4.2 C
Pristina
spot_img

6 miliardë euro fonde për Ballkanin por me disa kushte!

Date:

Share:

Parlamenti Evropian ka nisur këtë të martë procedurën e miratimit të propozimit të Komisionit Evropian për planin e rritjes dhe reformave për Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij plani, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka në dispozicion 6 miliardë euro shtesë për rritje ekonomike dhe reforma të BE-së. Këto mjete do të kenë një kushtëzim të shtuar dhe do të përdoren vetëm nëse respektohen ato. Nga kjo shumë, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve pa kthim për përfituesit, ndërsa 4 miliardë do të jenë kredi të favorshme për të cilat do të jetë garant BE-ja.

Komisioni Evropian beson se ky plan do ta ndryshojë shumë Ballkanin dhe do të jetë gjenerator për rritje të konsiderueshme ekonomike dhe me këtë do të ndihmojë edhe progresin e shteteve drejt integrimit në BE. Për t’u zyrtarizuar ky plan është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE), që kërkon edhe miratimin nga Parlamenti Evropian.

Parlamenti është nën presion për ta aprovuar sa më shpejt këtë vendim për shkak se në prill do ta mbajë seancën e fundit plenare me këtë përbërje, para zgjedhjeve të reja të PE-së në qershor.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img