu edhe narrativa e kalimit nga nje stil i vjetëruar jetese në një më të qëndrueshëm.
Nëse mund ta tregoni këtë tregim transformues në mënyrë efektive, nuk do të silleni rreth një lëmshi të paharrueshëm.Do të shndërroni më shumë kontakte, më shumë konsumatorë, dhe do ta krijoni themelin për rritjen e fitimeve tuaja. Nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e websajtit; ka të bëjë me udhëzimin e konsumatorëve në udhëtimin e tyre heroik.
Ideja kyçe 3
Përdorimi i fuqisë së levave të rritjes
Imagjinoni sukur jeni në një aventurë biznesi. Nuk ka të bëjë qështja me ndjekjen e një dragoi joegzistues të shitjeve mujore; qështja ka të bëjë me dizajnimin e një harte të qëndrueshme për ta siguruar rrjedhën e parashikueshme të parave. Le ta demistifikojmë këtë hartë duke folur për katër shtyllat, ndryshe të njohura si levat e rritjes.
Leva e parë është Çmimi dhe Paketimi.Imagjinojeni Larën, një freelancere të palodhshme e cila ishte buzë djegjes. Por pastaj-aha! Ajo e ndryshon modelin e saj të biznesit nga të shërbyerit një klienti në një kohë të lansimit të një faqeje anëtarësie, duke ju shërbyer shumë njerëzve.Papritmas, ajo e ka një rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave dhe ajo është në gjendje të marrë ndihmë.Ajo nuk është thjesht duke mbijetuar, ajo është duke lulëzuar!
Pastaj është koha e Shitjeve dhe Shkalla e Shitjeve.Shiheni Tomin, një kopjues shkrimi brilant i cili nuk ja doli t’i kthejë shikuesit e tij të You Tubes në klientë.Me pak trajnime rreth magjisë së shitjes, ai e rriti normën e tij të konvertimit, duke shkurtuar kohën e tij të shitjeve nga muaj në vetëm javë.Del se përsosja e sistemit të shitjeve tuaja mund të bëjë qudira!
Niveli i tretë është Sistematizimi.Mendoni për Hasanin, i cili e shiti punën e tij të mbingarkuar në këshillim për ngazëllimin e ndërmarrësisë. Sekreti? Ndërtimi i një ekipi të qëndrueshëm, delegimi i detyrave, dhe fokusimi në aktivitete të ndikimit të lartë. Ai e shkriu javën e tij të punës pa e shkrirë suksesin e tij.
Përfundimisht, e kemi Produktivitetin Eksponencial. Si kapiteni i anijes tuaj biznesore, energjia dhe qëndrmi juaj mund të krijojë valë të ndikimit në ekipin tuaj dhe në tërë biznesin tuaj.Prioritizimi i mirëqenies personale dhe i produktivitetit nuk është thjesht i mirë për ju-është i mrekullueshëm për ju deri në fund!
Tani, ju nuk i vendosni këto leva thjeshtë në mënyrë të rëndomtë.Në vend të kësaj, thurni ato në mënyrë të harmonizuar në një plan të rritjes.Sikurse një kompas i besueshëm, ky plan tregon kah po shkoni dhe si të mbërrini atje, duke ju kthyer në një navigues efektiv të anijes tuaj biznesore.
Një mjet kyç në kompletin e aventurierëve tuaj është Plani i Rritjes 90-ditore. Mendoni për atë si udhërrëfyesin tuaj të besueshëm, duke komplotuar udhëtimin tuaj drejt suksesit të biznesit. Ja si ta bëni:
Së pari, do të donit ta skiconi vizionin apo temën tuaj kryesore për biznesin tuaj. Pastaj, lidhni tri qëllime të qarta të matshme që përputhen me vizionin tuaj.Pas kësaj, përcaktojeni pozicionimin e brendit tuaj.Së fundmi, caktoini indikatorët kyç të performancës-apo KPI-të- do të mësoheni ta monitoroni progresin. Mbani mend, ndarja e planit tuaj me ekipin tuaj e shton unitetin, duke i ndihmuar të gjithë të shkojnë më shpejt drejt destinacionit.
Çelësi për çdo aventurë të mrekullueshme është të keni një plan.Prandaj line ngutjen konstante prapa, dhe merreni një hap të qëndrueshëm drejt rritjes.Me planin tuaj të Rritjes 90-ditësh në dorë, dhe me levat e rritjes në dispozicionin tuaj, do të jeni gati për t’u nisur në udhëtimin tuaj të sukseshëm biznesor.
Ideja kyçe 4
Zotërimi i tërheqjes në kohë.
Imagjinoni të udhëheqni një biznes sikurse kur luani një lojë futbolli. Pasja e kërpudhave të duhura në këpucët tuaja ju jep tërheqje, duke parandaluar rrëshqitjet dhe duke ofruar kontroll.Njësoj, të pasurit e një plani për biznesin tuaj mund t’iu japë stabilitet dhe fokus.
Është e natyrshme që ndërmarrësit të ndjejnë një kërcitje të vazhdueshme të kohës. Prandaj ndërrojeni perspektivën tuaj; nuk ka të bëjë me të pasurit kohë, por me krijimin e kohës. Prioritizoni aktivitetet me vlerë të lartë, dhe do ta gjeni veten duke fituar zotërim në biznesin tuaj, mu sikurse me ato kërpudha të këpucëve tuaja.
Hapi i parë në këtë proces është krijimi i javës tuaj ideale.Ky plan dinamik praktik e harmonizon jetën tuaj biznesore dhe qëllimet jetësore me veprimet tuaja ditore.Imagjinoni mëngjeset tuaja të rezervuara për tri detyrat tuaja kryesore, atëherë kur energjia juaj është në kulm.Me kalimin e ditës dhe paraqitjes së shpërqendrimeve, do të mund t’i mblidhnit pasditet për takime dhe diskutime.Java juaj ideale duhet të jetë po aq unike sa ju, duke ju ndihmuar të merrni vendime strategjike bazuar në prioritetet tuaja.
Le të mos harrojmë, ju mund ta kontrolloni biznesin tuaj në vend se ta lini atë të ju kontrollojë ju.Duke e naviguar javën tuaj ideale dhe duke i njohur aktivitetet që krijojnë tërheqje në punën tuaj, ju e merrni kohën tuaj në kontroll. Derisa e bllokoni kohën tuaj në kalendar dhe i respektoni modelet tuaja personale të energjisë, ju vendosni qëllime të arritshme dhe e parandaloni djegjen.
Bukuria e javës tuaj ideale është se ajo është e përshtatshme, duke ju lënë ta modifikoni atë me rritjen dhe ndryshimin e biznesit tuaj.Ajo është sikur një plan loje fluide, që ju ndihmon të qëndroni në rrugë, t’i prioritizoni detyrat, dhe përfundimisht, t’i arrini qëllimet tuaja të biznesit.Qëllimi nuk është përsosmëria, por përpjekja e vazhdueshme.
Aspekti interesant i javës tuaj ideale është mundësia për eksperimentim.Ndoshta do të ishte mirë të përpiqeshit të mos i merrnit takimet para pasdites apo të ndani një kohë të caktuar të ditës vetëm për thirrjet e shitjes.Kjo lë kohë për aspekte të tjera të neglizhuara të biznesit tuaj.
Poashtu, mos harroni ta krahasoni javën tuaj ideale me kalendarin tuaj aktual.Ky krahasim është një mundësi e artë që t’i identifikoni aktivitetet që nuk përputhen me javën tuaj ideale..Këto pastaj mund të delegohen, pauzohen, apo refuzohen menjëherë, duke ju dhënë një ndjenjë më të mirë të kontrollit mbi orarin tuaj.
Në fund, le ta bëjmë biznesin tuaj lojë fituese! Me mjetin e javës ideale, vizualizojeni stilin e jetës që e dëshironi dhe krijojeni atë. Me zhvillimin e biznest tuaj, duhet të zhvillohet edhe java juaj ideale, duke synuar kështu një balans optimal mes punës dhe jetës.Mbani mend, menagjimi i mirë i kohës në biznes nuk ka të bëjë vetëm me prioritizimin; ka të bëjë poashtu me vendosjen e kufinjve dhe krijimin e hapësirës për rritje dhe lumturi.Tani, filloni!
Ideja kyçe 5
Komentet e konsumatorëve-janë rrahjet e zemrës së rritjes së biznesit.
Imagjinoni të jeni pronari i një dyqani të vogël online, duke lënguar për ta zgjeruar bazën tuaj konsumatore dhe për t’i nxitur shitjet. Në këtë kërkim, komentet e konsumatorëve e mbajnë çelësin e çlirimit të rritjes eksponenciale të biznesit. Le t’i eksplorojmë disa kuptime të çmueshme që do t’iu ndihmojnë ta shfrytëzoni fuqinë e komenteve dhe ta aplikoni atë në mënyrë praktike në biznesin tuaj.
Mbledhja e komenteve domethënëse nga konsumatorët tuaj mund të jetë sfidë. Për ta tejkaluar këtë, fokusohuni në ndërtimin e besimit dhe ndërtimin e një partneriteti me audiencën tuaj.Kur konsumatorët ndjejnë një lidhje të vërtetë dhe një ndjenjë të rritjes së përbashkët, ata janë më në gjendje të ofrojnë kuptime të çmuara për përvojat e tyre. Duke e ndërruar fokusin në përmbajtjen tërheqëse, ju mund ta forconi lidhjen me konsumatorët tuaj, duke e inkurajuar pjesëmarrjen e tyre aktive në dhënien e komenteve.
Vlerësimi i komenteve negative mund të jetë kundërintuitiv, por përmban vlerë shumë të madhe.Kritika e zbulon ku ka të meta biznesi juaj për pritshmëritë e konsumatorëve, duke prezantuar një mundësi për përmirësim. Përqafojini komentet negative si një katalist për ndryshim. Duke i trajtuar problemet e konsumatorëve në mënyrë proaktive, duke u përfshirë në biseda të hapura, dhe duke i gjetur zgjidhjet për nevojat e tyre, ju e rrisni kënaqësinë e përgjithshme dhe ushqeni besnikëri afatgjatë.
Konsiderojeni zbatimin e Sistemit neto të rezultateve të promovuesit, një matës i fuqishëm i kënaqësisë konsumatore dhe besnikërisë së brendit.Duke i pyetur konsumatorët për gjasat e rekomandimit të dyqanit tuaj online tek të tjerët, ju mund t’i kategorizoni përgjigjet e tyre si Superfansa, Neutrale apo të Pakënaqur.Synoni për pikë komentesh prej 60 deri në 70, duke treguar një numër të shëndetshëm të Superfansave që jo vetëm që bëjnë blerje të përsëritura, por poashtu e kanë potencialin për t’u bërë avokatë të brendit. Shndërrimi i Neutralëve dhe të Pakënaqurve në Superfansa do ta nxisë rritjen dhe do t’i rrisë referimet.
Për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm, përfshini mbledhje të vazhdueshme të komenteve përmes rrugëtimit konsumator. Dërgoni pyetësorë të targetuar në fazat e caktuara për të fituar kuptime të çmueshme në atë që funksionon mirë dhe në fushat që kërkojnë përsosje. Pavarësisht nëse krijoni një cikël reagimesh 30-ditore ose krijoni kadencën tuaj, reagimet e vazhdueshme ushqejnë evolucionin e biznesit tuaj.
Të paisur me njohuritë se si të mbledhni dhe shfrytëzoni komentet e konsumatorëve, ju i posedoni mjetet për të nxitur ndikim transformues brenda biznesit tuaj. Forcojini lidhjet me konsumatorët, rrisni normat e mbajtjes, dhe çlirojeni fuqinë e referimeve. Përqafoni rolin tuaj si një eksplorues i guximshëm, vendosni kapelën tuaj dhe zbuloni thesaret e fshehura brenda sferës së reagimeve të klientëve. Udhëtimi juaj drejt rritjes së jashtëzakonshme të biznesit pret momentin e tij përcaktues.
Përmbledhja Finale
Inkurajimi i lulëzimit të biznesit tuaj përfshin të qëndruarit jashtë konkurencës, duke ndërtuar një narrativë brendi me konsumatorin në qendër, duke planifikuar rritjen në mënyrë strategjike, duke e menagjuar kohën në mënyrë efektive, dhe duke i shfrytëzuar komentet e konsumatorëve. Filloni duke reflektuar në veqantinë e biznesit tuaj, dhe bëjeni atë të dalluar nga turma. Transformojeni websajtin tuaj në një platformë rrëfimi, duke i pozicionuar konsumatorët tuaj si heronjë të rrugëtimit të tyre. Zhvilloni një plan sistematik të rritjes duke i shfrytëzuar levat e rritjes, me një Plan rritjeje 90 ditësh që ofron një hartë.Krijojeni javën tuaj ideale, duke prioritizuar detyrat me vlerë të lartë dhe duke i harmonizuar qëllimet biznesore dhe personale. Së fundi, përdorni reagimet e klientëve si dritën tuaj udhëzuese, duke i kthyer kritikat në mundësi përmirësimi dhe duke kultivuar Superfans. Kjo qasje holistike do të sigurojë rritje të biznesit dhe angazhim të zgjeruar të klientit.