Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje Libri
Personaliteti nuk është i Përhershëm
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Një plan për riformimin e personalitetit tënd.
Studime të shumta tregojnë se njerëzit rregullisht bëjnë pikë të ndryshme në të njëjtin test të personalitetit kur e bëjnë atë në kohë dhe situata të ndryshme.
Nëse je joshur ndonjëherë nga ndonjë karrem i testit online të personalitetit, me siguri e di se shumë teste mbështeten në matje të zbehta. Kjo është njëra pjesë e problemit, por ka edhe një arsye tjetër që teste të dizajnuara shumë mirë hedhin rezultate kontradiktore: ato janë të bazuara në një keqkuptim se çfarë është në të vërtetë testi i personalitetit.
Me dekada të tëra, na kanë mësuar ta mendojmë testin e personalitetit si një veçori strikte e pandryshueshme. Kjo ide, sidoçoftë, nuk qëndron bazuar nga disa nga studimet më të vona. Personaliteti, duket se nuk është që nga lindja-është i lakueshëm dhe dinamik. Thënë ndryshe, njerëzit munden, dhe vërtetë ndryshojnë.
Ky është lajm i mirë. Për shkak se asgjë nuk është nga guri, ti mund të vendosësh çfarë lloj personi dëshiron të bëhesh. Në këto pulsime, mund të mësosh se si.
Dhe gjatë rrugës, poashtu do të mësosh:
- Pse nuk duhet të paguash më teste personaliteti më shumë sesa ato të horoskopit;
- Si ta rishkruash të kaluarën tënde dhe ta programosh veten tënde për një të ardhme më të mirë; dhe
- Pse të zgjohesh një orë me hërët e rrit mundësinë tënde për të pasur sukses.
Ideja kyçe 1
Testimi i personalitetit nuk ka të bëjë me shkencën-ka të bëjë me krijimin e parave.
Sa lloj njerëzish janë në botë?
Epo, varet se kë e pyet për këtë gjë. Një nga testet më të mira të personalitetit, Myers Brigs Type Indicator identifikon 16 llojesh të ndryshme të personalitetit. Pastaj është Revised BEO Personality Inventory, i cili thotë se egzistojnë gjashtë llojesh të personaliteteve të ndryshme. Testet tjera mund të thonë tre, ose tridhjetë e tre.
Pra pse njerëzit që i dizajnojnë këto teste arrijnë në këto përfundime kaq radikale? Përgjigja e shkurtë është kjo: testimi i personalitetit është shkencë e rrejshme. Për shkak se nuk ka mënyrë të dëshmimit ose përgënjeshtrimit të ndonjë teorie individuale, dizajnerët e testit mund të vijnë me çfarëdo arsye që ju pëlqen. Zakonisht, ka më shumë se një mënyrë për ta reklamuar produktin e tyre.
Mesazhi kyç në këto pulsime është: Testimi i personalitetit nuk ka të bëjë me shkencën- ka të bëjë me krijimin e parave.
Merre për shembull Merve Emre, autori Amerikan i cili literalisht shkroi librin mbi testimin e personalitetit. Në historinë e saj të industrisë të vitit 2018, Thyesit e Personalitetit, Emre thekson se tregu për teste vlen diku rreth 2 bilion$. Kjo është një nxitje e madhe për diazjnerët për të sjellur teste me pyetje dhe të fitojnë para nga mundësitë fitimprurëse për ti ‘’sqaruar’’ rezultatet që ata gjenerojnë.
Ky nuk është ndonjë zhvillim i fundit sidoqoftë. Siq tregon Emre, vetë prejardhja e testimit të personalitetit është e zhytur në shkencë të rrejshme. Testet Myers-Briggs, për shembull, u zhvilluan në fillimet e hershme të shekullit njëzetë. As Katherine Briggs, as vajza e saj Isabel Myers, nuk kishin ndonjë prapavi shkencore. Në fakt, ato asnjëherë nuk kishin shkelur me këmbë në laborator.
Në vend të kësaj, testi bazohej plotësisht mbi përvojat personale të Briggsit.Pasi u vërejt se ajo dhe burri i saj ishin përgjigjur ndryshe n situatat e njëjta, dhe se një nga fëmijët e tyre ishte më i turpshëm sesa tjetri, ajo filloi të spekulojë mbi ndryshimet në personalitet.
Myers dhe Briggs nuk i identifikoi thjesht personalitetit e ndryshme-ata poashtu thanë se këto ishin gjëra të lindura. Ana tjetër e kësaj ideje ishte se ti nuk duhet të provosh ta ndryshosh personalitetin tënd. Por varet nga të tjerët sa i përshtaten ndryshimeve tua. Të ashtuquajturat ”veçori’’’ sikurse mirësjellja dhe koprracia, Myers dhe Briggs besonin që nuk janë virtyte apo të meta që duhet të kultivohen apo të braktisen-ato janë thjesht mënyra se si ti je.
Kjo është arsyeja pse përfundimi se i një testi të tillë nuk ka bazë në dëshminë shkencore mund të jetë aq çlirues. Kur nuk mendon më se ti je, thuaj ‘’natyrshëm’’ Introvert ose i padurueshëm, ka mundësi të mendosh për mënyrat e ndryshimit të personalitetit tënd nëse veq dëshiron të ndryshosh!
Ideja kyçe 2
Personaliteti formësohet me kohën, por ne e kemi të vështirë ta parashikojmë pashmangshmërinë e transformimit më të madh në të ardhmen.
Në vitin 2016, një ekip hulumtuesish publikuan rezultatet e një studimi të gjatë në një gazetë Psikologjia dhe Plakja. E lansuar në Skoci, në vitin 1950, studimi ju kërkoi mësuesve ti vlerësojnë 1,208 femije 14 vjeçarë në një numër të veçorive të personalitetit sikurse janë vetëbesimi, origjinaliteti dhe dëshira për të mësuar.
Gjashtëdhjetë vite më vonë, 674 nga pjesëmarrësit origjinalë u ritestuan. Këtë herë, ata e vlerësuan vetëveten. Rezultati? Virtualisht aty nuk kishte dallim në mes të dy testeve. Kjo i befasoi hulumtuesit. Ata kishin konstatuar se do të gjenin dëshmi të stabilitetit të personalitetit përgjatë dekadave. Të dhënat, sidoqoftë, nuk e mbështetën hipotezën. Për dallim nga kjo, e shkatërroi mitin që qëndron në zemër të testimit të personalitetit: idenë se personalitetet janë të pandryshueshme.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Personaliteti formësohet me kohën, por ne e kemi të vështirë ta parashikojmë pashmangshmërinë e transformimit më të madh të tij në të ardhmen.
Një arsye pse ky mit ka mbetur i pakontestuar për kaq shumë kohë është se kjo mënyrë e hulumtimit përgjatë shumë dekadave është e vështirë për tu bërë. Kërkon shumë fond, mbështetje institucionale dhe poashtu, kohë.
Disa hulumtues i kanë këto burime, që tregon pse testet periodike shpesh udhëhiqen vetëm me javë ose muaj pas testit të parë. Kur e teston personalitetin tënd në intervale të shkurta kohore, ka më shumë mundësi për të gjetur lidhshmëri. Sapo intervali të rritet, për shembull gjashtë dekada, me krahasim, atëherë aty ka shumë pak lidhshmëri.
Por kjo nuk është arsyeja e vetme pas gjatësisë së këtij miti. Merre shembullin nga Daniel Gilbert, një psikolog në Universitetin e Harvardit. Në hulumtimin e tij, Gilbert i pyet njerëzit se sa shumë kanë ndryshuar hobet, qëllimet dhe vlerat e tyre gjatë 10 viteve të kaluara. Në shumicën e rasteve, përgjigja është ‘’shumë’’. Por këtu bëhen gjërat më interesante. Përveq që e pranojnë se sa shumë kanë ndryshuar gjatë dekades së mëhershme, shumica e pjesëmarrësve thonë se ata presin ndryshime të vogla në të ardhmen e tyre.
Kjo njihet si iluzioni i fundit të historisë. Kjo nënkupton se ne mund ta dimë se kemi ndryshuar në të kaluarën. Kjo nuk është për tu habitur. Nëse nuk do të ndryshonim, askush nuk do ti hiqte tatoo-të për të cilat janë penduar që i kanë bërë, modelet e ndarjes që më nuk i duan, ose mësimin e vrapimit për ti hequr kilogramët që i kanë fituar gjatë viteve.
E ardhmja, sidoqoftë, është e panjohur. Parashikimi i ndryshimeve në të ardhmen është i rrezikshëm, kështuqë ne supozojmë se ndryshimet e të kaluarës na kanë çuar kur jemi tani, dhe se kjo është mënyra se si do të mbesim në të ardhmen. Siq do ta zbulojmë, ky është një përceptim i rrejshëm: ti mund ta parshikosh dhe madje edhe ta ndryshosh të ardhmen. Përpara se të arrijmë aty, është koha ta trajtojmë edhe një mit tjetër.
Ideja kyçe 3
Shumicën e kohës, ajo që na mban prapa është ideja e një veteje autentike.
Në Shtetet e Bashkuara, adoleshentët së fundmi kanë filluar ti ftojnë mësuesit e tyre që ti privojnë ata nga prezantimet në klasë. Arsyeja e tyre? Siq tha një adoleshent në një twit, i cili u shpërnda mbi më shumë se 130.000 herë, ‘’duke i obliguar’’ studentët që të prezantojnë përpara klasës po i bënte ata të kishin ankth.
Çuditërisht, shumë mësues duket se po pajtohen, dhe teknikat pedagogjike që janë më pak kërkuese sesa të folurit përpara bashkëmoshatarëve të tij janë shumë të njohura. Kjo mund të tingellojë sikur një tregim pozitiv që të bën të ndihesh mirë se sa mendjehapur këta mesues janë, por rezultati i kësaj përgjigjeje është në fakt negativ. Por me plotësimin e këtyre kërkesave, shkollat po e lejojnë nocionin se adoleshentët kanë mungesë të fleksibilitetit psikologjik, gjë që përfundimisht ndikon në aftësinë e tyre për tu rritur si njerëz.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Shpesh, ajo që na mban prapa është ideja e një veteje autentike.
Argumenti se këta adoleshente nuk duhet të obligohen të flasin para shokëve të klasës qëndron mbi një mit të zakonshëm të personalitetit.
Ky mit thotë se ne kemi një vete autentike dhe se ne jemi më të mirët kur jemi të sinqertë me këtë vete.
Pra si e di që je i vërtetë? E thjeshtë: gjërat ose duken ‘’natyrale’’ose nuk duken. Nëse duken, duhet ti bësh ato të tilla; nëse ato duken të vështira apo të quditshme, atëherë nuk duhet ti bësh.
Kjo është dukshëm një ide e menduar mirë, e dizajnuar për ti ndihmuar njerëzit të ndihen mirë me veten e tyre dhe për ti shprehur ndjenjat e tyre të vërteta. Por këtu është problem. Kur i thua dikujt të bëjnë vetëm atë gjë me të cilën ndihen rehat, ti në realitet je duke ju thënë atyre të qëndrojnë në zonën e rehatisë. Kjo është një pengesë e madhe në rritjen personale afatgjate.
Merre shembull Adam Grantin. Para se të bëhet professor i psikologjisë në Shkollën Wharton, dhe para se të bëhet autori mëI shitur, Granti tmerrohej nga të folurit në publik. Në shkollën e mesme për shembull, një shok njëherë e pyeti atë të japë një ligjëratë si mysafir në klasën e tij. Përvoja, siq e kujton granti, ishte ‘’brutale’’. Ai dridhej, belbëzonte, dhe djersitej aq shumë saqë parehatia e tij filloi të shpërndahej në tërë dhomën. Siq i kujton një student, në fund të ligjëratës, dëgjuesit po dridheshin fizikisht në ulëset e tyre!
Vetja autentike e Grantit ishte e tmerrshme në të folurit në publik. Por ai nuk qëndroi i vërtetë ndaj vetes së tij të tmerrshme-ai donte të zhvillohej. Ai filloi të behej vullnetar për më shumë ligjërata mysafire sa ishin të mundura dhe merrte formularë vlerësimi. Brenda muajve, frika ishte larguar. Disa vite më vonë, Granti nuk ishte rehat vetëm në ligjërim dhe në të folurit në publik-ai ishte i mirë në të.
Ideja kyçe 4
Ta kuptosh pse e bën një gjë është hapi i parë drejt ripërcaktimit të asaj se kush je.
Çfarë është personaliteti? Deri tani kemi parë se nocionet e vetes së lindur, të pandryshueshme apo autentike i kanë borgj më shumë reklamës dhe keqkuptimit sesa i kanë borgj provës shkencore. Edhe më keq se kaq, këto ide prishin rritjen dhe të mbajnë të ngecur në zonën e rehatisë.
Pra le ta provojmë një përkufizim më ndryshe: personaliteti nuk është diçka që thjesht egziston aty në botë-është diçka që ti e bën. Personaliteti, me fjalë të tjera, formësohet nga ajo që e kalon kohën duke e bërë. Ndryshoje atë dhe do ta ndryshosh se kush je.
Por para se të fillosh ta hulumtosh personalitetin tënd, duhet ta kuptosh se sjellja njerëzore nxitet nga qëllimet. Ti nuk i bën gjërat ashtu thjeshtë. Qofsh i vetëdijshëm apo jo, çdo gjë që ti bën ka një fund ose një objektiv.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Ta kuptosh pse bën diçka është hapi i parë drejt ripërcaktimit të asaj se kush je.
Këto qëllime rrallë thuhen haptas, por ato jane të gjitha njësoj. Ti han sepse je i uritur dhe paguan faturat sepse i do fëmijët e tu dhe dëshiron ta mbash një çati mbi kokën e tyre. Edhe një sjellje në dukje e paqëllimshme sikurse humbja e një gjysmë ore duke shikuar video të maceve ka një qëllim-shpërqendrimin, i cili në fund të fundit, është një qëllim, sidomos nëse je duke i shtyer detyrat e vështira apo të mërzitshme.
Kjo nënkupton se nuk ka nevojë të bësh një test personaliteti për ta kuptuar se kush je-ti thjesht ke nevojë ta kuptosh pse je duke i bërë gjërat që po i bën tani.
Pra ta bëjmë këtë tani! Do të kesh nevojë për një laps dhe një letër për këtë. Në rregull, fillo duke e ndarë faqen në dy kolona. Në anën e majtë të saj, do të listosh çdo gjë që ke bërë këto 24 orët e fundit. Në të djathtë, do të shkruash arsyet pas këtyre veprimeve.
Këtu do të dëshirosh ta ndash një moment për të menduar me kujdes më shumë sesa thjesht ta listosh qëllimin e parë që të bjen në mendje, sepse, shpeshherë, ka një arsye më thellë prapa objektivës parësore të dukshme. Për shembull, le të themi se e ke ndaluar ‘’fitnesin’’ dhe në kolonën përkatëse shënonte ‘’për të më rrahur zemra.’’ Ta bësh zemrën të rrahë mund të nënkuptojë ta përmirësosh shëndetin tënd, por gjithashtu ka të bëjë me të jetuarit më gjatë, gjë që mund të nënkuptojë të jesh me fëmjet edhe kur ti bëjnë fëmijët e tyre!
Qëllimi i këtij ushtrimi është të bëhesh më i vetëdijshëm për qëllimet që e nxisin sjelljen tënde dhe kështu, e formësojnë personalitetin tënd. Mos harro, identifikimi i rezultateve që në realitet nuk dëshiron ti ndjekësh, është hapi i parë për ndjekjen e qëllimeve më të mira.
Ideja kyçe 5
Përkushtimi ndaj një qëllimi të vetëm e përqendron mendjen tënde dhe i rrit gjasat për sukses.
Në fillim të viteve 2000, ekipi vozites Britanez po përgaditej për Olimpiaden verore të atij viti. Historia nuk ishte në anën e vozitësve. Asnjë kryesi nuk e kishte fituar medaljen e artë që nga viti 1912. Por ata kishin një gjë që shkonte mirë për ta-përkushtimi.
Përkushtimi i tyre reflektohej në pyetjen e thjeshtë që vozitësit e kishin pyetur veten para se të merrnin ndonjë vendim: ‘’A do ta bëjë barkën të lundrojë më shpejt?’’Përgjigja e kësaj pyetjeje ju tregoi vozitësve çfarë të bëjnë, në çfarëdo situate-sikur nëse duhet ta hanë një petull apo jo, të shkojnë për të fjetur apo të rrijnë zgjuar dhe ta pijnë një birrë.
Dhe kjo ja vlejti. Në shtator të 2000-ës, ekipi Britanez e fitoi medaljen e artë për herë të parë në 88 vite. Është një shembull i mrekullueshëm i asaj që mund të arrish kur e ndjek ëndrrën tënde me mendje të qartë.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Përkushtimi ndaj një qëllimi të vetëm e përqendron mendjen tënde dhe I rrit mundësitë për sukses.
Në librin e tij më të shitur Fuqia e Shprehisë, autori Charles Duhigg gjeti një tjetër ide të madhe. Ai e quajti atë Shprehia e gurëthemelit-që nënkupton të kultivosh një shprehi të caktuar që i përmirëson fushat e tjera të jetës tënde.
Mendo për shembull, të shkosh në shtrat çdo natë në të njëjtën kohë në mënyrë që të flesh mjaftueshëm. Nëse zgjohesh duke u ndiher mirë, kjo ka një efekt të ndërlidhshëm. Ti mund të jesh më produktiv, dhe të ndihesh më pak fajtor, ose madje edhe më i lumtur, që rezulton me përmirësimin e raportit me gruan tënde.
Ti mund ta aplikosh këtë parim në caktimin e qëllimeve, poashtu. Quaje atë ‘’qëllimi gurëthemel’’. Pyete veten, cila është ajo gjë që mund ta bësh për ti përmirësuar shumicën e fushave të jetës tënde?
Shpeshherë, qëllimet gurëthemel më të fuqishme janë rreth parave. Kjo ka kuptim. Fitimi i një sasie të caktuar parash zakonisht ka efektet e të gjitha formave. Për disa, mund të nënkuptoje të qenit të gjendje të fillojë një familje vetëm. Për të tjerët, mund të nënkuptojë të mos brengosesh për faturat apo të mos fjalosen për paratë me partnerin e tyre.
Me raste, është më efektive thjesht ta zgjedhësh një qëllim ndryshe. Për shembull, një shkrimtar i cili përkushtohet në arritjen e një numri të caktuar të faqeve të shkruara çdo ditë mund të marrë papritur më shumë përqindje, që nënkupton më shumë të ardhura, dhe më shumë vetëbesim. Në të njëjtën mënyrë, një atlete mund të marrë dobi të shumta nga arritja e qëllimeve të saj, sikurse vrapimi në maratonë për një kohë të caktuar.
Ideja kyçe 6
Zgjimi herët ta jep një mundësi për të mësuar, gjë që do të të ndihmojë të ndryshosh dhe rritesh si person.
Sapo ta përcaktosh qëllimin tënd, do të kesh nevojë të fillosh të marrësh hapa të vegjël drejt saj në baza ditore. Cili është hapi i parë më efektiv? Filloje ditën tënde një ditë më herët se zakonisht.
Nëse zgjohesh vetëm kur duhet, ti je definitivisht duke i caktuar orët e tua të zgjimit përreth detyrave ‘’urgjente’’. Përfundimi i këtyre detyrave ta merr gjithë ditën, duke mos lënë kohë për ndjekjen e qëllimit tënd. Kjo lloj përditshmërie e përjashton ndryshimin domethënës sepse gjithë çfarë ke kohë për të bërë është ta mbash status quo-në.
Kalimi i një ore në ditë duke ndjekur ëndrrën tënde mund të tingëllojë sikur shumë, por mund ta ndryshojë jetën tënde.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Zgjimi herët ta jep mundësinë për të mësuar, gjë që do të të ndihmojë të ndryshosh dhe të rritesh si person.
Pra e ke kurdisur alarmin dhe je zgjuar një orë më herët se zakonisht-çfarë supozohet të bësh tani? Me një fjalë, të mësosh. Për ta kuptuar pse kjo është aq e rëndësishme, do të kemi nevojë ta bëjmë një udhëtim të shkurtër nëpër mendjen e njeriut.
Pra çfarë bëjnë mendjet? Daphna Shohamy, neuroshkenctare te Instituti Zuckerman ne Universitetin e Kolumbisë, thekson një nga qëllimet e mendjes është parashikimi i rezultateve.
Kjo është arsyeja pse ne formojmë kujtime. Të pasurit e një banke të dhënash rreth ngjarjeve të kaluara tek këmbët tona na ndihmon t’ia qëllojmë çfarë do të ndodh në të ardhmen. Është po kjo aftësi që i lejon llojet njerëzore të mbijetojnë për një kohë të gjatë.
Por edhe me këto kujtime në dispozicionin tonë, njerëzit prapë bëjnë gabime. Për më shumë, ne mundemi ndonjëherë të parashikojmë saktë çfarë do të ndodh pas dsa supozimeve të gabueshme. Shohamy thotë se duke i regjistruar këto gabime parashikimi, truri mëson dhe ndryshon.
Truri sidoqoftë, e urren pasigurinë dhe mundësinë të qenit gabim. Në pikëpamjen e tij të gjërave parahistorike, pasiguria është e barabartë me rrezikun dhe me vdekjen. Ja pse truri i liron neurokemikalet që e ngacmojnë ankthin dhe frikën kur hasim në pasiguri: kështu na thotë ta kthejmë sigurinë.
Urrejta e pasigurisë në mendje na ndihmon ta sqarojmë pse ne parapëlqejmë të qëndrojmë në zona të rehatisë. Përditshmëria mund të jetë e mërzitshme, por është e sigurt dhe stabile. Fatkeqësisht, mund të jetë poashtu kurth. Mënyra e vetme për ta këputur këtë burg të rehatshëm është të krijosh një vendim për ndryshim, dhe kjo nënkupton të mësosh. Tani kjo është një arsye mjaft e mirë për tu zgjuar një orë më herët çdo ditë!
Ideja kyçe 7
Ndryshimi i rrëfimit për të kaluarën tënde mund ta ndryshojë të ardhmen tënde.
Kur autori e njoftoi Ken Arlen, një duhanpirës i kahmotshëm, ai nuk kishte pirë duhan 40 vite. Ajo që ishte interesant për Kenin ishte mënyra se si ai e kishte lënë duhanin.
Keni filloi të pinte duhan në shkolle të mesme në vitet 1970. Tobako pihej gjithkund në atë kohë. Marihuana, në anën tjetër, nuk ishte. Kështuqë Keni e përdori këtë të fundit për ta fshehur erën e marihuanës nga prindërit e tij. Së shpejti ai u pushtua nga cigaret dhe fillloi të pinte një paketë në ditë. Çdo tentim për ta lënë, dështonte.
Pas kolegjit, ai gjeti një punë në spital. Në ditën e tij të parë të punës, një pastrues i ofroi atij një cigare. ‘’Jo faleminderit,’’ tha Keni, ‘’mos pi duhan-asnjëherë nuk kam pirë, dhe asnjëherë nuk do të pij.’’ Ajo nuk ishte krejtësisht e vërtetë, natyrisht, por ai ngeci dhe nuk piu më. E kaluara, Keni e kuptoi se nuk ka pse ta formësojë të ardhmen.
Mesazhi kyç në këtë pulsim është: Ndryshimi i rrëfimit të së kaluarës tënde mund ta ndryshojë të ardhmen.
Është vështirë ta pranojmë se ajo që e nxiti Kenin ti tregojë kolegut të tij se ai nuk pinte duhan, por ishte lëvizje intuitive dhe strategjike. I dha atij një identitet të ri. Duhanpirësit ndaluan së ndezuri cigare afër tij, dhe pas një jave, malli i tij për nikotinë u shua. Papritur, ai nuk ishte më duhanpirës.
Tregimi i Kenit është mënyrë e mirë për të kuptuar atë që psikologu Amerikan Dan McAdams e quan identiteti rrëfimtar. Sipas McAdams, ne e formojmë identitetet ose personalitetet tona duke i intergruar përvojat në tregimin që është vazhdimisht në zhvillim e sipër që ja tregojmë vetes për jetët tona.
Ky tregim e shuan një të kaluar të rikonstruktuar, në mënyrën se si e përceptojmë të tashmen, dhe një të ardhme të imagjinuar në një rrëfim të vetëm. Faktet nuk ndryshojnë, natyrisht-ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, në fund të fundit. Por mënyra se si flasim për ato fakte mund të ndryshojë. Kjo quhet riformulim.
Le ta shohim autorin sikur një shembull në këtë rast. Për vite të tera, ai e shihte veten si viktimë të fakteve të caktuara në jetën e tij, mbi gjithë ndarjen e vështirë të prindërve të tij kur ai ishte 11 vjeq, dhe mungesën e pasuese të babait të tij. Riformulimi nuk i ndryshoi faktet, por e ndryshoi kuptimin e tyre. Ai ishte në gjendje ta hedh skriptën dhe të shohë se çfarë kishte fituar nga këto përvoja sfiduese, dhe si e kishin ndihmuar ato të bëhet baba I dashur për fëmijët e tij.
Pra si e hedh skriptën e jetës tënde? Epo, mundohu të ju përgjigjes këtyre pyetjeve: Si ke ndryshuar këto 10 vitet e fundit? Më e rëndësishmja, si je zhvilluar? Çfarë përvojash negative ke qenë në gjendje ti lësh? Si ka ndryshuar imazhi i vetes tënde?
Së shpejti do ta kuptosh se ka pasur shumë ndryshime kohëve të fundit. Dhe ky është mësimi i këtyre pulsimeve: personaliteti nuk është strikt apo i palëvizshëm. Më e mira e kësaj është se mund ta marrësh në dorë atë ndryshim dhe ta ushqesh atë për ti arritur ëndrrat dhe ambiciet e tua.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Testet e personalitetit janë në të gjitha format dhe gjatësitë, por ato të gjitha e kanë një gjë të përbashkët: ato nuk janë më të besueshme sesa horoskopi. Për më keq, mitet që ato i reklamojnë janë shpesh të dëmshme. Sepse, në të kundërtën e asaj që mund të kesh dëgjuar, personalitetet nuk janë të lindura apo fikse. Ato vazhdimisht zhvillohen dhe ky është një proces që mund ta formësosh. Fillo duke përcaktuar qëllimin tënd më të rëndësishëm, dhe kushtoja kohën mësimit dhe riformulimit të të kaluarës tënde. Së shpejti do të jesh në rrugë të mirë për tu bërë personi që çdoherë ke dashur të jesh.
A keni ndonjë mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thënë rreth përmbajtjes tonë! Thjeshtë dërgojeni një email në [email protected] me Personaliteti nuk është i Përhershëm si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni tutje: Vullneti nuk funksionon, nga Benjamin Hardy
Të qëndruarit i përqendruar është pjesë jetike e arritjes së qëllimit tënd themelor. Ndonëse, kjo është e vështirë. Botët tona të shpejta, të lidhura me internet 24 orë në ditë, nuk ushqejnë aspak koncentrim. Në këtë mjedis, nuk ka asgjë më të lehtë sesa ti largosh sytë nga qëllimi yt dhe të rrëmbehesh nga shpërqendrimet.
Shumë njerëz thonë se ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë problem: dyfishoje dhe përmbledhe vullnetin tënd. Benjamin Hardy mendon se kjo është gabim. Thjesht injorimi i mjedisit tënd, thotë ai, nënkupton neglizhimin e një burimi të fuqishëm në ofertën e ndryshimit të jetës tënde për të mirë. Pra si funksionon ky burim? Shikoji pulsimet tona në Vullneti nuk funksionon për ta kuptuar këtë!