Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Hyrje
Fituesit i Marrin të Gjitha
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mëso se si elitat e fuqishme e udhëheqin botën dhe ja dalin të qëndrojnë vetë në maje.
Çdo ditë rreth nesh po shfaqen produkte dhe teknologji të reja. Çoftë në shtëpi apo në punë, në rrugë të qytetit apo në shoqërinë e gjerë, marshi i progresit duket të jetë i pandalshëm. Dhe bashkë me të, produktiviteti ekonomik në SHBA dhe në Perëndim është ngritur.
Por çfarë na duhet gjithë ky progres, nëse shumica e njerëzve nuk mund ta shijojnë atë? Inovacioni teknologjik na bën të gjithëve më produktivë, dhe mund të mendosh se duhet të krijojë një jetë më të mirë për të gjithë, por deri tani, vetëm të pasurit po i vjelin frutet e tij. Rreth botës, njerëzve të rëndomtë ju duket se situatat nuk janë në favorin e tyre. Dhe kanë të drejtë-biolionerët më të mëdhenjë tani po rrisin dy herë më shpejtë të ardhurat e tyre sesa ato të njerëzve të varfër. 10% e njerëzve posedojnë 90% të pasurisë se të gjithë planetit.
Këtu mund të thuash se diçka nuk është në rregull. Në fund të fundit, të gjithë rrethohemi me thirrësit për ndryshim. Bizneset e promovojnë tregtinë etike dhe investimin e gjelbërt. Liderët e mendimit mbajnë panele për drejtësinë botërore. Filantropistët e promovojnë bërëmirësinë e tyre duke ‘’e dhënë atë prapë’’. A është e mundur që gjithë kjo e folur për bërjen e botës një vend më të mirë të jetë një farsë?
Në këto pulsime, do të mësosh sesi gjuha e elitës për ndryshimin e botës është një mashtrim për ta ruajtur status quonë. Do të zbulosh se ideologjitë që ata promovojnë, jua mundësojnë atyre ruajten e fuqisë. Do të shohësh se vetë mohimi i asaj fuqie i lejon ata të jenë në kontroll-dhe të vazhdojnë ti vjelin dobitë e kapitalizmit botëror, përderisa pjesa e mbetur e botës rri prapa mbetjeve.
Do të kuptosh poashtu se:
- Pse parashikimi i të ardhmes mund të jetë një mënyrë për ti mashtruar punëtorët për të drejtat e tyre;
- Si një pushues i fortë i dhimbjes erdhi për ti furnizuar institucionet kulturore botërore; dhe
- Nëse Super Gruaja mund ta ndihmojë shoqërinë të lëvizë drejt barazisë gjinore.
Ideja kyçe 1.
Elitat e korporatave e kanë ripërkufizuar progresin shoqëror në atë mënyrë që t’ju përshtatet interesave të tyre.
Si shumica e të rriturve që vijnë nga një kohë e zgjimit të rënies botërore financiare, e diplomuara e filozofisë Hilary Cohen po përballej me disa vendime të vështira për të ardhmen e saj. Ajo e dinte se donte të bënte një ndryshim. Por ajo thjeshtë nuk dinte se si. A të punonte për një organizatë jopërfituese? Të trajnohej si Rabi? Apo ajo do të duhej të mësonte si të mendonte si një ndërmarrëse për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë? Kjo ishte mënyra e saj e të mësuarit.
Dhe ajo nuk ishte e vetmja në gjeneratën esaj.
Mesazhi kyç këtu është: Korporatat e elitave e kanë ripërkufizuar progresin shoqëror në atë mënyrë që t’ju përshtatet interesave të tyre.
Kushdo që ka qenë këndej në dekadat e fundit ka mundur ta vërejë rritjen e pabarazisë në botë në përgjithësi, dhe sidomos në SHBA. Në fakt, Google ka gjetur se fjala ‘’pabarazi’’ është dyfishuar mes Amerikanëve në katër vitet, mes vitit 2010 dhe dimplomimit të Cohen me 2014.
Në të njëjtin vit, Thomas Piketty-autor i librit më të shitur ‘’Kapitali në Shekullin 21’’, shkroi një artikull bashkë-autorial, që solli dallime të ngrysura qartë. Studimi i tij gjeti se nëse të diplomuarit e kolegjit sikur Hilary Cohen të arrinin të bëheshin nga 10% të atyre që fitojnë, ajo do të bënte dy herë më shumë sesa do të kishte bërë në vitin 1980. Për gjysmën e poshtme të fituesve, në anën tjetër, mesatarja e rritjes së të ardhurave ishte vetëm 200$ në total.
Në këtë atmosferë të polarizimit të pasurisë, ekonomitë dhe pabarazitë shoqërore po bëheshin gjithnjë e më të dukshme për njerëzit sikur Coheni. Dëshira për të bërë diçka për to po rritej, dhe Coheni dhe bashkëmoshatarët e saj ishin jashtëzakonisht të bindur se bërja e ndryshimit nënkuptonte bashkangjitjes së botës së biznesit dhe trajnimi në metodat biznesore. Ajo vendosi ti bashkangjitej një menagjmenti të madh këshillimi. Në atë mënyrë, ajo do të ishte në gjendje ti përdorte mjetet e kapitalizmit për ti zgjedhur problemet shoqërore.
Pa e kuptuar, Coheni kishte absorbuar ideologjinë egzistuese për ndryshimin e botës-e njohur si neolibrealizmi. Neoliberalizmi bazohet në idenë e tregut të lirë. Ideja është nese i lejon individët ti ndjekin qëllimet e tyre personale në treg të lirë dhe ta zvogelojnë rregullimin dhe ndërhyrjen statike, atëherë njerëzit do të jenë më të lumturit dhe më në mirëqenie. Adhuruesit e neoliberalizmit besojnë se kompanitë e mëdha janë ato që ndryshojnë për të mirë, duke aplikuar në bizneset e tyre njohuritë për problemet shoqërore sikurse është varfëria.
Por ky besim vie me një rrezik të madh. Nëse i vendos elitat e pasura në krye, pyetjet sfiduese rreth fuqisë dhe jobarazisë do të fshihen anash. Në fund të fundit, të fortit nuk duan të heqin dorë nga fuqia e tyre. Dhe kjo është saktësisht ajo që do të ju duhej të bënin nëse burimet do të ndaheshin në mënyrë të drejtë.
Ideja kyçe 2
Parimi fito-fito i elitave i lejon ata të duken sikur po e përmirësojnë botën kur në fakt ata po përfitojnë nga pabarazia.
Nëse ndodh të jesh person me efektivitet shumë të lartë, mund të jesh mësuar duke menduar në qasjen fito-fito. Ky është parimi i thjeshtë që në çdo situatë ka një rezultat që është i dobishëm për të gjitha palët. Ideja u bë e njohur nga libri i famshëm ‘’7 Shprehitë e Njerëzve Jashtëzakonisht të Suksesshëm’’.
Parimi fito-fito mund të jetë një parim i mrekullueshëm për efektivitet personal, por ku elitat e aplikojnë atë në botën gjerë, atëherë kjo bëhet problematike.
Mesazhi kyç këtu është: Parimi fito-fito i elitave i lejon ata të duken sikur janë duke e përmirësuar botën, përderisa ata janë në fakt duke përfituar nga pabarazia.
Në duart e të fortëve, mendimi se çdokush mund të jetë fitues tërë kohën nënkupton se ajo që është e mirë për ata që janë tashmë fitues, është poashtu e mirë për çdokënd tjetër. Në këtë mënyrë, edhe ndryshimi shoqëror mund të jetë krejtësisht pa dhimbje dhe të mos kërkojë ndonjë sakrificë. Bizneset përfitojnë, jeta e të gjithëve përmirësohet…pra është qasje fito-fito, apo jo?
Fatkeqësisht, nuk kjo nuk funksionon çdoherë.
Për shembull, mund të mendosh se është ide e mirë për ta kërkuar një zgjidhje teknologjike për ta rritur produktivitetin. Një yll i Silicon Valley dhe bashkëshpikës i butonit të Facebook ‘’Like’’, Justin Rosenstein mendoi ashtu. Prirja e tij natyrale për ta promovuar produktivitetin duke filluar me një kompani teknologjike-ishte një që bëri të mundur bashkëpunim softveri. Ideja ishte që çdokush të mund të përfitojë nga rritja e efektivitetit, qoftë në kujdes shëndetësor ose në qeveri, apo në punë jofitimprurëse.
Por ky lloj i të menduarit e humb drejtësinë brenda tij. Realiteti është se në SHBA produktiviteti ka filluar të rritet në mënyrë radikale në disa nga dekadat e fundit-por vetëm disa kanë përfituar nga kjo rritje. Për shumicën, pagat kanë ngecur. Sipas një raporti të Institutit të Rregullave Ekonomike, në dekadat mes viteve 1973 dhe 2014, punëtori mesatar në SHBA u be 70% me produktiv, por rritja mesatare e pagës ishte më pak se 10%.
Nuk është se themeluesit e start-upeve sikur Rsenstein, kanë pasur domosdoshmërisht qëllime të këqija. Ata po mundohen të bëjnë mirë, në fund të fundit-por janë supozimet e tyre fito-fito që po i humbin ata.
E vërteta e hidhur mund të jetë se nuk është e mundur që kompanitë ta bëjnë botën më të mirë duke vjelur fitime të mëdha në të njëjtën kohë. Për ti bërë gjërat më mirë për shumicën e njerëzve, ne do të na duhet të shikojmë se si mund ti rishpërndajmë fitimet nga gjithë ai produktivitet në mënyrë të barabartë.
Ideja kyçe 3
Të fortit e mohojnë fuqinë e tyre, dhe kjo i ndihmon ata të qëndrojnë në kontroll të gjërave.
Çfarë mendon se përmban e ardhmja? Shumë themelues të suksessshëm të bizneseve thonë se janë duke udhëhequr për një të ardhme ku çdo qenie njerëzore do të jetë një ndërmarrës, kur teknologjia me siguri do ti zgjasë jetët tona, dhe ku videot online do të zëvendësohen me komunikim tekstual. Këto mund të tingëllojnë si parashikime të mirëpritura për gjërat që do të vijnë.
Por shiko më thellë, dhe do ta kuptosh pse dikush do të zgjidhte ta theksonte një skenar të së ardhmes me një tjetër. Shpesh, përgjigja është se ka diçka për të fituar.
Mesazhi kyç këtu është: Të fortit e mohojnë fuqinë tyre, dhe kjo i ndihmon ata të qëndrojnë në kontroll.
Është truk i madh për ta përdorur-merre një ide që do ti bëjë dobi biznesit tënd, dhe ktheje atë në një parashikim të saktë modest për gjërat që do të vijnë. Është një mënyrë për ta krijuar të ardhmen që e dëshiron duke e bërë atë sikur askush nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.
Shihe për shembull thënien se të gjithë mund të bëhen ndërmarrës. Është një situatë e mirë për zotërinjtë e suksesit sepse ata mund ta përdorin atë si një arsyetim për të përfituar nga punëtorët e tyre. Në fund të fundit, ata të gjith janë ndërmarrës që punojnë për vetveten. Ata nuk kanë nevojë për ndonjë pension apo kujdes shëndetësor.
Paraqitja e një skenari të një figure të caktuar si i pashmangshëm është vetëm njëra ndër mënyret që elitat korporata hiqen sikur ju mungon fuqia. Atyre poashtu ju pëlqen të duken si rebelë kundër institucionit. Por e tëra e fsheh fuqinë reale që ata e kanë dhe mënyrën si e përdorin atë për ti përdorur ata që janë vërtetë të pafuqishëm.
Konsideroje për shembull Uber- një sipërmarrjes kapitalist, duke I dhënë fonde kompanisë mund ta përshkruan kompaninë si luftëtare të patrembur kundër monopoleve dhe korrupsionit. Investori Shervin Pishevar, i cili ka aksione financiare në kompani, së fundi e lavdëroi Uberin për mbrojtjen e ‘’kartelave të taksit’’.
Dhe nëse e shikon një rast gjyqësor të bërë kundër Uberit për trajtimin e padrejtë të saj ndaj taksistëve te saj, mbrojtja që e kanë përdorur është saktësisht pafuqia. Uberi pretendonte se është vetëm kompani teknologjike, që bashkon vozitësit dhe udhëtarët. Në këtë mënyrë, ata mund të hiqnin dorë nga çdo përgjegjësi për përfitimet dhe pagesn e drejtë.
Por gjykatësi nuk mendonte ashtu. Për të qenë të sigurtë, vozitësit nuk ishin sikur punëtorët tradicionalë, koha e të cilëve rregullohej nga fabrika, por Gjykatësi Chen theksoi se kompania ende kishte fuqi të jashtëzakonshme mbi ta. Për shembull, ju jep atyre udhëzime të detajizuara se si të sillen dhe i përjashton për shkelje të vogla të rregullave.
Mohimi I fuqisë së saj ishte ajo q e lejoi kompaninë të përfitonte nga shfrytëzimi, por ndikimi I saj aktual mbi vozitësit e saj ishte shumë I gjerë për ta hequr nga radari.
Ideja kyqe 4
Elitat mbështeten në liderët mendimtarë për të mbajtur fuqinë e tyre dhe për ta ruajtur status quo-në.
Kur ishte hera e fundit që ke lexuar një vepër të filozofisë politike në kohën tënde të lirë? Nëse nuk mund të thuash së fundmi, nuk je i vetmi. Po fjalimet Ted a i ke shikuar në you tube?
Ditëve të sotme, shumica nga ne i marrim informacionet nga burime të njohura online, në kafshata të vogla. Falë mediave digjitale, të gjitha llojet e ideve komplekse janë gjerësisjt të qasshme tani më shumë se kurdoherë.
Kjo nënkupton se tani është më e lehtë se asnjëherë më parë ta bësh zërin tënd të dëgjohet. Problemi është se, shpesh nuk transmetohen idetë komplekse dhe qenësore. Në vend të tyre, kohëve të fundit është përhapur shumë të folurit pa vend, mesazhe siguruese që thonë se gjërat janë mirë ashtu siq janë. Më herët kemi pasur intelektualët publikë që pyetnin pyetje të vështira rreth asaj se si funksionon shoqëria; tani I kemi liderët mendimtarë.
Mesazhi kyç këtu është: Elitat mbështeten në liderët mendimtarë për ta mbajtur fuqinë e tyre dhe për ta ruajtur status quonë.
Kush ësht ky karakter, lideri mendimtar? Ai është saktësisht njeriu optimist dhe besimtari i vërtetë që bota e biznesit ka nevojë ta tregojë një tregim frymzues për mënyrën se si ai i udhëheq gjërat. Liderët mendimtarë nuk pyesin për rrënjët apo shkaqet e problemit. Ata i rrisin zgjidhjet sipërfaqësore për të mos pasur nevojë ti ndryshojmë gjërat aspak.
Merre për shembull problemin e pabarazisë gjinore. Është e vështirë ta mohojmë se meshkujt ende e posedojnë shumicën e fuqisë në botë-për shembull, shumica e dhomave të këshillit janë ende të dominuara me meshkuj. Por çfarë mund të bëjmë rreth kësaj?
Hulumtuesit dhe feministet të cilët i kalojnë jetët e tyre duke studjuar çdo pyetje, priren të vijnë me përgjigje të vështira dhe sfiduese. Ata i përfshijnë njerëzit në pozita të fuqisë, duke dashur ti bëjnë të vetëdijshëm për privilegjin e tyre dhe duke i bërë të jenë në gjendje të heqin dorë prej tij poashtu.
Por fjalimi i dytë më i njohur i TED i të gjitha kohërave e trajton pyetjen e pabarazisë gjinore në punë dhe vie me një zgjidhje të thjeshtë. Hulumtuesi Amy Cuddy e prezantoi një zgjidhje një rregullim të menjëhershëm që gratë mund ta përdorin për ta shtuar vetëbesimin e tyre: ta bëjnë një fotografi të Gruas së Superfuqishme. Nëse je duke e pyetur veten se si duket kjo foto, atëherë ajo është: duart në ije, dhe këmbët larg nga gjatësia e shpatullave.
Kështu, aq e lehtë është të zgjidhet problem i diskriminimit. Gratë kështu ndihen të forta. Dhe meshkujt nuk kanë nevojë të heqin dorë nga fuqia e tyre. Kjo zgjidhje pozitive është shembull i përsosur që i bën idetë tërheqëse për elitat që më parë do të hiqnin dorë nga fuqia e tyre-por vetëm duan të duken sikur brengosen. Në sipërfaqe, gjërat duken mrekullueshëm, por rrënjet e vështira të problemit mbeten të paprekura. Mu ashtu sikurse ju pëlqen elitave!
Në këtë mënyrë, liderët mendimtarë sikur Cuddy e ndihmojnë elitën ti mbajnë gjërat ashtu siq janë-përderisa thonë se po mundohen të punojnë për një botë më të mirë.
Ideja kyçe 5
Kur qasjet e zgjidhjes së problemit të biznesit dominojnë, qështjet shoqërore injorohen.
Paramendo sikur je në mes të një intervistë për punën e ëndrrave. Ke kaluar javë duke u përgaditur, ke veshur kostumin më të mirë, dhe ja ke dalë mbanë ta mbash zërin të mos të lëkundet. Pastaj intervistuesi ta hedh një goditje sikur kjo, ‘’Sa topa ping-pongu duhet të hyjnë në një Boeing 747?’’
McKinsey, një këshilltar menagjmenti, i pyet të intervistuarit këto lloje pyetjesh për ta përcaktuar nëse ata mund të tregojnë një stil të caktuar të zgjidhjes së problemit. Kjo përfshin thyerjen e një problemi në copa të vogla dhe lidhjen e tyre në mënyrë logjike. Pastaj e bn një hamendësim të edukuar për të arritur në zgjidhje, gjen të dhënat që e mbështesin, dhe e prezanton atë në mënyre bindëse. Dhe ja ku e ke një shembull të gatshëm për ta trajtuar çfarëdo sfide që mund të hasesh në të si këshilltar menagjmenti. Por a funksionon kjo teknikë për problemet jashtë sferës së korporatës?
Mesazhi kyç këtu është: Kur qasjet biznesore për zgjidhjen e problemeve dominojnë, qështjet shoqërore injorohen.
Mc Kinsey është bërë jashtëzakonisht i suksesshëm duke u fokusuar në këtë lloj teknikë të zgjidhjes së problemeve, dhe kjo ka bërë që organizatat e tjera të duan ta përvetësojnë atë. Por qasja e injoron ndërlikueshmërinë e jetëve të njerëzve dhe dëmin që mund tjua bëjë atyre që janë të prekur nga ajo.
Këtë mund ta shohin në nxitjen e njohur të optimizimit. Kjo nënkupton ta organizosh çdo pjesë të biznesit tënd për ta rritur efikasitetin dhe fitimin. Optimizimi ka bërë që bizneset sikur Starbucks shumë më produktive, dhe si rrjedhojë, më fitimprurëse poashtu. Por sapo u optimizua orari i stafit dhe u zvogëlua fatura e pagës, ndryshimet sollën kaos në jetët e njerëzve. Kjo sepse, me ndryshimet e bëra në moment të fundit, varësisht nga nevojat e biznesit, punëtorët më nuk dinin sa orë do të punonin çdo javë. Ajo nënkuptoi se ata nuk mund ti planifikonin gjërat si pagesat e faturave dhe ju duhej vazhdimisht të caktonin kujdes për fëmijët në kohë të shkurtër.
Dhe ky nuk është fundi. Gjërat duken edhe me të turbullta kur metodat e biznesit përdoren për të trajtuar qështje shoqërore botërore. Kjo sepse kjo qasje i sheh të gjitha nga pikëpamja e atyre që kanë fuqi. Kjo nënkupton se vetë roli i tyre në krijimin e problemit po injorohet.
Merre si shembull sfidën e varfërisë globale. Kompanive ju pëlqen të ju promovojnë zgjidhje bizneseve. Për shembull, TechnoServe pretendon të krijojë mirëqenie duke i lidhur njerëzit me tregjet dhe informacionin. Por duke bërë këtë gjë, ata I tejkalojnë shkaqet aktuale të varfërisë, sikur që janë kushtet e padrejta të punës dhe pagat e vogla. Duke ju kushtuar vëmendje atyre do të obligonte që kompanitë të shikojnë si i rrisin fitimet e tyre në llogari të punëtorëve. Dhe kush do ta bëjë atë gjë?
Ideja kyçe 6
Njerëzit e pasur e përdorin filantropinë dinakërisht për ta fshehur padrejtësinë e mbledhur në rrënjë të pasurisë së tyre.
Nëse ndonjëherë e ke vizituar një muze të famshëm në një qytet sikur New Yorku, Londra ose Parisi, ka mundësi ta kesh gjetur veten në Sackler Wing. Shumë institucione rreth botës e kanë një të tillë, falë donacioneve bamirëse nga familja Sacklers.
Ata janë një nga familjet më të pasura në SHBA, të mirënjohur për dhënien e bollëkshme. Por a ka në filantropinë e tyre vërtetë bamirësi?
Mesazhi kyq këtu është: Njerëzit e pasur e përdorin filantropinë dinakërisht për ta fshehur padrejtësinë e mbledhur në rrënjë të pasurisë së tyre.
Mund të kesh pyetur veten se ku do të mund të jetë problem këtu? Në fund të fundit, të gjithë pajtohemi se bamirësi është gjë e mirë, apo jo?
Epo, nuk është gjithnjë aq e drejtëpërdrejtë. Në rastin e familjes Sackler, donacionet e tyre për muzeun shkojnë në miliona. Por si i bënë ata ato miliona në radhë të parë?
Përgjigja vie prapë tek një pilulë e vogël e fuqishme e quajtur OxyContin. Një mbytës potencial i dhimbjes, i zhvilluar nga kompania farmaceutike e Sackler Purdue, dhe dhunshëm e shitur tek mjekët, ju bëri atyre 14 bilion dollarë pasuri.
Por gjithashtu shkaktoi disa probleme shoqërore që tregojnë tensionin e paqetësuar në mes të bamirësisë së shkallës së lart dhe drejtësisë shoqërore. Në fakt, problemet ishin aq të gjera saqë kriza që ata kanë shkaktuar tani njihet si një opium epidemik kombëtar në SHBA, përgjegjës për mijëra vdekje çdo vit.
Puna është se pilula është jashtëzakonisht me nivel varësie dhe e lehtë për të abuzuar me të. Përdoruesit mund të shkojnë shumë lartë me heroinë. Dhe si rrjedhojë, është bërë drogë e njohur në rrugë. Dhe vdekjet nga mbidozat e opioidit kanë shkuar lartë; në 15 vjetët e fundit me shtimin e përdorimit te saj, ato u katërfishuan.
Për më tepër, ky zhvillim nuk ishte krejtësisht i papritur. Më herët, disa zyrtarë të shëndetit vërejtën ngritje në vdekje nga përbëresi aktiv i Oxy Contin-it, dhe kjo tingëlloi si alarm. Ata bënë presion për vendosjen e rregullave që do ta bënin më të vështirë për të varurit që ta mbajnë drogën.
Por Purdue rezistoi në çdo hap të kësaj rruge. Poashtu, ajo i nënvlerësoi shqetësimet për varshmërinë e drogës dhe vazhdoi kampanjat e saja promovuese. Në fund, një gjyq i konsiderioi taktikat e saj mashtruese dhe kompania pagoi 635 dollarë gjobë.
Mund të thuash se drejtësia ka fituar, por kjo ishte vetëm një gjurmë ne pasurinë e familjes. Dhe krahët e muzeut janë ende aty. Institucionet që kanë përfituar nga donacionet nuk po nguten për të hulumtuar për origjinën e tyre.
Thuase të japësh në mënyrë bujare-dhe haptas- u bë një mjet përmes të cilit elitat mund ta blejnë legjitimitetin dhe ti shmangen kritikës.
Ideja kyçe 7
Bota është e ndarë mes elitave që përfitojnë nga kapitalizmi global dhe atyre që po I humbasin shpërblimet e tij.
Në shtator të vitit 2016, njerëz me ndikim u mblodhën për Nismën Globale te Klintonit, një konferencë për elitat socialisht të vetëdijshme që Bill Klinton kishte organizuar më shumë së një dekade. Një pyetje që rrinte në mendjet e të gjithëve ishte: Pse ata na urrejnë të gjithëve?
Fjala ‘’ata’’ në pyetje ishin njerëzit e rëndomtë, dhe ‘’ne’’ ishin njerëzit e pasur dhe elitat e fuqishme.
Mesazhi kyç këtu është: Bota është e ndarë mes elitave që përfitojnë nga kapitalizmi global dhe atyre që po I humbasin shpërblimet e tij.
Zemërimi po ndihej qartë nëpër gjithë botën. Në SHBA, Donal Trump po fitonte mbështetje. Në Britani, njerëzit kishin votuar për ta lënë Bashkimin Evropian. Në vendet tjera Evropiane sikurse Hungaria, partitë e t djathtesë po zgjidheshin për të qeverisur. Njerëzit po reagonin kundër vizionit të lirë, të pakufi, teknografik të tregut të lirë të një bote të promovuar nga elitat. Dhe zemërimi I tyre po i shtyente ata në drejtimin e kundërt-drejt fundeve nacionaliste, ksenofobike, populliste.
Në fakt, zemërimi dhe frustrimi po ngriteshin me vite, por elitat vetëm tani po zgjoheshin në realitetet e tyre. Dhe ajo që ata po shihnin ishte një botë e drejtuar drejt një ndarjeje të re. Kjo ndarje nuk ishte më në mes të të pasurve dhe të varfërve, sikur në të shkuarën. Tani ishte në mes të globalistëve dhe joglobalistëve. Globalistët janë të fortit dhe njerëzit mobilë që jetojnë në një botë pa kufinjë dhe i vjelin dobitë e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik. Ata ndihen më afër atyre që janë si ata nëpër botë, më shumë sesa me fqinjtë që i kanë pranë vetes.
Dhe në anën tjetër, ja ku janë ata fqinjët. Ata janë shumica e njerëzve me lidhje të forta me komunitetin e tyre dhe vendin ku jetojnë. Ata janë njerëzit të cilët i kanë parë pagat e tyre të stagnuara me dekada, e kanë parë shëndetin e tyre duke rënë dhe edukimin e fëmijëve duke çaluar. Ata ndihen jashtëzakonisht në mëri për mungesën e vëmendjes ndaj sfidave të tyre.
Ndjenja e tyre është se bota rreth tyre ka ndryshuar derisa ata ishin shumë të zënë duke u munduar ti arrijnë të gjitha. Dhe ata po i refuzojnë rregullat nga elitat globale që e kanë fitim mbi t gjitha, sidomos para nevojave të komunitetit të tyre.
Ideja se ajo që është e mirë për elitat është poashtu e mirë për njerëzit e zakonshëm po refuzohet nga masat e njerëzve. Pyetja është nëse plutokratët do të jenë ndonjëherë në gjendje të heqin dorë
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Korporatat elite botërore na kanë mashtruar duke na bërë të besojmë se vetëm metodat dhe mjetet e tyre mund ta bëjnë botën një vend më të mirë. Të pasurit dhe të fortit mbahen për drejtësi shoqërore, por në realitet, mashtrimet dhe strategjitë e tyre ju mundësojnë atyre ti mbajnë gjërat ashtu siq janë. Të ndihmuar nga liderët mendimtarë që promovojnë një retorikë të ndryshimit, ata me fuqi vëjnë çdo gjë që munden për ti bindur të tjerët-dhe veten-se ata janë duke e përmirësuar jetën e të gjithëve për të mirë.
Keni mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjonim se çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si Kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni tutje: Punë të Kota, nga David Graeber
Tani që e dini se si bota funksionon, mund të jeni të gatshëm të hulumtoni se si ju ndikon ajo personalisht? A keni menduar ndonjëherë për rolin tuaj në makinën kapitaliste? A e ndiheni sikur jeni poashtu zingjir në rrotën e pandalshme të saj.
Në Punë të Kota, David Graeber e eksploron realitetin që shumica prej nesh kanë ngecur në punë të padobisme dhe të panevojshme. Ai e sqaron pse, përkundër progresit të madh ekonomik dhe teknologjik të kohëve të fundit, ne ende po humbim kohën tonë të çmuar në detyra që nuk I sjellin dobi akskujt.
Fatmirësisht, ai poashtu tregon se ka një mënyrë tjetër-të ardhurat themelore univerzale. Kështuqë nëse do të doje të mësosh se si ne si shoqëri mund të fillojmë ta bëjm botën vend më të mirë, duke lexuar pulsimet tona në Punë të Kota.