6 C
Pristina
spot_img

Marrëveshja 400 milionëshe me Kosovën, BERZH: Kemi identifikuar disa projekte në këto fusha

Date:

Share:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar për marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën në margjinat e Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

BERZH-i thotë se me Qeverinë e Kosovës kanë identifikuar disa projekte të mungshme, të cilat vlerësohet se do ta arrijnë shumën e 400 milionë eurove në periudhën deri në vitin 2027.

“Si pjesë e marrëveshjes, BERZH dhe qeveria e Kosovës kanë identifikuar disa projekte prioritare në fushat me rëndësi kyçe, duke përfshirë infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, projektet e menaxhimit të ujërave të zeza dhe mbetjeve të ngurta, energjinë e rinovueshme dhe telekomunikacionin”, thuhet në njoftimin e BERZH-it.

Banka Europiane thotë se “bashkëpunimi i mundshëm për të mbështetur një sektor privat më konkurrues dhe gjithëpërfshirës do të synojë zhvillimin e produkteve financiare të përshtatura dhe reformën e politikave”.

BERZH thotë se mund të ofrojë ndihmë teknike edhe “për të përmirësuar klimën e investimeve dhe qeverisjen ekonomike në vend”.

“Kosova përballet me nevoja të rëndësishme që përfshijnë sektorin publik dhe privat dhe ne synojmë t’i mbështesim ata në çdo hap të rrugës. Ne kemi objektiva ambiciozë në shumë fusha që mund të përmbushen përmes një partneriteti të fortë dhe të suksesshëm me qeverinë. Kjo marrëveshje nënvizon synimin tonë për të përmbushur objektivat tona kryesore strategjike në Kosovë”, tha presidentja e BERZH-it, Odile Renaud Basso.

Kurti, ndërkaq, tha se Qeveria e Kosovës është “e përkushtuar për të mbyllur boshllëqet infrastrukturore në Kosovë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik”. Kjo marrëveshje, sipas Kurtit “tregon përkushtimin tonë për rritjen e investimeve në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë transportin, mjedisin dhe energjinë, të cilat do të çojnë në rritje të përshpejtuar ekonomike dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët tanë”.

BERZH-i thotë se ka investuar 81 milionë euro në Kosovë gjatë vitit të kaluar, përmes 16 projekteve “me pothuajse gjysmën e financimit të drejtuar për projektet e gjelbra”.

“Një pjesë e konsiderueshme e fondeve është zotuar për adresimin e nevojave të sektorit publik në Kosovë, me 20 milionë euro për ndërtimin e një impianti të ri për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Ferizajt për parandalimin e ndotjes dhe uljen e emetimeve të gazeve serrë”, thuhet në njoftim.

Deri më sot, BERZH njoftoi ka investuar pothuajse 680 milionë euro në Kosovë përmes mbi 100 projekteve.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img