Ky libër na sjellë të plotë figurën e presidentit John F. Kennedy në të gjitha dimensionet e saj. Në këto faqe shpaloset me vërtetësi profili i një njeriu idealist por pa iluzione siç kishte dëshirë ta quante veten.
John F. Kennedy ishte një ithtar i paqes në botë, ai ishte ideatori dhe themeluesi i trupave të paqes, për nxitjen e paqes dhe miqësisë midis kombeve. Ai ishte njeriu që shmangu me mjeshtëri fillimin e një lufte të tretë botërore dhe një katastrofe bërthamore për mbarë njerëzimin.