Diku 30 vite më parë Steve jobs tha:
”Ka vetëm një shprehi që i dallon vepruesit nga ëndërrimtarët.”
Ky veprim i thjeshtë ia dha atij një nga mësimet më të mëdha të karrierës së tij.
Steve Jobs mund të mos jetë më me ne, por themeluesi i Apple vazhdon të ketë ndikim të madh që do të zgjasë me gjenerata të tëra. Në intervistën klasike të vitit 1994, Jobs ilustroi një shprehi të pazakontë që kishte gjetur tek shumica e njerëzve më të suksesshëm.
Shumica e njerëzve asnjëherë nuk e marrin telefonin për të thirrur. Shumica e njerëzve asnjëherë nuk pyesin, dhe kjo është ajo që i ndan njerzit nga ata që i bëjnë gjërat, prej atyre që vetëm ëndërrojnë për to.
Jobs spjegon në atë intervistë se si në moshën 12 vjeqare, ai e mblodhi guximin për ta thirrur askë tjetër pos Bill Hewletin, bashkëthemeluesin e Hewlett-Packard. Dhe pyetje ishte? ‘’Dua të ndërtoj një njëhsues frekuence, dhe po pyesja veten nëse ke ndonjë pjesë të mbetur për të ma dhënë,’’ tha Jobsi. I mahnitur nga guximi i djaloshit, në anën tjetër të linjës, Hewleti qeshi dhe ja dha Jobs pjesët e papërdorura. Oh, dhe një punë verore tek HP. Jobs thoshte, ‘’Isha në parajsë’’.
Pyet!
Kjo telefonatë e vetme e ndryshoi jetën e Jobs-it dhe i mësoi atij një nga mësimet më të mëdha të karrierës së tij të ndritshme: Ji i gatshëm për të pyetur për atë që do.
Në shumë biznese sot, frika i mban njerëzit larg nga të qenit të hapur për të pyetur për ato gjëra që duan, dhe për të kërkuar ndihmë nga shefat, bashkëmoshatarët dhe kolegët e tyre. Sipas një hulumtimi të publikuar në Harvard Business Review, 75 deri në 90% të ndihmës që njerëzit në punë ja japin njëri-tjetrit fillon me një pyetje.
Sidoçoftë, shumë individë tërhiqen nga të pyeturit për atë që kanë nevojë, ngaqë as menagjerët dhe as egzekutivët e tyre nuk e inkurajojnë apo ushqejnë këtë sjellje me ta. Rrjedhimisht, shumicën e kohës nuk ndodh asgjë e re.
Kjo pyetje ësht, a ushqen ambienti yt liri dhe siguri për punëtorët për ta bërë këtë-dhe për të kërkuar ndihmë? Një ide e dobishme e vendit të punës për t’ia shfaqur ekipit tënd është ajo që quhet unaza e reciprocitetit.
Hyr në unazën e reciprocitetit
Pionerët e shkencave sociale Wayne dhe Cheryl Baker e prezantuan këtë koncept. Më vonë ky koncept u përvetësua nga psikologu organizativ Adam Grant, si pjesë e punës së tij në bamirësi, e dokumentuar në librin e tij të mahnitshëm, Jep dhe Merr. Ja ku është koncepti në formën e tij më të thjeshtë: Unë të ndihmoj ty dhe ti e ndihmon dikë tjetër, dhe ndoshta ai person do të më ndihmojë mua (ose dikë tjetër) ndonjëherë në të ardhmen. Ky shteg e bën kërkimin dhe ofrimin e ndihmës të lehtë dhe efektive.
Për ta bërë unazën e reciprocitetit praktike dhe të orientuar kah rezultatet, ideja është që pjesëmarrësit të bashkohen në grupe dhe ti ndajnë kërkesat me njëri tjetrin. Kërkesat duhet të jenë diçka me rëndësi që një person nuk mund ta bëjë apo ta arrijë vetëm-për shembull, një kontakt kyq për një aftësi të caktuar për ta ndihmuar dikë me një projekt apo detyrë. Pjesëmarrësisht pastaj bëjnë kontribute duke e sjellur zgjidhjen, duke i përdorur njohuritë e tyre, dhe duke ofruar burime dhe ide, ose duke i lidhur ata me një kontakt kyq.
Bakers, bashkë me Grantin, krijuan një platformë teknologjie të quajtur Givitas për ta lehtësuar unazën e reciprocitetit në çdo organizatë dhe për ta integruar atë në praktikën e njerëzve të kompanisë.
Unaza e reciprocitetit e ndryshon mënyrn si e shohim ndihmenë dhe zgjidhjen e problemeve. Hulumtimi gjeti se kur reciprociteti është i përhapur në organizata, ai e ndërton komunitetin, e ngrit produktivitetin, e promovon të mësuarit dhe e ndërton një klimë të besimit. Dhe e tëra fillon duke pyetur.
Kur njerëzit më të suksesshëm duan diçka, ata janë të gatshëm të pyesin për to. Nëse 12 vjeqari Steve Jobs mundi ta bëjë këtë, atëherë mundesh edhe ti.