Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Clockwork
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Thuani lamtumirë stresit të vogël të biznesit.
Ëndrra e të pasurit një biznes të vogël mundet shpejtë të kthehet në një makth nate.Ju i parashikoni orët fleksibile.Në realitet, ju jeni duke punuar gjatë gjithë orarit për të thyer ekuilibrin.E parashikoni veten duke qenë krenar me punën tuaj. Në realitet, ju e bindni veten se vetëm ju mund ta bëni atë në mënyrë të rregullt dhe nuk jeni të gatshëm të delegoni. Ju e parashikoni lirinë financiare. Në realitet, vite pasi që e keni themeluar ndërmarrjen tuaj, ju prapë nuk po merrni pagë.
Pra cili është hapi tjetër? Mos u brengosni. Nuk është koha për të hequr dorë dhe të ktheheni nga nënta tek pesa.Ju mund ta bëni biznesin tuaj të funksionojë. Por do të ju duhet ta bëni atë të funksionojë pa rënë vetë përtoke. Thënë thjeshtë, ju duhet ta bëni biznesin tuaj të funksionojë pa ju. Dhe kjo domethënë të arrini një pikë ku mund të ktheheni prapa, të beni strategji, dhe të kapni mundësi të reja.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Çfarë lidhje kanë koshere me bizneset e vogla;
- Cilat janë katër dimensionet e punës; dhe
- Si ta gjeni pozitën tuaj ideale dhe ta rrisni fitimin.
Ideja kyçe 1
Mos bini në kurthin e produktivitetit.
A jeni absolutisht kyç për suksesin e biznesit tuaj? Nëse përgjigja është një po kumbuese, atëherë biznesi juaj mund të ketë një problem.
Ja pse: Ndërmarrrja juaj duhet të jetë në gjendje të lulëzojë pa ju.Nëse ju jeni sekreti i suksesit, atëherë me siguri jeni të tejngarkuar me punë, të stresuar së tepërmi dhe përherë të kyçur. Tani, mund të mendoni se zgjidhja për këto probleme është produktiviteti. Gjithë çfarë duhet të bëni është të shtoni më shumë punë në më pak kohë. Por më shumë punë nuk është zgjidhja. Ky është kurth.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Mos bini në kurthin e produktivitetit.
Ligji i Parkinsonit thotë se konsumi ynë i një burimi zgjerohet për të përmbushur ofertën e tij.Ndani kohë të pafundme për të punuar, dhe do ta shfrytëzoni atë. Natyrisht, ju mund ta shfrytëzoni atë kohë përmes produktivitetit.Por çfarë t’i bëni kohës që produktiviteti e lë për ju të lirë? Bingo! Ju duhet të gjeni më shumë punë për ta mbushur kohën tuaj shtesë-dhe ashtu thjeshtë, keni rënë në kurthin e produktivitetit.
Ju nuk doni të jeni më produktiv. Ju doni të arrini efikasitet organizativ, ku burimet tuaja funksionojnë në harmoni, ku e rrisni rendimentin tuaj, dhe ku i shfrytëzoni talentet e ekipit tuaj, dhe i caktoni dhe përmbushni detyrat kyçe në vend se të shpejtoni në një listë gjërash për t’i bërë rëndom.
Thënë shkurt, ju duhet të synoni një efikasitet të targetuar, jo produktivitet të zbraztë.
Por kështu mund të hasni në një pengesë rruge: që jeni vetë ju. Ju jeni njeri, në fund të fundit, dhe njerëzit janë rehat me të njohurën. Edhe nëse rrota e produktivitetit të lloj brejtësish po ju bën të sëmurë, grindja e punës është e njohur. Ju bën të ndiheni sikur po bëni më të mirën.
Por zakonet tuaja të punës po ju japin një vizion tunel. Nëse nuk mund të bëni një pushim, mund ta gjeni lehtësisht veten në një cikël ku i përgjigjeni asaj që është urgjente në vend që të adresoni atë që është e rëndësishme: korrigjimin e gabimeve të vogla në vend që të përmbushni qëllimet e mëdha. Së shpejti, dita juaj e punës kalon duke shuar zjarrin njëri pas tjetrit, por asnjë nga këto vendime reaksionare nuk po e drejton biznesin tuaj në drejtimin e duhur.
Ju mund të ndiheni rehat të mbërthyer në tejkalim. Ju madje mund të mendoni se kjo tregon përkushtimin tuaj ndaj biznesit tuaj. Por e vërteta është se po ju pengon.
Zgjidhja e vërtetë nuk është të bëni më shumë punë. Është të bëni më pak. Më specifikisht, do të thotë të zbatoni sisteme që do t’iu mundësojnë të punoni më pak. Pulsimet e radhës do t’iu tregojnë saktësisht si ta bëni atë.
Ideja kyçe 2
Mos e bëni punën, dizajnojeni atë.
Ne e përjetojmë botën në tri dimenzione, por në biznes janë katër. Le t’i quajmë ato Katër D-të e punës: veprimi, vendimi, delegimi dhe dizajnimi.
Kur e keni filluar biznesin, me siguri keni qenë në modalitetin e veprimit, që domethënë se keni bërë gjithçka vetëm. Ju keni qenë CEO-ja, menagjeri i burimeve njerëzore, dhe recepsionisti-të gjithë në një! Por nëse dëshironi që biznesi juaj të rritet, duhet të kaloni nga veprimi në dizajnim.
Mesazhi kyç këtu është: Mos e bëni punën, dizajnojeni atë.
Kur keni ngecur në veprim, nuk keni kohë për dizajnim. Në modalitetin e dizajnimit, ju i zbatoni idetë dhe inovacionet që do ta lënë biznesin tuaj të zhvillohet. Ju mendoni për rrjedhët e punës dhe hapat e radhës-jo për faturat dhe kalendarët. Puna që e bëni si dizajner ka një shpërblim shumë më të madh sesa puna që e arrini në modalitetin e veprimit.
Mendoni për veten si një trajner dhe për punëtorët tuaj si për ekipin tuaj: ata janë duke luajtur në fushë.Ju duhet të jeni ai që e dizajnoni lojën. Por në mënyrë që ta bëni atë, ju duhet të dilni nga fusha dhe të hyni në kutinë e trajnerit.
Si e bëni atë? Epo ja ku hyjnë në lojë tri D-jat e tjera.
Në mënyrë tipike, kur punësoni staf, ju filloni edhe të vendosni edhe të veproni. Ju vendosni se çfarë detyrash t’iu caktoni të tjerëve, dhe nëse ata i kanë kryer atë në mënyrë të kënaqshme. Por vendimi mund të jetë po aq kohëmarrës sa veprimi. Kaloni shumë kohë duke vendosur dhe nuk do të keni kohë për punë të dizajnimit që do t’a parandalojë kompaninë tuaj nga stagnimi.
Duhet të ngjiteni: nga të vendosurit në delegim. Dhe nuk duhet të delegoni vetëm një detyrë të vetme-duhet t’i delegoni të gjitha vendimet rreth asaj detyre. Kjo mund të nënkuptojë që punëtorët tuaj t’i qasen detyrës ndryshe; ata munden madje të bëjnë gabime që ju nuk do t’i bënit.Por përfundimisht, heqja dorë nga kontrolli është gjëja më e mirë për biznesin tuaj.
Pse? Epo, delegimi ju largon nga fusha dhe ju vë në kutinë e trajnerit, ku mund të dizajnoni.
Por mos harroni se edhepse dizajnimi është prioriteti juaj, tri D-ja tjera mbesin kyçe. Përfundimisht, biznesi juaj duhet të synojë të hargjojë 80% të kohës dhe burimeve të tij në veprim, 2% në vendim, 8% në delegim, dhe 10% në dizajnim.Shumë kohë në dizajnim domethënë se stafi juaj janë shumë të zënë duke bërë strategji për ta egzekutuar aktualisht atë; në anën tjetër, nëse 95% e kohës tuaj kalon në veprim, ju po i kushtoni shumë vëmendje punës dhe jo mjaftueshëm përmirësimit të saj.
Ideja kyçe 3
Identifikojeni dhe mbrojeni Rolin e Mbretëreshës Bletë.
Në çdo koshere, një bletë e luan rolin e Mbretëreshës së bletëve: ajo i lëshon vezët. Meqë roli i saj është kyç për mbijetesën e vazhdueshme të kosheres, çdo bletë tjetër e bën Mbretëreshën prioritetin numër një.Ato kujdesen për çdo nevojë të saj, duke e mbajtur atë të ushqyer dhe rehat. Ato kthehen tek përgjegjësitë e tjera, siq është mbledhja e polenit, kur janë të kënaqura që nevojat e Mbretëreshës janë mbushur.
Po çfarë ka të bëjë kjo me biznesin tuaj të vogël? Ka të bëjë shumë aktualisht.
Ja ku është mesazhi kyç: Identifikojeni dhe mbrojeni Rolin e Bletës tuaj Mbretëreshë.
Cili është Roli i Bletës tuaj Mbretëreshë?Epo, mundohuni ta identifikoni një detyrë kyçe që e shtyen progresin e kompanisë tuaj. Ka shumë detyra kyçe, natyrisht. Pa faturim, mund të mos paguheni. Por ajo që është me kritikja-detyra që, nëse lihet pa përfunduar, do ta linte ndërmarrjen tuaj të vdekur në vend.Në një firmë PR për shembull, ajo detyrë mund të jetë komunikimi efektiv me klientët. Në një agjensi reklamash, mund të jetë bërja e marketingut të drejtëpërdrejtë më mirë sesa ndonjë agjensi konkuruese.
Kushdo që e ndërmerr këtë detyrë është tashmë në Rolin e Bletës Mbretëreshë. Ai person mund të jetë pronari i biznesit, por jo domosdoshmërisht. Ai mund të jetë poashtu drejtori kreativ apo shitësi i shitjeve të mundshme.Apo mund të shërbehet nga një ekip njerëzish. Vëreni se nuk është personi në rol ai që është prioriteti juaj më i madh. Është vetë roli.
Sapo ta keni identifikuar Rolin e Bletës Mbretëreshë, hapat tuaj të ardhshëm janë të thjeshtë. Çdo tjetër bletë në koshere duhet të punojë për t’u siguruar që Bleta Mbretëreshë është plotësisht e fuqizuar për ta kryer punën e saj.Sapo të jetë arritur kjo, ato mund të kthehen në detyrat e tyre primare.
Le të themi se posedoni një restaurant të njohur për shërbimin e ushqimit të patëmeta. Në fakt, shërbimi i ushqimit të përsosur është Roli i Bletës Mbretëreshë, dhe ekipi i shefave tuaj e mbush atë rol. Çdokush tjetër ka punët e veta për të bërë, por ata duhet t’i shërbejnë Rolit të Bletës Mbretëreshë.
Në një natë të zënë, shërbyesit mund të ketë tavolina me enë të palara për të pastruar në të njëjtën kohë që kuzhina ka ushqime të freskëta të nxehta gati për t’i nxjerrë. Cilën detyrë duhet ta kryejnë se pari? E thjeshtë. Pjatat e nxehta gjithnjë janë prioritet. Të kesh tavolina të pastra, megjithëse të këndshme, thjesht nuk lidhet me rolin e Mbretëreshës Bletë të kompanisë suaj.
Në të njëjtën mënyrë, sigurohuni që punëtorët në rolin e Mbretëreshës Bletë të mos shpërqendrohen nga detyrat e tyre vendimtare. Nëse lavastovilja juaj prishet, mos i tërhiqni kuzhinierët nga puna për të pastruar tenxheret. Gjeni dikë tjetër për të hyrë.
Të gjitha rolet në vendin tuaj të punës janë me rëndësi. Por suksesi juaj varet në atë se sa mirë përmbushet roli i Bletës Mbretëreshë. Prandaj bëjeni atë prioritetin tuaj kryesor!
Ideja kyçe 4
Procedurat standarde të funksionimit i lejojnë të gjithë të punojnë sipas potencialit të tyre.
Si e qëroni bananen? A filloni nga maja, sikurse shumica e njerëzve? Epo, nëse kjo është qasja juaj, atëherë nuk jeni duke e qëruar bananen tuaj maksimalisht. Presioni që aplikoni në maje kur qëroni mund ta dëmtojë bananen dhe ta bëjë të shprishur. Majmunët, në anën tjetër, e qërojnë bananen duke e kapur majën dhe duke vënë presion në anën e kundërt, prandaj lëvorja bie lehtë.
Kur udhëheqni një biznes të vogël, ju jeni pak a shumë një majmun që e di mënyrën më të mirë për të qëruar një banane. Në fund të fundit, majmunët jetojnë dhe marrin frymë me banane.Ata i kushtojnë shumë vëmendje procesit të qërimit. Stafi juaj, në anën tjetër, me siguri nuk e di mënyrën më të mirë për ta qëruar një banane.Pse jo? Sepse ju nuk ju keni treguar atyre se si.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është:Procedurat e funksionimit standard i lënë të gjithë të punojnë sipas potencialit të tyre.
A e keni shikuar ndonjëherë punën e ekipit në frustrim dhe keni menduar, nëse dëshiroj t’i bëj gjërat si duhet, duhet t’i bëj ato vetë? Nëse është kështu, atëherë ju me gjasë nuk i keni komunikuar qartë procedurat më të mira standarde të funksionimit, apo SOP-të.Çdo detyrë kyqe që e ndërmerr ekipi juaj duhet të sistematizohet. Dhe ai sistem duhet të komunikohet qartë dhe të regjistrohet në atë mënyrë që të gjithë kanë qasje në të.
Si veproni për ngritjen e SOP-ve tuaja?Epo, së pari ju duhet t’i kapni detyrat tuaja kyçe. Për ta bërë këtë, përdoreni modelin ACDC.Kryesisht, çdo detyrë që bën biznesi juaj do të bie nën këto katër kategori: tërhiq, shndërro, jep dhe mblidh.
Detyrat sikurse marketingu ju ndihmojnë të tërhiqni konsumatorë të mundshëm. Detyrat sikurse caktimi i takimeve ju ndihmojnë t’i ktheni ata konsumatorë të mundshëm në klientë. Detyrat sikurse posta apo raportimi ju ndihmojnë t’ua jepni klientëve gjërat që ju keni premtuar. Dhe detyrat sikurse kontabiliteti dhe faturimi ju ndihmojnë t’i mbildhni pagesat nga klientët.
Renditni të gjitha detyrat që i bën biznesi juaj për të kaluar përmes modelit ACDC dhe do të keni një snap të detyrave që kanë nevojë të sistematizohen. Pastaj, vendosni si dëshironi t’i kapni ato. Ju apo një anëtar stafi me siguri tashmë do t’i performojë këto detyra.Thjeshtë regjistrojeni atë proces, në shkrim apo në video.
Tani që keni kapur SOP-të tuaja, duhet të delegoni. Kujdes: përgatituni për shumë pyetje. Nëse stafi juaj has në vështirësi, ato PSV do të kenë nevojë të rregullohen apo edhe të ribëhen.
Por pasi të keni rregulluar PSV-të tuaja, detyrat do të kryhen pa probleme dhe në mënyrë uniforme. Fito-fito!
Ideja kyçe 5
Ju mund ta rrisni biznesin tuaj ashtuqë t’iu sjell fitime edhe kur nuk jeni prezent ju.
A do t’i bënit më parë 50$ në orë, apo 5$ në orë?Nuk keni pse ta mendoni shumë-merreni 50$-shin!
Epo, po edhe jo.Nëse jeni ndërmarrës i vetëm, punësimi i dikujt për ta rritur ekipin tuaj nënkupton humbjen e një pjesë të fitimeve tuaja, potencialisht duke ju marrë prej 50$ në orë, deri tek 5$ në orë. Nuk është qudi pse shumë ndërmarrës të vetëm vendosin t’i mprehin dhëmbët e tyre dhe të vazhdojnë vetëm.
Por kur e merrni atë 50$, ju në mënyrë aktive e ndaloni biznesin tuaj të rritet. Nëse një punëtor i ri mund të ju sjellë 5$ në orë, atëherë dy punëtorë mund t’iu sjellin 10$ në orë, dhe një ekip prej 100 vetëve munden lehtë të ju sjellin 500$ në orë. Pra, thënë të vërtetën, shkurtimi i të ardhurave tuaja në afat të shkurtër është shpesh rruga më e shpejtë për t’i rritur ato në periudhë afatgjatë.
Mesazhi kyç është: Ju mund ta rrisni biznesin tuaj ashtu që të ju sjell fitime edhe kur nuk jeni aty.
Rritja e ekipit tuaj nuk është thjesht një metodë e dëshmuar për rritjen e fitimit tuaj afatgjatë. Ajo ju liron për të bërë punë të dizajnimit. Dhe e kthen ndërmarrjen tuaj në një kompani Clockwork që mund të vazhdojë edhe pa kontributin e vazhdueshëm nga ju. Bëni punësime të reja dhe do të korrni përfitimet. . . nëse e bën siç duhet, kjo është.
Truku nuk është thjeshtë ta punësoni personin e duhur. Truku është ta punësoni personin e duhur, me aftësitë e duhura, në rolin e duhur. Tingëllon lodhëse? Epo, ja ku janë disa këshilla për t’u siguruar që të punësoni njerëz të mençur.
Mos punësoni thjeshtë për aftësi. Shumë shpesh, punëtorët foksuohen në gjetjen e dikujt, aftësitë e të cilit përputhen saktësisht me rolin që ata po reklamojnë. Sigurisht, aftësitë janë të mrekullueshme por punëtorët e shkathtë mund të jenë të mësuar në një mënyrë. Rrjedhat e punës së tyre, prioritetet dhe qëndrimi munden thjeshtë të mos përputhen me tuajat. Mos harroni se aftësitë mund të mësohen.Pasioni, entuziazmi dhe puna në ekip nuk munden.
Ofronju punëtorëve potencialë atë që dëshirojnë. Dhe mos harroni, kjo mund të mos jetë një pagë e majme; punëtorët munden poashtu ta vlerësojnë fleksibilitetin, lirinë apo mundësinë për të shtuar aftësi. Shihni nëse mund t’i përshtatni ato role në përputhje me atë që është e rëndësishme për ta. Kështu do të keni më shumë gjasa t’i mbani ata në punë, dhe ata do ta japin më të mirën prej vetes.
Së fundmi, punësoni njerëz të shumëllojshëm. Prioritizoni punësimin e njerëzve nga prapavija të ndryshme dhe me përvoja jetësore ndryshe nga ju.Dhe mos e përjashtoni një punëtor potencial vetëm sepse nuk e pëlqeni atë. Nëse nuk shkoni mirë me dikë, kjo me gjasë nënkupton se keni ndarë mes vete vlera dhe perspektiva.Punësimi i dikujt me të cilin nuk përkoni menjëherë mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të sjellë perspektiva të reja, sfiduese në ekipin tuaj.
Ideja kyçe 6
Gjejeni tregun tuaj niqe dhe fokosuni fuqitë tuaja atje.
Drita e diellit është e bukur dhe e butë. Por kur ajo është e fokusuar përmes një xhami zmadhues, ajo mund të transformohet në diçka të fortë dhe jashtëzakonisht efektive; një dritë laserike e fortë mjaftueshëm për t’u djegur përmes letrës. Kur janë në pyetje shërbimet tuaja të marketingut, ju doni të jeni më pak sesa drita e diellit, dhe më shumë sikurse një rreze laserike, duke e trajnuar fokusin tuaj në një treg me cak të mirëpërcaktuar.
Pra cili është tregu juaj? Mund të jetë provokuese të thoni, ‘’Të gjithë!’’Në fund të fundit, sa më i gjerë të jetë tregu juaj, aq më i suksesshëm do të jeni. Në rregull? Epo, jo saktësisht. Zgjerojeni veten më pak se kaq, apo bëni një ofertë shumë të madhe, dhe nuk keni gjasa ta jepni më të mirën në punën tuaj. Rruga më e shkurtër drejt suksesit është ta përcaktoni niqen tuaj, pastaj tejkaloni konkurentët tuaj duke e shërbyer atë niqe në mënyrë obsesive.
Mesazhi kyç është: Gjejeni tregun tuaj niqe dhe fokusoni fuqitë tuaja atje.
Për ta përcaktuar niqen tuaj, hedhni një shikim listës së klientëve tuaj egzistues. Ata që shpenzojnë më së shumëti në produktet apo shërbimet tuaja nuk janë më të vlefshmit për ju-ata janë poashtu klientët që ju vlerësojnë ju më së shumëti. Çdo blerje që ata bëjnë është një dëshmi e lidhur e kësaj. Këta janë klientët tuaj më të mëdhenjë.
Por nuk e keni përfunduar vlerësimin akoma. Ka më shumë tek biznesi sesa vija e fundit. Çfarë thoni për përvojën e punës me këta klientë? A janë ata një dëshpërim apo një kërcitje? Nëse ju pëlqen të punoni me një klient, ka më shumë gjasa të bëni vazhdimisht punën tuaj më të mirë për të. Nëse ato ju shterojnë energjinë, atëherë mund të mos jeni në gjendje ta mbani marrëdhënien afatgjatë.
Tani duhet të keni një listë të klientëve që sjellin fitim dhe me të cilët keni dëshirë të punoni. Çfarë kanë këta të përbashkët mes vete? Kjo mund të jetë e lehtë për tu identifikuar; ndoshta ata janë të gjithë tregtarë vere.Në anën tjetër, mund të keni një grup të shumëllojshëm klientësh por, duke shpuar, mund të shihni se ata janë të gjithë pronarë të bizneseve të vogla në Teksasin jugor. Edhe nëse njëri është bukëpjekës artizanal dhe një tjetër kirurg pemësh, ata janë ende pjesë e një komuniteti.
Së fundi, identifikoni pikat e kongregacionit të komunitetit tuaj. Ku mblidhen këta njerëz për t’u rrjetuar, për të folur për nevojat e tyre dhe për të ndarë zhvillimet e reja në komunitetin e tyre? Në cilat grupe të mediave sociale, organizata të komunitetit dhe konferenca mund t’i gjeni ato?
Tani ju keni një profil të klientëve që biznesi juaj ekziston për t’u shërbyer dhe mund të fokusoheni tek ata me saktësi lazer.
Ideja kyçe 7
Metrikat e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.
Le të themi se tani jeni duke kaluar më shumë kohë në dizajnim sesa në veprim. Mrekulli!
Por puna juaj nuk përfundon këtu. Në fakt, ju presin më shume sfida të reja:Si e mbikëqyrni një biznes, saktësisht? Si mund ta masni suksesin tuaj, performancën, dhe si t’i identifikoni problemet?
Një fjalë: metrikat.
Për shumë njerëz, ‘’metrikat e zbatueshme’’janë dy fjalë aq tërheqëse sa ‘’kanali i rrënjës.’’Por ndërtimi i metrikave-me fjalë të tjera, gjetja e rrugëve konkrete për ta matur progresin tuaj-mund të jetë quditërisht e thjeshtë.
Mesazhi kyç këtu është: Metrikat e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.
Ju kujtohet ACDC-ja apo, tërheq, shndërro, dërgo, dhe mbledh?Këto janë katër funksionet kyqe të biznesit. Le ta hedhim një shikim tek ajo se si mund të dëshmojnë se janë të dobishme metrikat përgjatë këtyre funksioneve:
Biznesi juaj varet në tërheqjen e konsumatorëve. Si mund ta matni sa shumë konusmatorë i tërhiqni. Me një prani në webfaqe, ju mund ta matni numrin e klikimeve që merr faqja juaj çdo javë. Për një metrikë më të sigurtë, ngushtojeni ata edhe më tutje: për shembull, mund ta masni se sa visitorë e mbushin një formular që kërkon një thënie.
Ky numër nuk do ta reflektojë çdo konsumatorë të mundshëm.Por është një snap i mrekullueshëm. Nëse më pak njerëz se normalisht po kërkojnë një thënie, provoni dhe gjejeni pse: A mund ta lidhni atë me kohën e vitit? Një ndryshim në çmimin tuaj? Në mënyrë të ngjashme, nëse shifrat janë shumë të larta, përpiquni të përcaktoni pse, në mënyrë që të mund ta përsërisni këtë në vazhdim.
Pastaj, ju duhet ta dini se sa konsumatorë potencialë kthehen në klientë që paguajnë. Një mënyrë për ta matur shndërrimin edhe të caktoni një dritare kohore: le të themi, tre muaj-dhe të shënoni se sa konsumatorë potencialë shndërrohen në klientë me pagesë në atë kohë.
Tani që keni konsumatorë që paguajnë, duhet të dërgoni sipas premtimit tuaj. Disa ndërmarrje munden lehtë t’i masin produktet e shitura si metrikë e tyre e shndërrimit. Por për një fotografi më të pastër, matni konsumatorët përsëritës. Nëse një përqindje e konsumatorëve kthehen, kjo tregon se ju nuk jeni thjesht duke dhënë, ju jeni duke dhënë mirë. Në anën e kundërt, nëse përqindja bie, duhet ta kuptoni pse, dhe atë shpejt.
Po metrika e fundit? Sa grumbullon biznesi juaj në para të gatshme.Kjo mund të bëhet lehtë vetëm duke i shikuar llogaritë tuaja. Për një analizë më të thellë të asaj se si paraja lëviz në biznesin tuaj, shikoni se kush po paguan, çfarë dhe pse, apo regjistroni pagesat e fundit dhe mospagesat.
Natyrshëm, do t’i matni metrikat me biznesin tuaj. Gjeni një mënyrë për ta matur secilën prej katër funksioneve themelore, dhe do ta kuptoni se ku qëndroni.
Ideja kyçe 8
Sa jeni të përgatitur për shtyrje kur biznesi juaj kalon në funksionin e orës.
Le t’ia hedhim një shikim listës tuaj të kontrollit. Planifikoni një shteg nga veprimi në dizajnim. Identifikojeni Rolin e Bletës tuaj Mbretëreshë. Krijoni SOP-e.Punësoni mençur.Gjejeni tregun tuaj niqe. Dhe zbatoni metrika që e tregojnë progresin tuaj në një shikim.
Shënoni këto dhe jeni në rrugën tuaj drejt një biznesi që funksionon si orë. Por kini parasysh: nuk është gjithçka e thjeshtë duke lundruar nga këtu.
Ja ku është mesazhi kyç: Përgadituni për shtyrje kur biznesi juaj kalon në funksionin e orës.
Sapo biznesi juaj të funksionojë sikurse ora, atëherë mund t’i reduktoni orët tuaja të punës, t’i largoni disa përgjegjësi, dhe përgjithësisht, të kaloni më shumë kohë duke dizajnuar sesa duke vepruar. Ky është lajm i mrekullueshëm për ju dhe biznesin tuaj! Fillimisht, sidoqoftë, jo të gjithë do ta shohin atë në këtë mënyrë.
Së pari, mund të prisni shtyerje nga partnerët tuaj, ekipi, dhe madje edhe nga klientët tuaj. Ja pse:Sapo të keni kaluar plotësisht në modalitetin e dizajnimit, ju dhe puna që do të bëni do të jetë më pak e dukshme menjëherë. Dhe, sinqerisht, ndonjëherë puna me dizajn nuk duket fare sikur punë. Një orë e kaluar në kafe duke bërë brainstorm drejtimet e biznesit të ri mundet përfundimisht të jetë më e dobishme sesa nëntë deri në pesë orë punë, por ajo nuk prodhon çdoherë rezultate konkrete të menjëhershme.Prandaj është më mirë të ballafaqoheni me aksionarët tuaj para se të vëni biznesin tuaj në modalitetin e orës. Tregonju atyre se çfarë po planifikoni, dhe pse. Kur i sqaroni dobitë e të pasurit një kompani orë, do ta keni më të lehtë t’i vini ata në bord me misionin tuaj. Dhe qëndroni të hapur ndaj komenteve. Mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në rolin tuaj të ri ndërsa vendoseni, kështu që mbani kanalet e komunikimit të hapura.Inkurajoheni pjesën tjetër të ekipit t’iu lë të kuptoni se si po funksionon modaliteti orë për ta.
Së dyti, dhe quditërisht, do të mund të përjetonit shtyerje nga një burim i papritur: nga vetja.Ju e keni ndërtuar biznesin tuaj nga baza. Në ditët e para, keni fluturuar vetëm: Vendimet e C-suite dhe detyrat e kujdestarisë ranë mbi ju.Me ngritjen e biznesit tuaj, inputi juaj ishte i pazëvendësueshëm.Tani, mendimi se firma juaj mund të funksionojë pa ju mund të ju shkaktojë ankth në vend se t’iu shkaktojë lehtësim.Mos u zini në kurth me produktivitetin. Ju jeni ende kyç për suksesin e kompanisë tuaj. Ju sapo keni kaluar në një rrugë ndryshe të dëshmimit të vlerës tuaj.
Tani, shijoni lirinë për t’u fokusuar në pamjen e madhe dhe për ta çuar biznesin tuaj në lartësi të reja. . . apo edhe të bëni pushime!
Përmbledhja Finale
Vetëm ju mund ta ktheni biznesin tuaj në realitet. Por sapo ta keni bërë atë, ju duhet të lironi pak kontroll, apo do të rrezikoni që biznesi juaj të bie përtokë. Ndërtimi i sistemeve dhe proceseve të mençura për ta mbajtur kompaninë të shkojë edhe pa ju do t’iu lë të ndaloni së punuari, në mënyrë që të mund të filloni planifikimin, strategjinë, dhe mbikëqyrjen që janë esenciale për suksesin tuaj.
Këshillë vepruese:
Ngadalë dhe qëndrueshëm ju bën ta fitoni garën. Vetëm për shkak se po rriteni nuk do të thotë që ju duhet të karikoni përpara me 100 milje në orë. Pra, mos ngarkoni menjëherë punonjësit e rinj me përgjegjësi kryesore. Ata mund të jenë në gjendje të përballojnë çdo gjë që u hidhni, por ju duhet t’u besoni atyre. Pa besimin tuaj, ekipi juaj nuk do të lulëzojë. Merrni kohën tuaj duke ia kaluar detyrat tuaja të tjerëve dhe lëreni besimin të rritet.