Të drejtat themelore të konsumatorit në Kosovë
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullohet mbrojtja e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe pranë formave tjera të
përvetësimit të prodhimeve dhe shërbimeve në treg, të cilat janë:
1. Të drejtën për të mbrojtur interesat ekonomike të konsumatorit;
2. Të drejtën për të mbrojtur nga rreziku jetën, shëndetin dhe pronën;
3. Të drejtën për mbrojtje ligjore të konsumatorit;
4. Të drejtën për tu ankuar;
5. Të drejtën për kompensim në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim;
6. Të drejtën për informim dhe edukim të konsumatorit;
7. Të drejtën për shfrytëzimin e shërbimeve publike;
8. Të drejtën e organizimit në shoqata të konsumatorit për të mbrojtur interesat e tyre;
9. Të drejtën për të përfaqësuar interesat e tyre;
10. Të drejtën për të marr shërbime në gjuhën e tij në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare sipas ligjit në fuqi.